Edhe pse kaloi e para në avantazh Shqipëria nuk ka mundur të fitojë në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kombeve pasi ka barazuar 1-1 me Islandën. Golit të Seferit në pjesën e parë ishullorët iu përgjigjën pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë falë edhe një gabimi të mbrojtjes tonë.
Megjithëse barazim duhet theksuar se ky ishte rasti i parë që Shqipëria del e pamposhtur nga ishulli. Pas kësaj sfide, me datë 10 qershor kuqezinjtë do luajnë me Izrealin në Air Albania po për Ligën e Kombeve.
90’-Ka përfunduar në barazim ndeshja e parë për këtë sezon në Ligën e Kombeve për Shqipërinë. Kombëtarja e mbylli ndeshjen 1-1 kundër Islandës, ndërsa kjo ishte hera e parë për kuqezinjtë që marrin të paktën 1 pikë në ishull.
49’-Ka zgjatur jo shumë avantazhi i kombëtares. Me fillimin e pjesës së dytë Thorsteinsson ka barazuar shifrat në 1-1. Gjimshiti pason gabimisht kur duhet të largonte topin
45’-Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në Rekjeavik. Kombëtarja kuqezi në avantazh falë golit të Taulant Seferit.
30’-Shqipëria ka kaluar në avantazh kundër Islandës. Pas një këmbëngulje të gjatë kuqezinjtë gjetën rrugën e rrjetës me Taulant Seferin, duke i dërguar shifrat në 0-1.
1’-Ka nis në Rekjeavik ndeshja e parë për këtë sezon e Ligës së Kombeve për Shqipërinë, që luhet kundër Islandës.
Tekniku Edi Reja ka zgjedhur përfundimisht formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha dhe para tij treshja e konsoliduar e mbrojtjes Ardian Ismajli- Marash Kumbulla- Berat Gjimshiti.
Në krahët e mbrojtjes do të luajnë Elseid Hysaj nga e majta dhe Ivan Balliu në të djathtë, me këtë të fundit që ka rritur ndjeshëm nivelin në sezonin e sapo-mbyllur dhe ka fituar një vend në formacionin e më të mirëve. Klaus Gjasula do të jetë në qendër të smefushës dhe do të mbështetet nga Amir Abrashi i rikthyer nga dëmtimi dhe Endri Çekiçi më i avancuar, ndërsa Kristjan Asllani do ta nisë nga stoli, për t’u përdorur në pjesën e dytë. Cikalleshit dhe Taulant Seferi do të jenë në sulm me Bekim Balajn dhe Giacomo Vrionin që do ta nisin nga pankina.
Sonte në orën 20:45 kombëtarja shqiptare e futbollit do nisë rrugëtimin në Ligën e Kombeve ku për herë të parë merr pjesë në Ligën B. Kuqezinjtë ndeshjet e parë e luajnë në tokën islandeze ku pritet ta ketë mjaft të vështirë, siç është më herët e ka treguar historia.
Në pesë përballje me Islandën kuqezinjtë kanë humbur 3 dhe kanë fituar 2, e fundit në kualifikueset e europianit Euro 2020 4-2 në ‘Elbasan Arena’. Fakt është që në ishull kuqezinjtë jo vetëm që nuk ka fituar asnjëherë, por edhe barazim nuk kanë marrë, duke e kthyer Islandën një ‘tokë të ndaluar’.
Kuqezinjtë i kanë nisur përgatitjet për ndeshjen që me datë 27 maj, por sonte do kenë dy mungesa të mëdha siç janë Armando Broja për shkaqe shëndetësore dhe Myrto Uzuni. Për rrjedhojë në sulm pritet nga minuta e parë Sokol Cikalleshi dhe ‘bomberi’ i Tiranës Taulant Seferi.
Në portë si gjithmonë kapiteni Berisha me mbrojtjen e stabilizuar Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli. Nga krahët Hysaj dhe Balliu, ndërsa në mesin e fushës Abrashi dhe Gjasula përbëjnë digën e mbeshtur nga Endri Çekiçi.
Sa i përket vlerave të skuadrave Islanda nuk shkon më shumë se 20 milionë euro, aq sa ç’kushton kartoni i Gjimshitit, por pavarësisht kësaj kuotohet si favorite. Arbitër për të vendosur drejtësi është zgjedhur anglezi Paëson.
Tifozat kuqezi kanë mbërritur në Islandë për të mbështetur kombëtaren shqiptare në përballjen e parë në Ligën e Kombeve. Përmes një postimi në Facebook duket se tifozët janë veshur me bluzen e kuqe që ka simbolin e shqiponjës në mes.
Ndër të tjera fton të gjithë ata që duan t'i bashkohen tifozëve që të takohen në orën 15:00 në Castello Pizzeria Lagmula dhe nisja për në stadiumin "Laugardalsvöllur" do bëhet në orën 17:30.
"Së bashku bëjmë kilometra! Për ty Shqipëri se je më e mira!" - shkruhet në reagim.