Edhe pse kishte premtuar transparencë maksimale në Kuvendin e PD të thirrur nga Sali Berisha në 'Air Albania' kishte kaos total sa i përket numrit të delegatëve të pranishëm, nëse ka apo kuorum. Kjo për shkak se Berisha hapi dyert e Kuvendit edhe për disa mijëra militantë, të cilët edhe pse nuk i ishin përgjigjur liderit të tyre ashtu siç është pretendonte, me vetëm pak mijëra, jo vetëm që e shndërruan takimin në një miting me thirrje të tilla "O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do', por edhe morën pjesë në votim, siç bënë me ngritjen e Komisionit Drejtues.E nisën me ndryshime në Statut dhe e mbyllën me shkarkimin e Bashës ashtu siç ishte marrë si angazhim.
4446 ishin 'firmosësit e shkarkimit' të kryetarit, 36 'tradhtarët e revolucionit', ndërkohë që rreth 450 'indiferentët' që nuk morën pjesë në votim. Me votim të fshehtë të delegatëve, Kuvendi i thirrur nga deputeti Sali Berisha, në ditën e themelimit të partisë, shkarkoi Lulzim Bashën nga kryetar i Partisë Demokratike “për thyerje të rënda të statutit të PD, përvetësim të kompetencave të organeve qendrore dhe dëm të rëndë të interesave politike dhe elektorale të saj”. Kuvendi ka filluar votimin e fshehtë për shkarkimin e Bashës, votim i cili sipas organizatorëve do të ratifikohet me referendum në datën 18-dhjetor.
Kuvendi me ngritje dore miratoi ndryshimet në Statut, të cilat u miratuan po me ngritje dore duke e bërë të pamundur verifikimin e votës së 4934 delegatëve të pranishëm. Ndryshimet në Statut përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë.
U vendos shkarkimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj. Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisës.Ndërkohë që Kuvendi ka miratuar edhe një komision që e quan Komision rithemelimi me 29 anëtarë, gati një kryesi e re, që do ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri.
Anëtarët e Komisionit: Agron Shehaj, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Arben Ristani., Belind Këlliçi, Blendi Himçi, Bujar Nishani, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Evi Kokalari, Flamur Noka, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Rigels Muçollari, Ivi Kaso, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Ledina Mandija, Luan Baçi, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Sali Berisha dhe Tritan Shehu.
10 vendime të Kuvendit Kombëtar të PD, thirrur nga Berisha
- Miratimi i Statutit të ri të Partisë
- Shkarkim i Nënkryetarëve, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe funksionarëve të tjerë të PD
- Organet qendrore të partisë, përveç Kuvendit Kombëtar, ndalohet të ushtrojnë kompetencat deri më 22 mars 2022
- Pavlefshmëri konstituimit të Kryesisë së PD, rrjedhimisht konsiderim nul të Kryesisë
- Pavlefshmëri të vendimit të Kryesisë së partisë për të thirrur Kuvendin më 18 dhjetor
- Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të PDSH për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit
- Ngritja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë me përbërje me 29 anëtarë
- Komisioni i Rithemelimit të PD, përgjegjës për organizimin dhe fillimin e proceseve referendare e zgjedhore në PD
- Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 22 mars 2022
- Votimin për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha! Thirrjen e referendumit ratifikues të shkarkimit të Bashës mës 18 dhjetor 2021
Delegatët hynë në Air Albania pas një verifikimi të QR kod në dokumentin unik që Foltorja e Berishës u dha delegatëve firmëtarë për mbledhjen e Kuvendit, por ishte e vështirë të faktohej nëse ato dokumente ishin në duart e delegatëve të vërtetë, përsakohë nuk u bë identifikimi me kartë identiteti.
Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit të Berishës, i drejtuar nga Belind Këllici, me anëtarë, Edmond Spahon, Ivi Kason, Ervin Minarollin dhe Albana Vokshi deklaroi se një komision verifikimi kaloi në filtër delegatët, dhe të pranishëm në stadium ishin 4934, shifër që në fakt në një monitor elektronik në mes të stadiumit u shfaq 4935, por sërish me pamundësi për tu verifikuar përsa kohë gazetarët u lanë jashtë.
Në maj të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli non grata Sali Berishën duke e futur në listën e zyrtarëve të përfshirë “në korrupsion në nivel të lartë”, e për pasojë duke mos lejuar më hyrjen e tij dhe familjes së tij në territorin e Shteteve të Bashkuara. Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, dhe pikërisht ky vendim, nisi betejën e Foltoreve të Berishës duke marrë me vete edhe deputetë të PD-së. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në vizitën në Tiranë dhe ftesën e Lulzim Bashën në Uashington, e bëri të qartë se do të ketë pasoja për PD-në nëse zgjedh një kryetar non grata.
Kronika e fjalimit të Sali Berishës
Belind Këlliçi tha pas mbledhjes së Kuvendit, se anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, mes të cilëve edhe Sali Berisha, në vijim do t’i zhvillojnë mbledhjet në selinë blu.
“Në zbatim të vendimmarrjes së sotme, do duhet të bëhet një mbledhje e parë e komisionit të përkohëshëm të rithemelimit të PD, me 29 anëtarët e rinj të këtij komisioni. Dhe në këtë mbledhje do të vendosim edhe hapat e mëtejshëm. Sot Kuvendi Kombatar u mbyll me votimin dhe publikimin e rezultatit për shkarkimin e kryetarit të PD. Dhe rezultati nuk lë vend për diskutim. Më vjen mirë që media ka pasur të gjithë mundësinë të intervistojnë delegatët dhe të shohin se si kanë votuar me zë dhe me figurë. Çdo gjë ka qënë transparente. Gjithashtu sot u vendos që të ketë një ratifikim të shkarkimit të zotit Basha me një anëtar një votë në 18 dhjetor në të gjitha degët e PD në Shqipëri. Hapat e mëtejshëm do i marim pas takimit të komisionit.
Sot më vjen keq që kam parë video dhe foto që selia e PD ka qënë e rrethuar me policë së shtetit me urdhër të Ramës. Kjo është qesharake dhe e patolerueshme. Ne do të mblidhemi në ambientet e partisë tonë.
Lulzim Basha më ka shkakuar para nja një muaj. Sot le të bëjë ç’të dojë pasi sot ka folur sovrani, Kuvendi Kombëtar i PD është organi më i lartë vendimarrës në PD. Nëse marrëzia arrin deri në këtë pikë ky është problem i lidershpit jo i imi.
E gjthë procedura ka qënë transparente dhe standarde. Nuk e di si mund të vihet në diskutim vendimmarrja e kësaj trupe. Trupa më e lartë dhe forumi më i lartë vendimarrës i PD.
