Është mbledhur sot Kuvendi i Shqipërisë. Seanca ka nisur me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, i vrarë mesditën e së hënës në sallën e gjyqit. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar edhe debat për sigurinë në gjykata.
Në rendin e ditës së seancës është parashikuar raportimi i disa institucioneve për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024, si dhe pyetje dhe debat nëse kërkohet. Në orën 09:30, para seancës, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për zhvillimin dhe përcaktimin e kohës së debatit për raportimet e këtyre institucioneve.
Në fillim të seancës do të bëhet raportimi i veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024 nga drejtuesi Gentian Sala (20 minuta). Më pas pritet leximi i projektrezolutës nga Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, si dhe votimi i saj.
Edhe komisioneri Besnik Dervishi do të raportojë për veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024. Më pas pritet prezantimi dhe votimi i projektrezolutës nga Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik dhe Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Gjithashtu, Petrit Ahmeti, kryetari i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), do të raportojë për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të kaluar. Pas raportimit, do të lexohet dhe votohet projektrezoluta e dy komisioneve, Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Pritet të shpaloset edhe raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit (ERRU) nga Kryetarja e Komisionit Rregullator, Gerta Lubonja. Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale do paraqesin projektrezolutën që pritet të votohet.
Në seancën e kaluar të datës 29 shtator, demokratët kërkuan sërish zhvillimin e një debati në Kuvend për programin qeverisës. Maxhoranca zgjodhi t’i përgjigjej përmes deputetëve të rinj të saj, të cilët kritikuan sjelljen e opozitës në parlament.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të ditës së sotme Partia Demokratike ka kërkuar përcaktimin e kohës së debatit për raportimet e organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.
PD ka kërkuar 4 orë debat për çdo raport. Kjo për te respektuat piken 3 te nenit 48 te rregullores e cila kufizon se ne çdo rast nuk mund te këtë me pak se 10 minuta për një grup parlamentar.
Mazhoranca kërkon 120 minuta për çdo raport, por kjo bie me kundërshtim me nenin 48, pasi grupeve te vogla parlamentare i bie vetëm 6 minuta kohe për çdo raport.
Komente
