Politikë

LIVE-Nis Kuvendi/ Seanca e fundit plenare para 11 majit, pritet miratimi i Këshillit Drejtues të RTSH-së! Diskutohet dhe Banka e Zhvillimit

17 Mars, 07:05| Përditesimi: 17 Mars, 10:41

  • Share

Kuvendi është mbledhur në seancën plenare të radhës dhe të fundit përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Seanca nisi rreth orës 10:00.

Ndër pikat që bien në sy dhe kanë më shumë interes janë përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues së RTSH-së, me 10 kandidaturat që u kaluan javën e kaluar te Komisioni i mediave pas dëgjesës së mbajtur, si dhe i kryetarit të Këshillit.

Komisioni gjithashtu ka përzgjedhur më 11 mars, edhe 2 emrat kandidatë për kryetarë, teksa fituesi bëhet njëkohësisht edhe anëtari i 11 i Këshillit, përveçse drejtues. Zëvendësuesi i i ish-kryetarit Leka Bungo, do të jetë Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli, të cilët janë 2 kandidatët përfundimtarë që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH.

Kuvendi kishte shkarkuar Këshillin Drejtues të RTSH-së pas shkeljeve të shumta të gjetura në procedurat e garës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.

Gjithashtu në rend dite është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Do të diskutohet dhe votohet për projektligjin për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, nismë kjo e qeverisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe fermerëve. Mes të tjerësh është edhe diskutimi për strukturën dhe organika e INSTAT-it.

10 emrat e përzgjedhur për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH
Bujar Kapexhiu
Rajmonda Bulku
Zamira Kita
Robert Budina
Osman Mula
Pano Xhixho
Lorenc Vangjeli
Enio Civici
Alket Braho
Petrit Beci
2 emrat për kryetar Këshilli:
Fatjon Hoxhalli
Helidon Haliti

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, mendoni se Parlamenti i ri do të jetë më cilësor?