Agjenda do të njoftohet pas takimit të komisionit të përkohshëm”, tha Këlliçi.
Sali Berisha flet pas votimit të delegatëve në Kuvend
“Dua të përshëndes sot demokratët dhe demokratët shqiptar kudo që ndodhen, kjo është ngjarja më e veçante, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve, në kuptimin që ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD, i pari i këtij lloji në historinë pluralizmit, por ndoshta edhe në Europë dhe Botë, triumfi i lirisë që gufon nga idealet dhe zemrat e anëtareve është triumfi më magjik, me mahnitës i të gjithëve, sot në 8 orë pa pushim mbi 4934 delegatë firmosën në këtë monument madhështor të rivendosjes së pluralizmit të partisë, në këtë moment historik të revolucionit demokratit paqësor që është në misione të mëdha, të rivensosjes së të drejtës së shqiptarëve për votën e lirë, pa parti shtet, pa opozitë kukull, ndaj dhe unë një mirënjohje të madhe për të gjithë që mbushën foltoret si burim drite, dhe erdhën këtu sot si arkitekt. Ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në një arenë kombëtare sportive nuk mund të largohem pa i cuar përshëndetjen ekipin kombëtar dhe ekipit kuqezi që unë i dua shumë se ato janë atdhetarë të vërtetë dhe sot në stadiumin e tyre të dashur u zhvillua ndeshja ndeshja më e bukur mes lirisw dhe të shkuarës, u zhvillua takimi më i bukur mes lirisë dhe të ardhmen.
Peng Basha nuk do të doja që të flisja fare për të sot, i rrethuar me batalionin e policisë së Ramës sepse ca mund të flasësh për të, ai tregoi që është kufomë politike. Selia është vetëm një, ajo që ndodhet aty dhe do të shkojmë në momentin më të parë që do të vendosim, nuk është seli e pengjeve dhe nuk është seli e rrethuar me blinda dhe bandat e Edi Ramës, këtij i them hiq dorë nga çdolloj përpjekje për t’i garantuar mbijetesë pengut sepse hoqe apo jo, ky revolucion do kthehet nga ti, tha Berisha.
Del rezultati i Kuvendit të Berishës.
"Pas përfundimit të numërimit, pasi kemi bërë rakordime rezultati si më poshtë, delegatë prezentë në celjen 4934, nga këta pjesëmarrës në votim 4491 delegatë, nga këto pro shkarkimit kanë votuar 4446 delegatë, kundër 36 delegatë, 9 të pavlefshme", tha Këlliçi.
Ilaritet ka krijuar fjala e një delegateje të PD nga Gjirokastra. Enkelejda Muçi ka thënë se deri në vdekje do të mbetet PD-iste dhe se është mbesa e Çerçiz Topullit.
"Ndjehem vërtetë e vlerësuar, edhe e lumtur. Dua të ndjehem kështu në të gjithë vitet e mia që më kanë mbetur. Mbetem PD-iste deri në vdekje. Nuk do ju hiqem qafë. Jam mbesa e Bajo dhe e Çerçiz Topullit. Përshëndes znj. Kokalari sepse tregoi sot se gjirokastritët janë demokratë.
Nëse PD nuk më mbështet që të kandidoj në Gjirokastër, unë do të kandidoj e pavarur (qesh). Do ia marr karrigen kryetarit, ia kam thënë. Unë dua që Gjirokastrën ta shoh ndryshe.
Mos më ndërprisni, se skeni ndërprerë asnjë deri tani. E gjithë plateja po kënaqet me ato çfarë po them. Unë jam trampiste. Unë kam thënë që zgjedhjet në Amerikë ishin të panipuluara", tha ajo.
Vula e re e Partisë Demokratike sipas Sali Berishës u miratua gjatë Kuvendit të zhvilluar paraditen sotme.
Me llojin e shkrimit të ndryshuar, ngjyrë blu të theksuar dhe detaje që bëjnë diferencën, Berisha ka rikthyer vulën e vjetër të Partisë Demokratike.
Në 'Air Albania' mes mijëra militantëve të Sali Berishës nuk mund të mos mungonte edhe Stresi, reperi i famshëm, që është gjithnjë i pranishëm kur bëhet fjalë për Berishën.
Stresi ka postuar në Instastory një foto nga stadiumi, ku shfaqet bashkë me të atin, Sali Lushaj, i njohur si ish-truproja e Berishës dhe një mik tjetër.
Në foto ai shihet me 2 gishta lart.
Përfundon procesi i votimit në Kuvendin ‘Air Albania’, fillon numërimi i votave për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Flamur Noka, një nga mbështetësit e Sali Berishës, është shprehur se Lulzim Basha është një kryetar që nuk ka mbështetjen e demokratëve, prandaj duhet të shkarkohej.
“Bashën askush nga demokratët nuk e sheh si shpresë, ai është pengesa e vetme e demokratëve drejt suksesit, Që të vijmë në pushtet, lideri duhet të ngjellw shpresë, kush ka besim sot te Lulzim Basha, askush nga demokratët. Nuk njoh askënd tjetër, përpos 4-5 zyrtare që i kanë ngelur në zyrën e shndërruar në bunker, për fat të keq ka mbështetjen e mediave dhe të Edi Ramën”, tha ndër të tjera Noka.
Djali i Azem Hajdarit i bëri ftesë bashkëmoshatarëve nga Kuvendi i Berishës që të investojnë në Shqipëri, në tokën e nënës dhe babait të tyre. Sakaq, Hajdari deklaroi se shpreson që ky Kuvend që po mban PD, të jetë në lartësimin e kësaj partie që ka qenë aty në momentet më të vështira të vendit.
"Ftoj bashkëmoshatarët e mi të investojnë në objektin më të rëndësishëm të jetës në tokën, nbë dheun e nënës dhe babaoit të tyre. Shpresoj që ky Kuvend dhe çdo Kuvend që do mbajë PD të jetë në lartësimin e kësaj partie që ka qenë aty në momentet më kritike të vendit.”-tha Hajdari.
Ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e thirrur prej Berishës, tha se sot nis një rrugë e rëndësishme për PD-në. Sipas Nishanit, pas zgjedhjeve të 25 prillit, fati i PD-së nuk ishte më në duart e anëtarëve, por në xhepat e argatëve. Për ish-Presidentin, Kuvendi i Berishës a zgjuar PD-në e po ashtu edhe vëmendjen e shqiptarëve.
