Politikë

‘Sot Live në Shqipëri’ nga nesër rikthehet në Report Tv, lajme në kohë reale dhe lidhje me gazetarët nga e gjithë Shqipëria

7 Shtator, 13:00| Përditesimi: 7 Shtator, 17:00

  • Share

Nga nesër në ekranin e Report TV nis transmetimet maratonë çdo ditë nga e hëna në të premte, emisioni "Sot Live në Shqipëri".

Ngjarjet më të rëndësishme të ditës do t’i ndiqni në kohë reale përmes raportimeve nga terreni të gazetarëve dhe korrespondentëve tanë.

Lajmi fundit dhe thellimi i çdo ngjarjeje që ka interes publik do të jenë në epiqendër të transmetimeve tona.

Çdo shqetësim apo denoncim do ta përcjellim me paanshmëri dhe profesionalizëm, duke qenë të besueshëm për publikun mbi të gjitha. 

Krahas raportimeve nga gazetarët në terren, në këtë hapësirë televizive do të keni mundësi të ndiqni analiza dhe diskutime me të ftuar në studio, duke i qëndruar besnik zbardhjes së gjithçkaje që qëndron në prapaskenë të zhvillimeve të ditës.

Nga e hëna në të premte ora 11:00 deri në orën 14:00 me gazetarin Nertil Agalliu.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?