Sot kërkon të bëhet Presidenti i malit të Zi, kush është Jakov Millatoçiv 36-vjeçar që mund të fitojë zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi sot?

2 Prill 2023, 14:31| Përditesimi: 2 Prill 2023, 14:33

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten shfaqi brengën e tij për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Presidenti Milo Gjukanoviç rrezikon seriozisht që të humbas nga një politikan i ri që ka avokuar për lidhje më të forta mes Malit të Zi dhe Serbisë. A duhet të jemi të gjithë kaq të brengosur sa Kurti?

“Në planin ndërkombëtar më së shumti më kanë shqetësuar zgjedhjet në Mal të Zi. Unë jam shumë i brengosur për ato zgjedhje,” – tha z. Kurti në intervistë duke shtuar se uronte që kundërkandidati Jakov Millatoviç të humbiste. Kryeministri madje, nënkuptoise kishte shumë indikacione e bile edhe fakte se MilatoviՎ mund të ishte pro-serb e pro-rus.

“Nëse fiton kundërkandidati, unë besoj që hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez,” – u shpreh kryeministri i Kosovës.

Çka dihet për Millatoviçin?

Jakov Millatoviç është një politikan i ri 36 vjeçar nga Podgorica që i ka hyrë politikës vetëm tri vjet më parë kur u bë ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik në kabinetin e Zdravko Krivokapiqit, kryeministrit të përshkruar si pro-serb në Mal të Zi.

Politikani i ri malazez që mund të bëhet president ka avokuar haptas për lidhje më të forta mes Malit të Zi dhe Serbisë.

“Mali i Zi dhe Serbia janë të lidhur nga historia e përbashkët, marrëdhëniet e mira e miqësia por edhe ekononomia... theksi duhte të jetë te përmirësimi i raporteve mes dy vendeve në të gjitha fushatat.” – ishte shprehur mes tjerash z. Millatoviç.

Megjithatë, ai është mbështetës edhe i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në vitin 2006 ka votuar për pavarësinë në referendum.

Bashkë me Milojko Spajiqin, ai kishte themeluar partinë “Europe Now!” (Evropë Tash) dhe siç shkruan REL, ata kishin demonstruar një zotësi për “thjeshtësime populiste”.

Spajiq dhe Millatoviç kishin marrë popullaritet të madh për shkak të një skeme reformash që kishte dyfishuar pagën minimale prej 222 në 450 euro duke e rritur kësisoji edhe pagën mesatare nga 530 në 670 euro.

Dhe, ishte Spajiq e jo Millatoviç ai që fillimisht kishte planifikuar që të garonte kundër Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale. Por, kandidatura e tij e mori teposhtëzen shkaku se kishte jetuar gjatë në Serbi dhe shkaku i dyshimeve se kishte shtetësi të dyfishtë.

Kësisoji, iu hap rruga Millatoviqit dhe tashmë ai ka marrë një mbështetje të madhe nga kundërshtarët e presidentit aktual që janë rritur ndjeshëm.

Gjukanoviq i mori vetëm rreth 36 për qind në raundin e parë të zgjedhjeve, ose gati 20 për qind më pak se që i kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2018. Millatoviç i kishte marrë rreth 29 për qind. Por, megjithatë ekziston një frikë e madhe se kjo epërsi e vogël tashmë është shkrirë dhe se Gjukanoviq mund të humbas zgjedhjet./ Nacionale 


Lajmi kryesor:

Fundi i epokës së Gjukanoviç, Millatoviç fitore të thellë në Mal të Zi! Kryeson me mbi 58% të votave për Presidencën


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?