"Pas 8 vitesh në opozitë PD mori më pak vota se atëherë kur doli në opozitë, 8 vite pasi ishte në pushtet. Kjo situatë kërkonte analizë dhe reformim të partisë. Por kjo ju mohua partisë dhe anëtarësisë së saj. Pas 25 prillit fati i partisë nuk ishte më në dorën e anëtarëve, por në xhepat e argatëve. Për fatin e mirë, juve anëtarësia e kësaj partie nuk e lejuat të vijonte më tej kjo situatë. Ju i dolët zot kësaj partie. Unë sot besoj atë që besoni të gjithë ju. Ky agresion i turpshëm i pushtetit aktual ndaj PD, nuk është thjeshtë kundër pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, por është një skenar i një prospektive të rrezikshme anti shqiptare. Sot nis një rrugë e rëndësishme, që jo vetëm ka zgjuar PD, por ka zgjuar edhe vëmendjen e shqiptarëve. Sot kudo flitet për ‘Foltoren’ dhe Kuvendin e PD", tha ai.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka votuar pak minuta më parë në stadiumin 'Air Albania' për shkarkim ose jo të Lulzim Bashës. Votimi është i fshehtë.
4935 delegatët e pranishëm sipas grupit organizator të Kuvendit janë thirrur për të votuar për shkarkim të kryetarit, ndërkohë që ratifikimi i shkarkimit do të bëhet me 'një anëtar, një votë' me referendum në ccdo degë të partisë.
Në skenën e ngritur në stadium për Kuvendin e PD-së të thirrur nga Sali Berisha e mori fjalën edhe e vetmja Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila është e vetmja drejtuese lokale që mban siglën e PD.
Ajo tha se në 8 vitet e fundit PD ka arritur vetëm rezultate negative, por edhe vendi ka vuajtur.
"Të rinjtë po braktisin vendin, PPP po grabisin paratë e shqiptarëve, jemi kthyer në epiqendër të trafikut të drogës, të gjitha pushtetet janë centralizuar në dorë dhe po rrëshqasim në një diktaturë me pamje të rrejshme. Por kjo situatë e rëndë duhet ndryshuar dhe do ta ndryshojmë të gjithë bashkë. Historia shpeshherë bëhet ciklike. Si në vitet '90, historia thërret në skenë sërish Partinë Demokratike. Në 31 mars 1991, komunistët fituan zgjedhjet e zhvilluara, por më pak se një vit më pas, PD arriti të marrë mbi dy të tretat e votave të shqiptarëve duke e shkëputur vendin nga diktatura. Nuk kishte magji. Ishin të njëjtët shqiptarë që e çliruan me votë. Sot gjendeni thuajse në të njëjtën situatë. Qeverisemi nëpërmjet vjedhjes së votave nga nipër e bij të atyre që ishin pjesë e nomeklaturës. Duket e vështirë që kjo kastë të largohet, por në fakt ata janë të dobët të zhytur në korrupsionin e tyre dhe përvetësimin e pushteteve. Ne e kemi një armë që ia kemi provuar suksesin: bashkimin. Gjërat që na bashkojnë jo vetëm si demokratë e shqiptarë janë më shumë se ndasitë e momentit", tha ndër të tjera znj. Ademi.
Teksa në fund të dhjetorit prite të mbahet në Tiranë samiti i radhës për nismën 'Open Balkan', Sali Berisha paralajmëroi sot Vuçic që të mos guxojë të vijë në kryeqytetin shqiptar. Nga 'Air Albania', Berisha u shpreh se 'Open Balkan' po krijon hegjemoninë serbe dhe se Vuçiç do t'i ketë rrugët plot me shqiptarë kundër tij, në rast se 'guxon' të shkelë në Tiranë për këtë nismë.
“Ballkani i Hapur i konkretizuar me aleancës Beograd-Shkup-Tiranë po krijon hegjemoninë serbe. Ka influencë ruse, është Ballkani i interesave anti-evropiane, synon të zëvendësoj Procesin e Berlinit me Procesin e Putinit. Paralajmëroj Gëlbesin e Millosheviçit ose Millosheviçin e ri se për Ballkanin e Hapur mos mendo të vish ndonjëherë në Tiranë, sheshet dhe rrugës do ti kesh plot kundër teje”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga stadiumi 'Air Albania' ku po zhvillohet Kuvendi i PD-së i thirrur prej tij ka pasur një mesazh edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"SHBA të rishqyrtojë vendimin e tyre. Arroganca nuk është virtyt i njerëzve të lirë. Unë do të vazhdoj i palëkundur së bashku me ju, për të përmbysur narkoshtetin, për të kthyer në pushtet Partinë Demokratike. Si parti e vlerave të lirisë, që në qendër ka qytetarin dhe interesat e tij", tha Berisha.
Sulme të ashpra i ka drejtuar Sali Berisha Ambasadores së SHBA, Yuri Kim, ku tha se nuk po sillet si përfaqësues e SHBA në vendin tonë, por siç sillej dikur ambasadori i ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë. Nga 'Air Albania' Berisha tha se SHBA është perandori e të mirës dhe Bashkimi Sovjetik ishte i të keqes, po theksoi se ndonjëherë zyrtarët e harrojnë këtë.
"Dua të theksoj dhe t'u them këtyre zyrtarëve se ne jemi një komb i vjetër, në historinë tonë pak kush më shumë se ne ka patur të bëjë me superfuqitë e kohërave, nga lashtësia gjer sot. Bashkimi Sovjetik, ashtu siç e cilësoi Presidenti Regan, ishte perandori e të keqes, ishte superfuqia e totalitarizmit e degradimit të njeriut e mjerimit, dhunës, terrorit, e kundra e tij janë SHBA, perandori e lirisë, e vlerave, vendi i madh i lirisë. Ka bërë për lirinë e shqiptarëve më shumë se çdo vend tjetër në botë. Është e trishtuar e dhimbshme të shohësh ambasadoren e SHBA të sillet si guvernatorë njëlloj si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë. Perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por mjerisht burokratë dhe njerëzit ndonjëherë e harrojnë këtë", tha ai.
Në këtë ditë të rëndësishme të vjehrrit të saj, edhe Armina Mevlani nuk mund të rrinte pa i shprehur mbështetjen Sali Berishës.
E dashura e djalit të tij, Shkëlzenit, blogerja Armina Mevlani, ka publikuar pamje nga Kuvendi, duke shkruar: Stadiumi sot ka marrë ngjyrën blu!
Kuvendi ka filluar votimin e fshehtë për shkarkimin e Lulzim Bashës, votim i cili do të ratifikohet me referendum në 18 dhjetor. Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihen demokratët që presin në radhë të votojnë për shkarkimin e kryedemokratit Basha. Organizatorët pohuan për Report Tv se nëse miratohet shkarkimi, do te ngrihet një komision që do të marrë drejtimin e partisë.
