5 vite punë në Shqipëri, studentët protestë para Kuvendit kundër ligjit: Do ta dërgojmë në Kushtetuese! Zv. ministrja: Ligji i konsultuar gjerësisht, s’ka kthim pas

20 Korrik 2023, 09:24| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 14:51

  • Share

TIRANË- Studentët e Universitetit të Mjekësisë i paraprinë me protestë votimit në parlament të projektligjit për diplomat e tyre.

‘Anuloni projektligjin! 0 kompromis!’- thanë ata.

Në kushtet kur atyre iu mohua mbajtja e një fjale në parlament, ata u mblodhën përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkuan anulimin e projektligjit që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri, në këmbim të diplomës. Në të kundërt studentët paralajmëruan bojkot të vitit të ri akademik, ndërsa kanë firmosur një peticion më 1500 firma nga të gjitha grupet e interesit.

‘Do ta çojmë në gjykatën Kushtetuese! Kur të dorëzohet do të kuptohet se studentët do të bojkotojnë nisjen e vitit akademik.’- u shprehën studentët.

Për Report Tv, zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se projektligji është i mirëmenduar dhe i konsultuar, ndaj nuk ka kthim prapa.

Sipas pr/ligjit studentëve aplikantë në Mjekësi, që futen këtë vit në sistem, janë të detyruar të firmosin një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 5 vjeçare pas diplomimit. Ndërsa për ata që vijojnë studimet nga viti i dytë deri në të gjashtin, kanë mundësi të firmosin marrëveshjen që i detyron të punojnë 2 ose 3 vite në Shqipëri. Në të kundërt do të paguajnë tarifë të plotë studimi.

Klikoni këtu për të mësuar: Çfarë parashikon pr/ligji dhe tre skenaret. Nga ai më pesimisti tek realisti dhe më optimisti nëse ky pr/ligj miratohet. 

Ora 15:48
Mjekët e rinj 5 vite punë në Shqipëri, Rakacolli në Report Tv: S’ka kthim pas për projektligjin e studentëve, i menduar mirë!

 

Edhe pas kundërshtive të studentëve, ekspertëve dhe opozitës, qeveria nuk tërhiqet nga drafti që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri që të marrin diplomë. Në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Besmira Pelushi, Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një intervistë për Report Tv, tha se ky është një projektligj i konsultuar dhe i hartuar mirë. Edhe pse studentët paralajmërojnë bojkot të vitit akademik, Rakacolli tha se nuk beson se do të arrihet në këtë situatë.

“Se kuptoj si janë të pakënaqur në këtë vend. Ata kanë zgjedhur një profesion që s’është profesion, është mision. (...)  

Ne mendojmë që kemi bërë një projektligj të mirëmenduar duke peshuar të gjitha anët duke vënë në vëmendje të mirën e madhe i bërë me përgjegjësi edhe studentët janë të konsultuar."- tha Rakacolli në Report Tv. 

 

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/07/2023 01:08

    /JETA/,jam dakord me pjesen e komentit tuaj per deputetet,por nuk jam dakord me ju kur flisni per studentet dhe diktaturen. Eshte e vertete qe diktatura te kerkonte te punoje per atdheun ku donte ajo dhe nuk te lejonte te levizje e te zgjidhje,por studimet i beje falas ama;punen vertet mund te mos e kishe ne Tirane,por ne Kukes,por ama nuk kishe nevoje te aplikoje,te jepje intervista pune.Diploma jote, notat dhe urdheri i shefit te kuadrit ishte intervista.Sot je ne demokraci,ne kapitalizem,por universitetin shteteror e ke akoma falas sikur je ne socializem se paguhet nga taksat.Doni universitet te modelit kapitalist qe te levizni te lire? O.K,le te paguajne tarifen e shkolles,ekuivalenten me /student loan/,qe studenteve tane ju duket e larte edhe pse nuk eshte asgje ne krahasim me c'paguajne shoket e tyre ne bote,dhe jane te lire te bejne c'te duan.

    Përgjigju
  • Linda: 20/07/2023 14:53

    Studentet ne Shqiperi meqe ju pelqen shume kultura evropiane dhe duan te largohen kur te mbarojn shkollen te pyesin pak dhe ne shtetet evropiane si funksionon sistemi.Ne shumicen e vendeve kur mbarojn fakultetin ju duhet te pakten 5 vjet praktik duke punuar ne shume qytete te ndryshme te vendit deri sa te marrin te drejten e punes se perhershme dhe kur ta marrin dhe ate!

    Përgjigju
    • Edi: 21/07/2023 04:44

      Kush ti ka dhene keto informacione?? Apo makina e propagandes se ketyre diktatoreve? Ik mor shporru tutje, kalbesire e sistemit.

