Maratona e Tiranës/ Luiza Gega thyen rekordin kombëtar! Veliaj ironizon Metën për zgjedhjet: Shqipëria e së ardhmes vrapoi në shesh

13 Tetor 2019, 07:36| Përditesimi: 13 Tetor 2019, 19:55

  • Share

TIRANË- Sot kryeqyteti mirëpriti për të katërtin vit radhazi Maratonën e Tiranës, ku janë regjistruar për të marrë pjesë vrapues nga 42 shtete të botës. 

Edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës është dominuar sërish nga sportistët kenian, të cilët kanë qenë fitues të gjysmë-maratonës me gjatësi 21, 0975 km. Ndërkohë që rekordmenia shqiptare, Luiza Gega, u shpall fituese e kategorisë Tirana 10K me kohën 00:33:42, e cila arriti të thyejë sërish rekordin kombëtar. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha edhe këtë vit shembullin personal duke u bërë pjesë Maratonës së Tiranës. Ai garoi në kategorinë Tirana 10K të cilën e realizoi për kohën 01:04:24.945. Veliaj theksoi se kjo garë që është kthyer në një ekseriencë të bukur për kryeqytetin dhe për këtë falenderoi të gjitha pjesmarrësit që kanë ardhur nga të katër anët e botës.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Erion Veliaj për Report TV, ironizoi dekretin e presidentit Meta për ë e 13 tetorit, duke theksuar se sot qytetarët shqiptarë që duan të ardhmen ishin në shesh duke treguar një sjellje europiane.

Sipas këtij plani masash është parashikuar që duke filluar nga dita e djeshme, deri të dielën në mesditë do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore, ku do kalojë itinerari i maratonës.

Ora 16:11
Nga Ledion Liço e Redi Jupi, tek bukuroshet seksi të ekranit, ja kush garoi sot në Maratonën e Tiranës/ FOTO

Pjesëmarrja në Maratonën e  Tiranës është kthyer tashmë në një trend edhe për shumë personazhe të njohur të jetës publike dhe të ekranit. Krahas pjesëmarrjes së vetë Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, sot garuan edhe shumë personazhe të njohur. 

Politikania e njohur nga Kosova Mimo Kusari Lila nuk mungoi as këtë vit në Maratonën e Tiranës duke ardhur bashkë me familjen e saj. Mes tyre bie në sy Ledion Liço, i cili ndonëse sapo është bërë baba për herë të dytë, ka vendosur që të garojë duke arritur edhe që ta përfundojë atë të plotë. Nga media bie në sy edhe gazetari Endri Xhafo dhe prezantuesi dhe aktori njëkohësisht Eni Shehu. 

Një tjetër pjesëmarrëse me mjaft sharm ishte dhe prezantuesja bukuroshe Xhesika Trola, e cila tregoi me performancën e sotme se jo më kot ka edhe ato linja perfekte që i shohim në ekran. Një tjetër emër i njohur për publikun ishte edhe blogerja bukuroshe Alba Hodo, që sot ishte veshur sportive. Por pjesëmarrës ishin edhe shumë ambasadorë dhe konsujt, ku ra në sy edhe ambasadori i Japonisë Makoto Ito. 

Ndërkaq, Redi Jupi, ish kapiteni legjendar i Dinamos, ndonëse ka shumë vite tashmë që ka varur këpucët e futbollit, tregoi me pjesëmarrjen e tij në Maratonë se falë punës mund të ruhet forma e mirë dhe se vitet janë vetëm numër. Gjithashtu, në garë morën pjesë edhe rreth 200 ushtarakë bashkë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollcaku.

Ora 15:22
Maratona e Tiranës/ Veliaj ironizon Metën për zgjedhjet: Shqipëria e së ardhmes vrapoi në shesh, ajo e së shkuarës nuk e di ku ishte

Që prej orës 9 të mëngjesit, nga sheshi Skënderbej nisi gara për tre kategoritë, Gjysëm Maratona 21K, Tirana 10K dhe Ëe too, ku morën pjesë më shumë se 2500 vrapues nga 42 vende të botës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh për Report Tv se sot shqipëria e së ardhmes ishte në shesh duke treguar një sjellje europiane.