Në fjalën e tij në Kuvend, Sali Berisha nuk la pa sulmuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Sipas Berishës, Basha u përkul para regjimit të Edi Ramës dhe se nuk ndërmori asnjë veprim për t'i treguar atij kufirin. Berisha përmendi edhe protestat e opozitës të organizuara nga Basha, për të cilat tha se i nisi, por nuk i sosi kurrë me sukses.
"Lulzim Basha, nisi drejtimi partisë duke u përkulur në kundërshtim me ligjet, Kushtetutën, fuqinë e forcës që drejtonte, duke u përkulur para regjimit të Edi Ramës. Dy vite pas dorëzuam pushtetin, Rama i bllokoi çdo projekt të madh në drejtimi e Bashkisë. I bllokoi vendosjen e tramvajit, rehabilitimin e lumit, projekte të mbështetura nga qeveria e PD. Duke patur një armatë të tërë demokratësh, duke disponuar bashkën më të madhe të vendit, kryetari ynë nuk lëvizi një gjethe në protesta të fuqishme dhe t'i vinte Ramës kufirin te thana dhe të qëndronte i pamposhtur. Zixhiri i gabimeve të tij erdhi duke u trashu. Çdo nismë, e ndërpreu me urdhër, të cilit të kujt askush nuk e di. çdo protestë që nisi nuk e sosi kurrë me sukses. Bëri veprime politike kundër bashkëpunëtorëve të tij, personalitete që kishin kontribuar në këtë parti. NË 8 vite bëri gjithçka për të ndërtuar monumentin e fashizimit, por ndërtoi monumentin e hiçit. Në 8 vite ne përfunduam si një forcë politike që nuk shihte asnjë fitore, PD i shëmbëllente enjë druri të thatë që nuk gjelbëron as në verë e asnjëherë. PD pas zgjedhjeve të 2021 që ai i shpalli masakër elektorale, mbeti jetime vota e 620 mijë shqiptarëve sepse Lulzim Basha u kujdes për karrigen e tij. Ai dorëzoi sovranitetin e PD për të shpëtuar kokën e tij sepse nuk kishte karakter të jepte dorëheqjen. Pas kësaj ai shkelmoi në vazhdim statutin, instaloi në krye të PD forume anti-demokratike, përjashtoi drejtues të saj, sulmoi në mënyrë të verbër partnerët tanë të shkëlqyer", tha Berisha.
Një moment shumë interesant në Kuvendin e Berishës. Ish-Kryeministri Sali Berisha, në momentin që në Kuvendin Kombëtar të PD-së u propozua që Lulzim Basha të shkarkohet me votim të fshehtë si kryetar, Sali Berisha nuk e ngriti dorën. Ish-kryeministri nuk ngriti dorën kur u shtrua pyetja nëse ishte dakord apo jo për të nisur procesin për shkarkim të kryetarit, propozim që kalonte me 15% të anëtarëve.
Nuk kuptohet nëse Berisha ishte i ndërgjegjshëm për këtë pozicionim në votim, ndërkohë që gjithkush që ishte pranë tij ngritën duart lart.
Turma e mbledhur në stadiumin 'Air Albania' e ka ekzaltuar së tepërmi Sali Berishën, i cili duket se ka harruar qëllimin e Kuvendit të thirrur prej tij, ndërsa filloi të bënte premtime sikur të ishte në fushatë elektorale. AI premtoi rivendosjen e barazisë para ligjit, ekonomi tregu dhe rikthimin e dinjitetit njerëzor.
"Kuvendi mblidhet si monument i lirisë shqiptare, monument madhështor i rithemelimit të PD, Kuvendit të parë në histori të kultit të lirisë. Sot vendosim të rithemelojmë forcën e madhe politike të PD, ta shndërrojmë atë në partine e idealeve më fisnike, në partinë e interesit kombëtar, integrimeve të fuqishme Euroatlantike, por mbi të gjitha në partin e qytetarit, anëtarit, forcën politike që nesër në pushtet do të ketë epiqendër qytetarin shqiptar. Do të rivendosim në liritë dhe të drejtat e individit, dinjitetin njerëzor familjen shqiptare dhe vlerat e saj, ekonominë e tregut, barazinë para ligjit. Ky tubim i jashtëzakonshëm, Kuvend i pashembullt në histori. Sot interesi kombëtar vuan më shumë se kurdoherë tjetër që nga diktatura komuniste. ", tha Berisha.
'Mitingun më të vogël të historisë së tij', kështu e ka konsideruar gazetari dhe publicisti Mero Baze Kuvendin e Sali Berishës. Sipas Bazes, sot PD u nda përfundimisht nga 'Berishizmi'.
“Sot Partia Demokratike u nda dhe zyrtarisht nga Berishizmi. Berisha po bën mitingun më të vogël të historisë së tij në stadium Basha po bën aktin më të guximshëm të jetës së tij duke i qëndruar përballë në emër të vlerave perëndimore për të cilat u themelua PD. Dhe në shoqatat e Hysni Milloshit shumica ishin me Enver Hoxhën por shqiptarët jo”, shkruan Mero Baze.
Një përgjigje për Berishën, Baze e pat edhe për sulmet e tij ndaj Yuri Kim, ku tha se themelimi i një partie anti-amerikane, është ngjarja më e rëndë e historisë sonë.
"Themelimi i një partie antiamerikane në Shqipëri nga Sali Berisha është ngjarja më e rënd e historisë sonë. Edhe Partia Komuniste më 1941 u krijua nën maskën e antifashizimit duke e konsideruar aleat SHBA deri më 1944. Ky që në fjalimin themelues të Partisë më shumë sulmoi SHBA dhe diplomatët e saj se sa Edi Ramën", tha Baze.
Në Kuvendin Kombëtar është zgjedhur Komisioni i Rithemelimit me 27 anëtarë. Më 22 Mars, mblidhet përsëri Kuvendi për të zgjedhur strukturat e reja te PD-së.
Anëtarët e Komisionit: Agron Shehaj, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Arben Ristani., Belind Këlliçi, Blendi Himçi, Bujar Nishani, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Evi Kokalari, Flamur Noka, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Rigels Muçollari, Ivi Kaso, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Ledina Mandija, Luan Baçi, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Sali Berisha dhe Tritan Shehu.
Sot do të votohet në mënyrë të fshehtë shkarkimi i kreut të PD Lulzim Basha nga Kuvendi i Berishës. Ratifikimi i shkarkimit të Bashës do të bëhet përmes një referendumi më 18 dhjetor.
