Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do lëri sot burgun e Lushnjës dhe do të vuajë 1 vit e 7 muaj e 11 ditë burg në shtëpi. Ishte vendimi i Gjykatës së Elbasanit la Tahirin të vuajë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi dhe jo më në burgun ‘Kosova’ të Lushnjës.
Tahiri u dënua më 4 shkurt 2022 me 5 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3 vite e 4 muaj burg, teksa prej muajsh kishte kërkuar lirinë nga Gjykata
Ish-ministri qëndroi përafërsisht rreth 16 muaj burg qeli. Fillimisht ka qenë në qeli në Peqin dhe më pas në burgun e Lushnjës. Për avokatin e tij, ai përmbushte çdo kusht për dënimin alternativ.
Ish-ministri është liruar me kusht pasi gjatë përballje me gjykatën kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit, duke qenë se një pjesë e kishte kaluar në shërbim prove gjatë dhënies së vendimit.
Tahiri sipas prokurorisë, rezultonte se kishte favorizuar grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, i cili kishte funksionuar në shtetin italian. SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin, por GJKKO vendosi ta rikualifikojë veprën penale dhe e dënoi atë vetëm për shpërdorim detyre me 5 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3.4 vite burg.
Lajmi kryesor:
Saimir Tahiri lirohet nga burgu, ish-ministri: Do vazhdoj të kërkoj drejtësi! Dënimin e mbetur 1 vit e 8 muaj do e kryejë në shtëpi! Ka gruan sëmurë, do kujdeset për fëmijët
G.MO/ReportTv.al