“I jam gëzuar Tiranës europiane sot dhe ajo që është e rëndësishme është që dy Shqipëri kishin zgjedhje sot, Shqipëria e të kaluarës që do ti mbajë gjërat mbrapa dhe Shqipëria e të ardhmes që do të vrapojë përpara. Shqipëria e të ardhmes që do të vrapojë përpara doli e gjitha në shesh, ajo Shqipëria tjetër e të kaluarës nuk e di ku ishte sot”-u shpreh Veliaj

Edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës është dominuar sërish nga sportistët kenian, të cilët kanë qenë fitues të gjysmë-maratonës. Ndërkohë që rekordmenia shqiptare, Luiza Gega, u shpall fituese e kategorisë Tirana 10K e cila arriti të thyejë sërish rekordin kombëtar.

“Arsyeja pse unë marrë pjesë është sepse është vertetë një kënaqësi shumë e madhe të vraposh në vendin tënd, sot jam kënaqur jashtë mase shumë, gjithë rrugës më uronin njërezit, bërtisnin emrin tim dhe është një emocion shumë i vencantë nga ai që unë ndiej kur shkojë garojë jashtë dhe nuk kam tifozë të vendit tim. Unë kam thyer një rekord të ri kombëtar në 10 km pavarësisht se e mbaja po unë këtë rekord”-tha Luiza Gega

Pjesmarrësit garuan për kauza të ndryshme dukë nisur nga ato mjedisore deri tek ndihmat për dëmet e tërmetit.

Pas garës pjesmarrësit u shprehen të lumtur pasi sipas tyre qëllimi kryesor ishte ndërgjegjësimi për të lëvizur më shumë dhe për të pasur sa më shumë aktivitet fizik.

“Shumë e bukur, Tirana kishte atraksione shumë të mira, përvec aspektit sportiv që vjen duke u përmirësuar garë pas gare, arrin të shohësh një Tiranë që është përmirësuar goxha, një Tiranë e gjelbër.

Gara shkoi për mrekulli shyqyr zotit pa asnjë dëmtim, gjatë 24 orëve nga gjumi deri tek puna duhet të krijojmë dhe një hapsirë për sportin sepse është dicka natyrale, dicka pa lek, gjithashtu unë sportin e cilësoj si beteja e sëmundjeve.

Unë vrapoj për refugjatët, është viti i dytë që e bëjë këtë iniciativë dhe këtë vit vrapojmë për refugjatët nga ana globale”-u shprehën disa nga pjesëmarrësit.

Pjesmarrësit në kategorinë Ëe too,  që ishte për personat me aftësi te kufizuar kishte më tepër qëllim motivues sesa konkurrues.

“Kjo maratonë ka një nënkuptim tjetër sepse tregon vullnetin e këtyre njerëzve me karrige me rrota, dëshirën për tu marrë me aktivitete sportive.

Jam i vetminë maratonë që marrë pjesë në këmbë me një protezë. Kjo është hera e tretë që marrë pjesë”-thanë disa nga pjesëmarrësit në kategorinë Ëe too.

Vitin tjetër në Tiranë do të organizohet Maratona 42 km./ 

Ora 12:08
Përfundon Maratona e Tiranës, dominojnë sportistët kenianë, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar 

Edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës është dominuar sërish nga sportistët kenian, të cilët kanë qenë fitues të gjysmë-maratonës me gjatësi 21, 0975 km. Ndërkohë që rekordmenia shqiptare, Luiza Gega, u shpall fituese e kategorisë Tirana 10K me kohën 00:33:42, e cila arriti të thyejë sërish rekordin kombëtar. 

Fitues i garës së Gjysmë Maratonës (21, 0975 km) për meshkuj doli sportisti nga Kenia Laban Cheruiyot, i cili e realizoi për kohën 01:06:44, ndërsa për femra fituese doli një tjetër sportiste nga Kenia, Christine Moraa Oigo, e cila e realizoi për kohën 01:20:32.
Ndërkohë që në garën Tirana 10K fitues për meshkuj doli Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo me kohën 00:29:57, po nga Kenia. Ndërsa për femra fituese u shpall rekordmenia shqiptare, Luiza Gega me kohën 00:33:42. 

Maratona e Tiranës organizohet për të katërtin vit radhazi nga Bashkia e Tiranës dhe është kthyer në një traditë të bukur për kryeqytetin si aktiviteti më i madh sportiv që zhvillohet në Shqipëri. Në këtë maratonë garuan mbi 2500 sportist amator dhe profesionistë nga 42 shtete të ndryshme.  