"Në mbështetje të nenit 43, të statutit të Partisë Demokratike me propozimin e një grupi të delegatëve Kuvendi Kombëtar vendosi të votojë me votim të fshehtë të delegatëve për shkarkim të kryedemokratit Lulzim Basha për dëmtim të rëndë të interesave politike. Votimi do kryhet gjatë zhvillimit të Kuvendit. Fleta të përmbajë pyetjen. A jeni dakord me shkarkimin e Lulzim Bashës? Vendimmarrja e dalë nga Kuvendi do të hidhet në votim edhe në çdo degë të PD në 18 Dhjetor 2021. Fleta e votimit në referendum të përmbajë pyetjen. A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Basha? Ky vendim miratohet me votim të hapur dhe hyn në fuqi menjëherë”, tha Këlliçi."-tha Këlliçi.
Kuvendi i Berishës pas miratimit të ndryshimeve në Statut ka zhbërë sipas tyre disa struktura drejtuyse të PD-së zyrtare.
"Pavlefshmëri absolute të mbledhjes së Kryesisë së PD për shkak të mbledhjes së saj të personave të paautorizuar. Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të partisë Demokratike ëpr mbajtjen e Kuvendin e 18 dhjetorit", tha Këlliçi.
Qëllimi kryesor i Kuvendit të thirrur sot nga Sali Berisha është ndryshimi i Statutit të PD për t'i hapur rrugë shkarkimit të Bashës.
Ndryshimet në Statut ia propozoi Kuvendit të thirrur nga Berisha, 4935 delegatëve por edhe militantëve të pranishëm, deputeti Oerd Bylykbashi. Statuti i ri i propozuar nga Sali Berisha u miratua me ngritje dore, duke e bërë të paqartë numërimin e votave se sa janë pro dhe sa janë kundër ndryshimeve.
Një ndryshim thelbësor i statutit sipas njerëzve të Berishës ka të bëjë me nenin se çdo akt i organeve të PD-së i ndërmarrë para hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe që bie në kundërshtim me dispozitat e tij, shfuqizohet automatikisht me hyrjen në fuqi të Statutit. Pra Berisha kërkon të zhbëjë vendimin e Bashës për ta përjashtuar.
Në dokument thuhet se pas Kuvendit për 4 muajt në vijim do të ketë një Komision të Përkohshëm të Rithemelimit që merr drejtimin e ekzekutiv të PD-së deri në konstituimin përfundimtar të organeve drejtuese. Komisioni përbëhet nga 15 anëtarë që zgjidhen nga Kuvendi kombëtar.
Në Statut parashikohet edhe një nen i veçantë është edhe për procesin e zgjedhjeve. Procesi nis me krijimin e organeve të reja dhe paraprihet nga një proces anëtarësimesh të reja dhe verifikimi i anëtarësisë ekzistuese.
Deputeti Bylykbashi tha se futja e referendumit, primaret, por edhe forcimi i organeve kolegjiale janë disa nga pikat e statutit të ri të PD-së. Një tjetër pikë lidhet me sanksionimin në statut të faktit që nëse humbet zgjedhjet pavarësisht arsyes, largohesh.
Ndryshimet e lexuara nga Bylykbashi
Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, në vend të çlironin energji të reja, centralizuan pushtetin në duart e kryetarit duke ja marrë pushtetin organeve kolegjiale. Organet në qendër dhe në bazë u kthyen në shtabe ushtarake. Kjo ka vrarë garën politike dhe karrierën e më të aftëve. Sot synojmë të projektojmë një PD ku energjitë e anëtarëve rriten nga gara dhe u shtypen nga urdhri epror. PD mbron vlerat konservatore demokratike euroatlantike.
Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale. Votimet primare për të zhbërë praktikën negative që konsolidoi Lulzim Bashën në këto vite ku kandidatët për organet e zgjedhura i shpallte në momentin e fundit, tashmë kanë të drejtë ti zgjedhi në mënyrë primare. Vota e anëtarëve do vlejë më shumë se e kryetarit.
Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.
Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet. Partia bëhet më e madhe. Të mendosh ndryshe e të thuash atë që mendon është vlerë dhe jo kërcënim për kryetarin.
Organet kolegjiale do forcohen, kemi rikthyer pushtetin e rëndësishëm vendimmarrës. Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre por nuk u merr dot tagrat dhe nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.
Duke riformatua në madhësi organet për ti bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.
Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.
Janë forcuar organet kolegjiale në bazë. Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë. Do marrë fund debati për dorëheqjen e kryetarit humbës Kryetari që humb zgjedhje pavarësisht arsyes i përfundon mandati menjëherë dhe pa asnjë ekuivok. Të gjitha këto që kemi përjetuar në 2 zgjedhje parlamentare dhe 4 humbje radhazi nuk do i shohim më.
Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor. Në 2017 Basha zhduku në fushatë logon dhe simbolet e PD me republikën e re. Ne kemi qenë për këto simbole krenarë që prej fillimit.
Në 2017 Basha filloi një operacion të gjatë për ndryshimi ne identitetit dhe ADN-së sonë politike. I shohin vulën si marka tregtare, por ja ku është përgjigja sot për Bashën.
DEKLARATA E BELIND KELLICIT PER STATUTIN
Kerkese per vendim KK1- statuti
(Klikoni këtu për të lexuar STATUTIN e plotë)
VIDEO-Deklarata e Bylykbashi
Moti nuk ishte në favor të Sali Berishën për mbajtjen e Kuvendit të thirrur prej tij dhe për këtë ai ka marrë masa për mbrojtjen e tyre nga i ftohti. Në 'Air Albania' janë shpërndarë shaje me logon e Partisë Demokratike, kundër të ftohtit.
Kryetari i Komisionit Drejtues të Kuvendit, Belind Këlliçi, e konsideroi të ligjshëm sipas Statutit Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Sipas tij 4200 firmëtarë delegatë janë të pranishëm në sallë, dhe firmat e tyre janë verifikuar.
"Ky Kuvendi është i thirrur ligjërisht sipas statutit të PD. Në Lidhje me kuorumin numri i delegatëve është 4935 delegatë. Numri minimal duhet të ishte 3824, ndaj kuorumi është i arritur. Nga ky moment Kuvendi ka nisur punimet zyrtarisht", tha Këlliçi.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, duket se mes Bashës dhe Berishës, ka zgjedhur këtë të fundit. Edhe pse nuk ishte e pranishme në Foltoren që mbjati Berisha në Shkodër, sot Voltana u pa në Kuvendin që e thirrur nga ish-kreu i PD, që po zhvillohet në 'Air Albania'.