    • Ik moj: 20/07/2023 15:27

      Diploma nuk u mbahet peng. Ata ikin të punojnë ku t'u bëhet mirë nqs shteti nuk i jep të drejtë punë. Prandaj kërkojnë mjek në Evropë

  • populli: 20/07/2023 14:40

    ner ka bere 1 ligj te hajrit kjo qeveri eshte ky qe ju te sherbeni per ate qe po merni ! Jeni msu ju, mer e hik...

    Përgjigju
  • Maks: 20/07/2023 13:34

    Po ju po qete te zotet largohuni nga shqiperia dhe vazhdoni shkollen mjeksore jashte shtetit Dhe pastaj shiheni veten e perballoni dot ate shkoll jasht apo doni te vazhdoni shkollen ku populli paguan dhe ju studjoni dhe ikni jasht pet pune

    Përgjigju
  • Kistra: 20/07/2023 13:29

    Keta meritojne neveri e mosperfillje nga populli. Proteste kamikazesh e palacosh, qe cdo gje duan nga vendi i tyre, por qe t'i sherbejne per t'i kthyer mbrapsht nje pjese te kontributit per to, jo!

    Përgjigju
  • denis: 20/07/2023 12:29

    Ky ligj eshte shum i drejte sepse keta plera per te studjuar shteti ka invesguar nqse do te kishin mbaruar ne shkolla private do te kishin te drejte.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 20/07/2023 12:17

    Ju bej Thirrje studente e qe Duan te bojkotojne-ne shenjte proteste shkoni dhe studioni ne Europen tone te dashur.Universitetet europiane dhe ato amerikanet Jane gati dhe na presion me dyert te hapura.Dhe jeni te lire te punesoheni me marrjen e diplomes.

    Përgjigju
  • Stela: 20/07/2023 10:46

    Te.protestosh se do sherbesh ne vendin tend esht krim dhe ju do jeni mjeket e ardhshem?Liri te plot nese i paguan vet studimet por nese studimet i paguan me taksat e mia ateher je i detyruar te sherbesh minimumi 5 vite ktu.Ju qe protestoni do thot qe e keni vendos qe te studjoni ktu e te ikni jasht...ne demokraci ka due rregulla.Paguaj vet dhe shko ku te duash

    Përgjigju
    • JETA: 20/07/2023 14:49

      TE PROTESTOJNE DHE SHUME FORT MADJE! Se akoma sjane mbushur 30 vjet qe nga sistemi qe i "diktonte INDIVIDIT SI KU DHE KUR " e sigurisht ne emer te nevojave te atdheut behej dhe atehere. Por tani jemi ne demokraci dhe eshte liri. Shteti nderton politika per te terhequr me te mirin jo per te detyruar dhe nuk ka pse te vendose ne menyre te pershpjetuar per nje Ligj te pastudiuar mire, qe na prek te gjitheve per vitet qe vijne. SE E PARA E TE PARAVE dhe me e KEQJA do te largohen ata qe vertet mesojne .E KY PROFESION DO ME TE MIRIN . Nese do te ike ai sigurisht ti e para une e dyta te gjithe ata qe skane mundesi ekonomike do te vuajme nga pafatesia e atyre qe do te vijne. Ai qe meson vertet ne shkollen e mesme dhe KA SHUME ENDRRA SI I RI PSE duhet te shkoje ne MJEKSI ne nje shkolle rropatjesh ku ska AS DYER AS DRITARE PER MUNDESIRA ME TEJ, PO VETEM DIKTATE E per te perfunduar ne xhambazet qe ja kane marre doren te shkelin te drejtat e te tjereve si rrugen me te shpejte per shmangur pergjegjesine nga vetja. JO MOR JO NESE VERTET DUHET TI SHERBEHET ATDHEUT PSE NUK I SHERBEJNE KETA DEPUTET TANE TE PARET PA RROGA TE LARTA E PA QENE NE TIRANE PO TE PUNOJNE NE CDO CEP TE SHQIPERISE SE NE TAKSAPAGUESIT PO I MBAJME . Kurse studentet jo nuk po i mbajme ne. Ata po protestojne aty dhe per secilin prej nesh te rrezikuar nga KETA INDIVIDE POLITIKE SONAMBUL QE VEPROJNE SIPAS DIKTATIT TE UDHEHEQESIT . dHE KUSH NGA NE PASKA PAGUAR ME SHUME PER STUDENTET E MJEKESISE NDONJE TAKSE TE VECANTE? PAGUAJME PER TE GJITHE STUDENTET QE STUDJONE NE SHQIPERI PER TE GJITHA DEGET NJESOJ .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?