Fituesit e Half Marathon 21, 0975 Km) për meshkuj

1. Laban Cheruiyot             Kenya      01:06:44.323    
2. Evans Kipngetich Tanui       Kenya      01:06:47.584    
3. Moses Kipruto Kibire             Kenya      01:10:32.679

Fituesit e Half Marathon 21, 0975 Km) për femra

1. Christine Moraa Oigo           Kenya          01:20:32.936    
2. Gladys Jepkurui Biëott     Kenya          01:24:53.098    
3. Anna Pedrazzini                 Albania       01:30:28.526

Fituesit e Tirana 10k për meshkuj

1. Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo   Kenya    00:29:57.276    
2. David Nikolli                                   Italy       00:30:06.888    
3. Ndiëa Kipkurui Sakon                 Kenya    00:30:11.966

Fituesit e Tirana 10k për femra

1. Luiza Gega      Albania    00:33:42.203    
2. Cveta Trajce      Albania    00:36:43.047    
3. Relaksa Dauti      Albania    00:38:48.040

Fituesit e Kategorisë We Too

1. Dovlet Gjangolli     Albania    00:08:15.090    
2. Erblin Karaj        Albania        00:08:42.289    
3. Saimir Ustabeqiri    Albania        00:08:51.109

Ora 10:58
Veliaj përfundon Maratonën e tij në Tirana 10K, ja koha që realizoi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha edhe këtë vit shembullin personal duke u bërë pjesë Maratonës së Tiranës. Ai garoi në kategorinë Tirana 10K të cilën e realizoi për kohën 01:04:24.945. Pjesëmarrjen e tij në këtë garë ai ia dedikoi të prekurve nga tërmeti i shtatorit, duke kërkuar të sensibilizoi sa më shumë qytetar për ti ardhur në ndihmë familjeve që pësuan dëmtime në banesat e tyre.  

Mbi  2500 vrapues nga Shqipëria nga më shumë 42 shtete të ndryshme, sfiduan sot veten e tyre në 3 kategori të ndryshme, “Ëe too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”. Ajo që bëri të veçantë këtë Maratonë ishte itinerari panoramik ku kaloi dhe pjesmarrja e disa sportistëve profesionistë nga vende të ndryshme të botës që kërkuan të thyejnë rekorde.

Ora 09:05
Nis Maratona e Tiranës/ Veliaj: Sot qyteti merr frymë

1570950479_erionveliajmaratona.jpg

Në fjalën e tij para nisjes së Maratonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se kjo garë që është kthyer në një ekseriencë të bukur për kryeqytetin dhe për këtë falenderoi të gjitha pjesmarrësit që kanë ardhur nga të katër anët e botës.

“Shumë faleminderit që keni ardhur në Tiranë. Një duartrokitje për ata që kanë ardhur nga Kosova nga qytete të tjera të Shqipërisë, nga qytete të tjera të Europës. Nga Asutralia, Zelanda e Re., Japonia, Kina, Amerika, Kanadaja, Kili. Nga të gjithë bota. Faleminderit që keni ardhur në Tiranës, jam i sigurt që do të largoheni jo vetëm me një eksperiencë fantastike, por edhe me miq të rinj”, tha Veliaj.

 Ai shtoi se personalisht do të vrapoi për kauzën e atyre që u dëmtuan nga tërmeti i shtatorit duke dashur që të ndërgjegjësojë sa më shumë qytetar për të ardhur në ndihmë dhe kontribuar në përballimin e kësaj situate.

“Dua t’i jap një super përshëndetje, atyre që kësaj here po vrapojnë për një kauzë. Unë kam zgjedhur kauzën time dhe ata që më kanë mbështetur për rindërtimin e shtëpive që u dëmtuan nga tërmeti, janë bërë pjesë e kauzës time. Dua t’i falënderoj ata, por të përshëndes këdo kauzë tjetër. Pashë disa që po vrapojnë për refugjatët. Një super kauzë që gjithë organizatat e OKB-së po bëjnë. Pashë disa aktivistë të tjerë për tema ekologjike, për emergjencën e klimës, për të mbjellë më shumë pemë, për të ruajtur një specie në zhdukje.  Ka edhe nga ata që po vrapojnë thjesht për qejf dhe gallatë. Nuk ka rëndësi nëse po vraponi për qejf apo për një kauzë, mirëserdhët në Maratonën e Tiranës në Edicionin e katërt”, tha Veliaj.