Në Kuvendin e Partisë Demokratike të thirrur nga Sali Berisha është votuar Komisioni Drejtues i Kuvendit. Edhe pse sipas organizatorëve bëhet fjalë për rreth 5000 delegatë të pranishëm Komisioni është votuar edhe nga militantët, duke mos u kuptuar se kush është delegat dhe kush jo.
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, thirri votim pasi lexoi emrat dhe të gjithë votuan me duatrokitje dhe thirrje. Ky lloj votimi me duartrokitje apo me ngritje dore është i pranueshëm vetëm në një situatë kur në sallë janë të pranishëm vetëm delegatët por në stadium janë rreth 5 mijë delegatë.
Komisioni
Albana Vokshi, kryetare e LDG
Ervin Minarolli, sekretar organizativ i PD
Ivi Kaso, sekretar zgjedhor i PD
Edmond Spaho, ish-nënkryetar i PD
Belind Këlliçi, kryetar i FRPD- drejtues i komisionit
Sekretariati
Minushe Lazaj
Nade Daullja
Ledio Nuraj
Belind Këlliçi u shpreh se do të jenë 72 përfaqësues të zgjedhur për të verifikuar të gjithë delegatët përmes kodit unik.
“Sekretariati teknik do të kryejë verifikimin e të gjithë delegatëve përmes kodit unik përmes teknologjisë që mundëson në kohë reale pjesëmarrjen e delegatëve për transparencë të plotë” tha ai.
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, mbajti fjalimin hapës të Kuvendit të thirrur nga Berishqa.
'Mblidhemi në përvjetorin e themelimit të Partisë Demokratike për ta rithemeluar. Për fat të keq ccdo ditë e më shumë përkrah tij. kjo është arsyeja pse ne jemi mbledhur sot këtui për të kuvenduar. Ne 25 prillin e konsideruam me të drejtë masakër zgjedhore se ashtu ishte.
Kur të gjithë prisnin nisjen përballjes me Ramën, Lulzim Basha largon nga grupi parlamentar i PD liderin e saj historik, Sali Berisha. Akti u justifikua me shpalljen 'non grata' të Berishës ndërkohë që kjo nuk e pengoi z. Basha që të merrte një tjetër mandat në krye të PD duke qëndruar pikërishnt përkrah Sali Berishës. Kjo me të drejtë zgjoi reagimin e ashpër të anëtarëve të PD. Ju uroj të gjithë Gëzuar ditën e themelimit të PD, dhe ditën e parë të rithemelimit të PD.
Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi nuk është lejuar t'i bashkohet punimeve të Kuvendit të Berishës. Ai ka shkuar në stadiumin 'Air Albania', por për arsye që nuk dihen ende, nuk lejohet të futet brenda.
Sali Berisha ka mbërritur në stadiumin 'Air Alabania', ndërsa pas pak minutash pritet të nisë edhe pune e Kuvendit të thirrur prej tij. Me dy gishtat lart, Berisha ka përshëndetur e ka takuar delegatët e simpatizantët që i janë bashkuar këtij Kuvendi. Ndërkohë që Berisha futet në stadium, në sfond dëgjohet kënga 'The Final Countdown', e cila duket se i kushtohet Lulzim Bashës, të cilin Berisha është shprehur se do ta largojë nga drejtimi i PD-së.
Teksa i pret një ditë e gjatë përpara, Sali Berisha duket se është kujdesur që delegatët e pranishëm në Kuvend të kenë energjitë e duhura deri në përfundim të punimeve. Në një foto duket teksa atyre i shpërndahen ushqime në hyrje të stadiumit 'Air Albania', ndërsa kujtojmë se dje Berisha i kërkoi delegatëve të visheshin trashë, për shkak të kushteve të këqija të motit.
Delegatët e pranishëm në Kuvendin e Berishës, para se të hyjnë në 'Air Albania' për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, kanë skanuar fillimisht kartë e tyre të anëtarësisë. Ata janë pozicionuar në radhë njëri pas tjetrit, ndërsa pas skanimit, të dhënat kalojnë automatikisht në sistem, ku bëhet numërimi i tyre.
Pamjet brenda stadiumit tregojnë shumë personazhe të njohur të PD janë të pranishëm. Bujar Nishani, Agron Shehaj, Gent Strazimiri, Agron Kuliçaj, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Julian Deda, Agustin Kola janë disa prej 'vip-ave' në Kuvendin e Berishës.
Ish-deputeti Lefter Maliqi i është bashkuar Kuvendit të Sali Berishës, ndërsa tha për gazetarin e Report Tv, Ermal Qorin e sot pret 'ndryshimin e madh'. Sipas Maliqit, dita e sotme do të bashkojë opozitën, teksa shtoi se dje Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi 'patën përpëlitjen e fundit'.
"Nuk jam delegat, jam opozitar, pjesë e opozitës së bashkuar, mirënjohës i Berishës për ato që ka bërë për qarkun e Beratit. I vetmi që pavarësisht gabimeve që ka bërë PD, ndryshimet gjatë drejtimit të tij kanë qenë të dukshme. Edhe unë jam i prerë në besë nga Lulzim Basha. Luli me Bardhin dhe shoqatën e tij ka patur përpëlitjet e fundit. Sot është shi, bereqet, sot presim ndryshimin e madh, dhjetori i dytë edhe më i madh se ai i 1990. Sot është bashkimi i opozitës. Sot gjithë opozita e bashkuar është me Sali Berishën", tha ai.
Ndonëse ishte përcaktuar ora 10 për të nisur punimet në Kuvendin e thirrur prej Berishës, duket se kjo nuk ka qenë e mundur. Jashtë stadiumit 'Air Albania' janë ende në radhë delegatë që presin të futen, ndërsa organizatorët po bëjnë edhe identifikimin e tyre. Tashmë nuk ka një orë të përcaktuar se kur do të nisin punimet, teksa duket se kjo do të ndodhë kur të mbarojë identifikimi i të gjithë delegatëve.
Një prej arsyeve që Sali Berisha ka dhënë më parë se pse do ta zhvillonte Kuvendin e thirrur prej tij në stadiumin 'Air Albania' ishin masat anti COVID.
Por në fakt ajo që vihet re është se jo vetëm që stadiumi po mbushet plot pa respektuar distancën por edhe minimalisht maskën, thuajse nuk e ka askush.
Pjesëmarrësit në Kuvendit e Sali Berishës sot duket se kanë ardhur 'me sy mbyllur', të përbetuar të bëjnë çdo gjë që t'i kërkojë ai, pavarësisht se sa të arsyeshme mund të jenë kërkesat. Një prej tyre, i pyetur nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori nëse do të shkojë te selia e PD-së, thotë se atë e di Sali Berisha dhe se do të bëjë atë që i kërkon ai.