Më tej ai theksoi se këtë vit Maratona vjen me një itinerar panoramik dhe që reklamon zonat më të bukura të Tiranës urbane dhe Parkut të Liqenit Artificial. Gjithashtu ai shtoi se gara të tilla sportive i japin qyteti frymëmarrje, ndaj dhe theksoi se qytetarët e kanë vet në dorë ta bëjnë qytetin më të mirë dhe më të jetueshëm falë angazhimit në sport. 

“Këtë vit kemi bërë një miks fantastik, midis zonës urbane të Tiranës. Për t’i treguar edhe pak turistëve ndryshimet në Tiranë, por e kemi miksuar edhe me një pjesë tjetër që është pjesa e Parkut të Tiranës, ku shumë shpejt do të fillojmë stinën tonë të mbjelljeve.  Kështu që shpresoj shumë që do të na bashkoheni, secili të mbjellë një pemë për një ditëlindje për një përvjetor. Për të përkujtuar një njeri të dashur, për fëmijët e tyre. Sot është një ditë që qyteti merr frymë. Kemi ndaluar makinat nga qendra e qytetit. Është në mënyrë për të kujtuar që në fakt për miliona vite njerëzimi ka ecur dhe ka vrapuar, vetëm në 100 vitet e fundit rri te një makinë metalike duke pritur në trafik. Kështu që është një kthim në origjinë për t’u investuar në më shumë shëndet. Qyteti ka asete plot, ka ndërtesa, pemë, sheshe. Aseti numër 1 janë njerëzit, njerëzit. Qytete pa sheshe dhe pa Pazar, ka, por nuk ka qytete pa njerëz. Ndaj shpresoj shumë që t’i kemi sa më të shpeshta këto aktivitete, ditët pa makina dhe një moment ku Tirana jonë të mbushet me oksigjen dhe të investojmë për qytetin e ëndrrave tona”, shtoi Veliaj.

Ora 07:41
Maratona e Tiranës/ Ja si do të devijohet qarkullimi i automjeteve/ HARTA

Bashkia e Tiranës informon qytetarët se kufizimi i qarkullimit të automjeteve, por edhe i parkimit të tyre, në segmentet ku do të zhvillohet Maratona e Tiranës do të fillojë në datën 12 Tetor deri në 13 Tetor, nga ora 09:00 të datës 12 Tetor deri në orën 14:00 të datës 13 Tetor.

Gara është e organizuar në dy kategori: Tirana10K dhe Half Marathon 21 Km, të cila do të përshkruajnë thuajse të njëjtin itinerar. Starti ndryshe nga vitin e kaluar kësaj here do jetë në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas, vrapuesit e të dyja kategorive do të kalojnë në Rr. “Ded Gjo Luli” - Rr. “Kavajës” - Rr. “Ibrahim Rugova” - Shëtitorja “Lasgush Poradeci” - Shtegu i Biçikletave te Parku i Liqenit - Rr. “Lek Dukagjini” - Sheshi “Nënë Tereza” - Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” - Rr. “Gjergj Filipi” - Rr. “Papa Gjon Pali II” - Bulevardi “Bajram Curri” - Rr. “George W. Bush” - Rr. “Abdi Toptani”  dhe për të arritur finishin, që sërish do jetë Sheshi “Skënderbej”.

Kategoria Tirana 10K do ta përshkojë këtë itinerar vetëm një herë, ndërsa Half Marathon 21 Km do ta përshkojë dy herë, plus 1 mijë metra më shumë në rrugën e “Kavajës”. Itinerari do të përshkruajë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artistiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.

Kufizimi i qarkullimit (dhe i parkimit) të automjeteve do të bëhet si më poshtë:

• Ndalohet qarkullimi në sheshin "Nënë Tereza" duke vazhduar në gjithë bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri në lulishten "Këshilli i Europës", nga ora 09:00 deri në orën 12:00 të datës 12 Tetor 2019. Në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar. pezullohet sensi dalës për në këtë rrugë.

• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:

a) Në rrugët "Lek Dukagjini", "Ibrahim Rugova", "Abdyl Frashëri" dhe "Papa Gjon Pali II;

b) Në kryqëzimin e rrugës "Abdyl Frashëri" me rrugën "Ibrahim Rugova", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Abdyl Frashëri" me dalje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

c) Në kryqëzimin e bulevardit "Bajram Curri" me rrugën "Ibrahim Rugova", drejtim i detyruar djathtas.

d) Në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova", drejtim i detyruar djathtas.

e) Në kryqëzimin e rrugës "Ismail Qemali" me rrugën "Papa Gjon Pali II, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Ismail Qemali" me dalje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

j) Në kryqëzimin e b.l.v. "Zhan D'Ark" me urën e rrugës së "Elbasanit", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e b.l.v."Zhan D' Ark" me dalje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". 1.1. Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjës urbanë do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe sheshit "Nënë Tereza", sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar si më poshtë:

• Linja Nr 1/A “Selitë-Kristal-Qendër –Stacioni i Trnit-Allias dhe  1/B"Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijon te “Myslym Shyri” detyrues djathtas për të vazhduar te “Ibrahim Rugova”- b.v.l “Gjergj Fishta”.  Pjesa tjetër e linjës devijon te (Ministria e  Drejtësisë) nga "Zogu 1"drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te "Dervish Hatixhe" dhe rr "Barikadave".

• Linja Nr. 2 "Teg- Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik- Ish Stacioni i Trenit" devijon te sheshi "Uillsin".

• Linja Nr. 3 "Kashar-Yzberisht-Qendër" devijon në "unazën e mesme" te sheshi Mustafa Qemal Ataturku" (21 Dhjetori) dhe sheshi "Karl Topia" (Zogu i Zi).

• Linja Nr. 4 "Qendër - QTU - Megatek - City Park" devijon duke u kthyer te sheshi "Karl Topia" (Zogu i Zi).

• Linja Nr. 5 /A "Ish Kombinati i Autotraktorëve - Qendër" devijon duke u kthyer te ura e rrugës "Elbasanit".

• Linja Nr. 5 /B "Institut - Qendër" devijon duke u kthyer te sheshi "Karl Topia" (Zogu i Zi).

• Linja Nr. 8 "Ish Stacioni i Trenit - Qendër - Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium - Teg" devijon në kryqëzimin e rrugës së "Elbasanit" detyruese majtas për të vazhduar në rrugën "Ismail Qemali" - "Papa Gjon Pali II" - b.l.v "Bajram Curri" - "Elbasanit".

• Linja Nr. 9 "Qyteti Studenti - Jordan Misja" devijon në kryqëzimin e rrugës së "Elbasanit" detyruese majtas për të vazhduar në rrugën "Ismail Qemali" - "Papa Gjon Pali II" - b.l.v "Bajram Curri" - "Elbasanit". Pjesa tjetër e linjës devijon te (Ministria e Drejtësisë) nga "Zogu 1" drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te "Dervish Hatixhe" dhe rr. "Barrikadave".

• Linja Nr. 10/A "Materniteti i Ri - Qendër - Ish Fusha e Aviacionit" devijon te ura e rrugës së "Elbasanit" dhe pjesa tjetër te rruga e "Kavajës" te "Kisha".

• 10/B "Qendër - Mihal Grameno - Qendër" devijon te ura e rrugës së "Elbasanit".

• Linja Nr. 12/A "Uzina Dinamo e Re - Sharrë" devijon në "unazë të mesme" te kryqezimi i sheshit "Mustafa Qemal Ataturku" (21-dhjetori) duke vazhduar në sheshin "Karl Topia" (Zogu i Zi) - "ish-stacioni trenit" dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën "Reshit Petrela".

• 12/B "5 Maji - Sharrë" devijon në "unazë të mesme" në kryqëzimin e sheshit "Mustafa Qemal Ataturku" (21-dhjetori) dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën "Ferit Xhajko".

• Linja Nr. 13 "Tirana e Re" devijon te sheshi "Uillson" dhe te (Ministria e Drejtësisë) nga "Zogu 1" drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te "Dervish Hatixhe" dhe rr. "Barrikadave".

• Linja Nr. 14 "Unaza" të devijojë te ura e rrugës së "Elbasanit dhe ura e rrugës "Sami Frashëri" (drejtoria policisë).