"Kama ardhur nga Shkodra. Pa diskutim që Berisha do jetë kryetar i PD, ndërsa kryeministër e voton populli. Bashë si bëjmë thirrje të largohet nga selia sa pa mbaruar votimi. Se ça do ndodhi nuk e di, e di populli e di i madhi, gjiganti Sali Berisha, çfarë të dojë ai do bëjmë ne", tha ai.
Në 'Air Albania' vazhdon hyrja e delegatëve të Kuvendit të thirru nga Berisha, dhe militantëve të tjera. Disa prej tyre kanë folur në mikrofonin e Report Tv.
"Basha lë të vijë, pse të mos vijë, kush po e mban? Është djalë i mirë ai. Nuk do të thotë që të jesh vetëm kryetar në PD", thotë një delegat.
"Jam delegat i PD. Sot presim t'i bëjmë opozitë Edi Ramës, se Lul Basha po i lëpin by..ën. Ne votuam Bashën, ata votojmë në parlament lidhjet e Ramës", shprehet një tjetër.
"Shpresën sot e kemi të madhe, kemi 8 vite në opozitë, edhe sa vite duhet të presim që ky kryetari të na çojë në fitore?", thotë delegati i tretë.
kur ne vendosem te luftonim ramen luli perjashtoi shpellarin?po pse o pall ne shtator filluat te luftoni edin ju?keni 12 vjet qe e keni aty e gjithmone luften do e filloni neser hahahahaha. po ky drogaxhiu stresi nuk esht ne kerkim per protesten e atij qe u vra nga policija?
PërgjigjuLulzim ti sot NUK je me kryetar i Partise Demokratike. Ne, delegatet, vendosim qe ti nuk na perfaqeson dot me. Kemi 12 vjet qe jemi te thyer, dhe ti nuk guxove te vish ne kuvend te kerkosh falje publike ndaj nesh si demokrat. Ish kryetari basha duhet te kerkosh falje, te gjithe delegateve, perfaqesuesve, deputeteve, te rinjve. Ne sduam as berish dhe as ty si ish kryetar. Nuk e ndal dot kete fortune demokratesh.
Përgjigjupirdh o nero pirdh
O.K.e pame dhe show e 11 Dhjetorit.Pame delegate,militante,fanatike,te pakenaqur,te zhgenjyer,te humbur,te perzene,te shkarkuar e te pakenaqur,pame dhe figura qe folen nga nje podium qe ngjante me shume me nje stende ku shiten akullore.Pame dhe Berishen qe prej kohesh me foltoret e tij dhe me kete miting te fundit perpiqet te imitoje Trump,me nje ndryshim nuk shperndan MAGA hat,por shalle me daten e mitingut.Pame show e fjaleve te medha dhe premtimeve te medha,pame <<shkarkimin>> e nje kryetari dhe grupit te tij,nga nje ish-kryetar dhe grupi i tij.Pame PD e percare,por dhe te plakur dhe te hidhnuar me veten.Neser dhe ne javet ne vazhdim, kur avujt e entuziazmit dhe euforise do te kene avulluar,kane per t'a pare veten tamam si emigrantet politike shqiptare te //Mergata e qyqeve//,kur mbasi u mblodhen te festonin me darke 28 Nentorin dhe folen per bashkim, te nesermen e pane veten po aq te percare sa dhe me pare.Berisha me shume nga te tjeret,ka per te zbuluar qe kjo mbledhje-iluzion nuk ka per t'i zgjidhur problemet e tij,perkundrazi kane per t'iu shtuar me shume,ndoshta harron qe ne pushtet nuk te sjell vota brenda partise,por vota e popullit.Cfare note i jep populli Berishes?
PërgjigjuNe Shqiperi po pate lek dhe miq i ke te garantuara cdo gje qe te mungon.
PërgjigjuLlapninonkomentusa llapni ????iku basha plasni nga inati ????????????????????????????????????
PërgjigjuSala po krijon parti demokratike te re ashtu si pollo qe e krijoi ne 97 dhe u shkeput nga sala
PërgjigjuSaliu eshte prijes legjendar, Skenderbeu i koheve tona qe i ben ball perandorise se eger amerikane. Une e mbeshtes fort sepse e adhuroj patriotizmin e tij. Ai ka punuar gjithe jeten ne menyre te palodhshme vetem per interesat e Shqiperise. Por do ishte me e drejt qe PD te zgjedhi nje kryetar te ardhshem me moshe me te pershtatshme per te luftuar Edi Ramen dhe Sorrosin. Une do doja te shikoja Evi Kokalari-Angelakis si kryetare. Ajo eshte nje zonje qe lufton per interesat e Shqiperise. Poashtu, mbiemri Angelakis, edhe pse tingellon si grek, ne fakt tregon se ajo ka lidhje me pellazget hyjnor. Eshte e vertet qe shqiptaret jane komb me origjine nga Azia e Vogel (shumica kusherinj me turqit?), por Angelakis eshte mbiemer pellazg. Ajo do jete si hyjnia Athina (hyjni e dijes dhe e propagandes) qe do investoj gjithe aftesite e saj per te miren e Pellazgjise. Efharisto!
PërgjigjuO supaxhi, une mendoj se pjese e arsyes pse qenke acaruar kaq keq eshte edhe zgjedhja ime e pseudonomit. Ti e di fare mire qe une s’jam vertet Kocaqi. Dhe une e di poashtu kush reagon ne menyr kaq ekstreme kur une prek disa nerva delikat sic jane interesat greke antishqiptare apo kur e drejtoj vemendjen te disa figura publike qe kane nje qasje qe ka shenja te forta keqinformimi me objektiva strategjike. E di sepse ju kam futur ne loj te forumet tuaja deri sa moderatoret me avokatine e tyre te cuditshme per propaganden antishqiptare u hutuan dhe gabimisht e pranuan qe jane nga Dropulli (dhe e fshiu menjehere deklaraten kur e kuptoi gabimin. Ai rrjet supaxhinjsh, te mirefinancuar dhe te pajisur me propagand akademike antishqiptare acarohej deri ne ekstrem kur une permenda emra. Shancet jane jashtezakonisht te ulta qe nje lexues i portalit Shqiptarja do reagonte sic reagove ti thjesht se une ironizova me disa ceshtje te historise se epokes se bronxit. Eshte sikur te dali dikush ne biblotek dhe te shaj nga familja, me ze te lart, dike qe ben nje ironi historike... Nuk ndodh! Ndaj nuk besoj se u acarove vertet nga shakaja e prejardhjes. Ishte tjeter gje qe te preku. Ore, kur ju demaskova te forumi duke ju bere qe ta pranonit vete se jeni nga Dropulli, dhe me kercenuat me mesazh privat, pse nuk vepruat? Une gati jam per ate valle... Eshte gati lista e te dyshuarve nese duhet reagim me te njejten monedh!