• Linja Nr. 15 "Kombinat - Kinostudio të devijojë te rruga e "Kavajës" te "Kisha ortodokse" dhe pjesa tjetër në rrugën e " Dibrës" në kryqëzimin me "Unazën e Vogël" detyruese drejt (prapa TOB).

1.1 Linjat "ndërqytetëse ushqyese" të Kamzës dhe Vorës do devijojnë në sheshin "Karl Topia".

1.2. Ndalohet qarkullimi në sheshin "Nënë Tereza" duke vazhduar në gjithë bulevardin "Dëshmorët e Kombit", rruga "Gjergj Filipi", rruga "Dervish Hima" duke lejuar hyrjen nga rruga "Faik Konica", rruga "Papa Gjon Pali II", "Ismai Qemali" nga kryqëzimi me rrugën e "Elbasanit" deri "Ibrahim Rugova". Segmenti rrugës së "Elbasanit" nga kryqëzimi i rrugës "Arben Broci" te ura e "Elbasanit", segmenti i bulevardit "Bajram Curri" nga kryqëzimi me urën "Sami Frashëri" (Drejtorisë së Policisë) deri te ura e rrugës së "Elbasanit”, ura e rrugës së “Elbasanit", bulevardi "Zhan D'Ark" nga kryqëzimi me urën e rrugës "Ali Demi" deri te ura "Sami Frashëri" (Drejtorisë së Policisë), rruga "George Ë. Bush", rruga "Abdi

Toptani", segmenti i "Unaza e vogël" nga kryqëzimi me rrugën e " Dibrës" deri tek "Zogu I" rruga "Ded Gjon Luli", segmenti i rrugës së " Kavajës" nga kryqëzimi me "Ded Gjon Luli" deri me "Muhamet Gjollesha", rruga "Ibrahim Rugova", segmentit të rrugës "Adem Jashari" dhe rruga "Lek Dukagjini", nga data 13 Tetor 2019 nga ora 05:00 deri ne orën 14:00. Ne te gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, pezullohet sensi dalës për nga këto rrugë.

• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese si më poshtë:

a) Në "Unazën e Mesme" përveç segmentit të b.l.v. "Bajram Curri" nga ura e "Drejtorisë së Policisë" deri tek "Rruga e Elbasanit". "Luigj Gurakuqi", e "Dibrës", "E Barrikadave", "Zogu 1" nga kryqëzimi me "Unaza e Mesme" deri te rruga "Fortuzi", "E Durrësit" nga rrethrrotullimi "Karl Topia" deri te "Mine Peza", "E Kavajës" nga "ura teknologjike" deri "21 Djetori", "Myslym Shyri" nga kryqëzimi me rrugën "Muhamet Gjollesha" deri tek "Sami Frashëri", "Vaso Pasha", "Ismail Qemali" nga kryqëzimi me rrugën "Vaso Pasha" deri tek "Sami Frashëri", "Abdyl Frashëri" nga kryqëzimin me sheshi "Uillson" deri tek "Vaso Pasha".

b) Në kryqëzimin e rrugës "E Elbasanit" me rrugën "Ismail Qemali", në drejtim të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Ismail Qemali" me dalje nga rruga "Papa Gjon Pali II".

c)​Në kryqëzimin e rrugës së "Elbasanit" dhe B.l.v. "Zhane D'Ark" me urën e Elbasanit" drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.

d) Në kryqëzimin e rrugës "E Barrikadave" me rrugën "E Dibrës", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e "Unazës së Vogël" me dalje në rrugën "Zogu 1".

e) Në kryqëzimin e rrugës "Zogu 1" me rrugën "Fortuzi", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Zogu l" me dalje në "Unazën e vogël".

f) Në kryqëzimin e rrugës "E Durrësit" me rrugën "Mine Peza", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "E Durrësit" me dalje në rrugën "Unazën e Vogël"

g) Në kryqëzimin e "21 Dhjetori", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së "Kavajës".

h) Në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Sami Frashëri", drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Myslym Shyri" me dalje në rrugën "Ibrahim Rugova".

i) Në kryqëzimin e "urës së policisë" drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e b.l.v "Bajram Curri" me dalje në rrugën "Ibrahim Rugova".

j) Në kryqëzimin e rrugës "Pjetër Bogdani" me rrugën "Vaso Pasha", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Pjetër Bogdani" me dalje në rrugën "Ibrahim Rugova".

k) Në kryqëzimin e rrugës "Abdyl Frashëri" me rrugën "Vaso Pasha", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Vaso Pasha" me dalje në rrugën "Ibrahim Rugova".