Kocaqi Pocaqii te kan Qir robt ty Saliut Metes Rames dhe Bashes, mua me ha topet ti legen, une jetoj me djersen time nuk kam nevoje per kocke si ty... Me preku ajo qe the Shqiptaret jane te ardhur nga azia, dhe cfar thash per ty plehre nuk i heq presje...
Hahahahaaaaaa, shiko si ben ky sikur nuk e kupton qe une po ironizoj me brrockullat historike per te dal te thelbi politik, pra te perfshirja e Angelakis ne kete levizje antikombetare te Berishes. E kupton ti e kupton thelbin, dhe s’eshte pjesa e historise ajo qe te acaron... e ke hallin tjeterkund ti malaga shqipfoles! Kete fundjave keni shume ngarkese ju hordhia e komentuesve anonim shqipfoles... Shpresoj t’ju hedhi ndonje kocke shtes Athina te supa e perditshme me te cilen paguheni.
robt ne pidh ku ti kesh o pocaqi kocaqii qe po na tregon qe vijm nga azia dhe cudetirsht flasim shqip dhe jo ndonje gjuhe aziatike.. u shofsh ti dhe raca jote robqire!!
Na hengshin ate qe s’thuhet ju shqipfolsat anonim te portaleve qe ofendoni gjithe kombin shqiptar. Ky grup militantesh dhe idiotesh ne mbeshtetje te Saliut nuk perfaqeson kombin. Ka organizata ekstremiste gjithandej ne Europe qe mbledhin me shume militant se kaq dhe askush nuk gjykon ato kombe bazuar ne pakicat politike. Shumica derrmuese e kombit eshte kunder Saliut.
PërgjigjuBasha ende mendon se eshte kryetare partie, me shume ishin gazetare ne festen qe organizoi tek selia.. sikur gjithe bota te mblidhet ta ndihmojne ai njeri nuk behet lider. PD u kthyhe ne origjine tek 25%.. tek llumi i shoqerise.
PërgjigjuPo nuk nderhyri Spak ne mes e qe e ka per detyre,keta do bejne deme te medha. Amerika pa ja u thote troç,c'fare prisni?SPAK fle gjume.Kur nje shtet Aleat,dhe qe quhet SHBA,del zyrtarisht e shpall te korruptuar nje personazh si Saliu,nje ish i shumllojshem,qe mas publikimit te lajmit,prokuroria speciale o si i thone SPAKU-t,duhet menjehere te hapte hetimet,dhe ti kerkonte zyrtarisht te dhenat e implikimit te Saliut ne korrupsion Amerikes,e ata ç'bejne? Qetesi apsolute.Personazhe te tilla me nje mal me prova hajdutlleku,xhvatje te prones publike,korruosion gjigant me perfshirjen direkte te familjareve,dhe qe reagojne kunder qendrimeve te nje Aleati te pa zevendesueshem si Amerika,perbejn rrezik serioz kombetar e duhet te kete prioritet abdolut,jo te merren me gjobat e policeve,e ta lene te livadhis Bajraktarin e Shqiperise!!!!
Ke plotesisht te drejte. Nuk duam ta pranojme, por eshte fakt deshtimi amerikan me eksperimentin Basha! Dhe eshte i dyti ne vitet e fundit pas atij te armeve kimike. Do Zoti qe SHBA nuk do t'na braktise, pasi do na mbetet te ushqehemi me corbe qensh!
Kokat e pd1,pd2 jane te mbushura me barut,qe jane shperthyer per 31 vjet ne koka te pafajshme te popullit, se asnje nga kreret nuk u ka hyre gjemb ne kembe,por jane pasuruar sa te mbajne 7 breza pas tyre te jetojne si dembele. Saliu,agushi,cizmja,lulka,paloka,topallja,noka etj.....i coni ne djall.
PërgjigjuAgjentura greke dhe serbe po sponcorizon
PërgjigjuC'eshte ky "kuvend?!! I kujt eshte ky meshliz?!!Pse ne stadion fundolli?!!Kush kur do e kush do "behet delegate?!!". Hyjne kush kah do e si do?!!Kush vetem preket b..s,Dikur as prekje b...the nuk. pati?!!Hyjne "nivelet e moshat" e mashtruara.Pse keshtu perdhoset kjo vlere politike shqiptare/!!
Përgjigjupo te vjen keq ty shoku patronazhist?
jane mbledhur hajdutet dhe injorantet se demokratet e paster nuk jane aty.
PërgjigjuKe te drejte. Demokratet e paster jane ne PS. Luca eshte simboli tyre.
Si moren ngjarjet basha po promovohej nga amerikanet. Dmth kishte shprese qe PD ne 2025 te vinte ne pushtet. Tani qe PD u kthye te berisha edhe tete vite te tjera pas 2025 ne opozite do jeni ose me e keqja te shkriheni fare
Përgjigjusa keq po me vjen qe po te vjen kaq keq... prit dhe pak shpirt
Kuvendi burrave! ka ndonje femer PD ne elektorat apo vetem penis?
Përgjigjuhahaha paske hall te madh per Peni* o maria...
Shekulli 21 dhe akoma shikon skena te tilla bythlepirse. Popull me bageti se ky i yni nuk do kete Evropa.
PërgjigjuO zot cfar fytyrash te qelbura ! Gjith llomi i shoqeris jan mbledh , gjith malokt e injorantat qe e shkaterrun ket vend . Shikoni cfar fytyrash kan e si flasin .. gjith te ulur nga malet
PërgjigjuShoqeria shqiptare ska te ngopur me skena tragjikomike qe luhen nga politikanet qe ajo voton.
PërgjigjuSa te mbushet stadiumi, hidhe ne ere dhe neser Shqiperia eshte me e paster me e ndershme.
PërgjigjuShikoni shal ngjitmi i ka dal durësh kriminelit hajdut salhe e i bën karshillik. Kta të dy siç Luli dhe salheu e kan vëndin në burg po kta jo vetëm që sbëjnë burg por zihen se kush do ta mari llokmën që të vjedhin pa fund. Mjer ky popull që nga të dy krahët jan hajdut e kriminel.
PërgjigjuPo si ka mundesi qe ky popull harone shpejt fatkejsite vrasjet dhe shkaterimin e gjithe shtetit dhe i vene ketyre maskarenjve nga mbrapa po futini ne burg apo vetem ata me ashash me ndertime dhe shere ne familje fusni mjere ky popull qe nuk behet kure