I) Në kryqëzimin e rrugës "Adem Jashari", drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën "Ibrahim Rugova".

m) Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

• Linja Nr. l/A"Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias" dhe l/B"Kodra e Diellit 2 - Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" devijon ng b.l.v. "Bajram Curri" (pranë urës së policisë) detyruese djathtas për në rrugën "Sami Frashëri". Pjesa tjetër e linjës devijon nga "Zogu 1" drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te "Dervish Hatixhe" dhe rr "Barrikadave" në kthim.

• Linja Nr. 2 "Teg - Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni i Trenit" devijon te sheshi "Uillson".

• Linja Nr. 3 "Kashar-Yzberisht-Qendër" devijon në "unazën e mesme" te sheshi Mustafa Qemal Ataturku" (21 Dhjetori) dhe sheshi "Karl Topia" (Zogu i Zi).

• Linja Nr. 4 "Qendër - QTU - Megatek - City Park" devijon duke u kthyer te sheshi "Karl Topia" (Zogu i Zi).

• Nr. 5 /A "Ish Kombinati i Autotraktoreve - Qendër" devijon te Ura e "Brrylit" në b.l.v. "Bajram Curri" detyruese djathtas për të vazhduar në rrugën "Konti Leopold Bertold".

• Linja Nr. 5 /B "Institut - Qendër" devijon duke u kthyer te sheshi "Karl Topia" (Zogu i Zi)

• Linja Nr. 6 "Laprakë" devijon nga "Zogu I" drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te "Dervish Hatixhe" dhe rr "Barrikadave" në kthim.

• Linja Nr. 8 "Ish Stacioni i Trenit - Qendër - Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium - Teg" devijon te rruga "Elbasanit" rrethrrotullimi "Qyteti Studenti".

• Linja Nr. 9 "Qyteti Studenti” – “Jordan Misja" devijon nga "Zogu I" drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te "Dervish Hatixhe" dhe rr."Barrikadave" kurse pjesa tjetër e linjës në rrugën e " Elbasanit" të rrethrrotullimi "Qyteti Studenti".

• Linja Nr. 10/A "Materniteti i Ri - Qendër - Ish Fusha e Aviacionit" devijon te ura "Ali Demi".

• 10/B "Qendër - Mihal Grameno -Qendër" devijon te rruga "Petro Nini Luarasi" pranë Shkollës së Baletit.

• Linja Nr. 12/A "Uzina Dinamo e Re - Sharrë" devijon në "unazë të mesme" te kryqëzimi i sheshit "Mustafa Qemal Ataturku" (21-dhjetori) duke vazhduar në sheshin "Karl Topia" (Zogu i Zi) - "ish-stacioni trenit" dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën "Reshit Petrela".

• 12/B "5 Maji - Sharrë" devijon në "unazë të mesme" te kryqëzimi i sheshit "Mustafa Qemal Ataturku" (21-dhjetori) duke vazhduar në sheshin "Karl Topia" (zogu i zi) - "ish-stacioni trenit" dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën "Ferit Xhajko".

• Linja Nr. 13 "Tirana e Re" devijon te sheshi "Uillson" dhe pjesa tjetër nga "Zogu 1" drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te "Dervish Hatixhe" në kthim.

• Linja Nr. 14 "Unaza" të devijojë te ura "Ali Demi" dhe ura e rrugës "Sami Frashëri" (Drejtoria e Policisë).

• Linja Nr. I5 "Kombinat - Kinostudio të devijojë te sheshi "Mustafa Qemal Ataturku" (21 dhjetori") detyruese djathtas për të vazhduar në rrugën "Muhamet Gjollesha" - b.l.v. "Gjergj Fishta – “Ura teknologjike" dhe pjesa tjetër në rrugën e "Dibrës" në kryqëzimin me "Unazën e Vogël" detyruese drejt (prapa TOB).

• Linjat "ndërqytetëse ushqyese" të Kamzës dhe Vorës do devijojnë në sheshin "Karl Topia".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?