Politikë
Top 24

Marrin mandatin 5 kandidatë nga PD e LSI, zyrtarizohet zëvendësuesja e Lulzim Bashës

11 Mars 2019, 07:58| Përditesimi: 11 Mars 2019, 18:44

  • Share

Rritet numri i opozitës parlamentare pas dorëheqjes në bllok të PD-së, LSI-së dhe aleatëve të djathtë nga Kuvendi i Shqipërisë. Deri më tani numri i opozitarëve në Parlament, është 14, dhe pritet të rritet me kandidatë të tjerë që pritet të pranojnë mandatin e deputetit.

Siç ishte paralajmëruar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin 5 kandidatëve nga listat vijuese në zgjedhjet e 2017-ës të PD-së dhe LSI-së, që deri më tani kanë pranuar mandatin e deputetit.

Kështu opozitës së re, i shtohen nga sot edhe emrat e Lefter Maliqit, Majlinda Halilit, Edlira Hysenit, Ediola Brahës dhe Elda Hotit. Sot do t'i jepej mandati edhe Ligoraq Karamelos, po për shkak të një problemi me relacion teknik, KQZ e shtyu për ditën e nesërme kalimin e mandatit.

3 deputetë të rinj janë nga LSI, pasi Edjola Braha mori mandatin e Vangjel Tavos, Elda Hoti të Vitkor Tushës dhe Edlira Hyseni të Nora Malajt. Dy të tjerë që morëm mandatin vitin nga lista e PD-së. Lefter Maliqi mori mandatin e Astrit Veliajt, ndërsa Majlina Halilaj mandatin e Lulzim Bashës.

Më herët pranuan mandatin dhe u betuan në Kuvend edhe katër emrat nga listat e LSI-së; Ylli Shehu, Enver Roshi, Edmond Rrushaj dhe Aurora Mara.

Ndërkohë që nesër KQZ i dorëzon mandatin edhe kandidatit nga lista e PD-së në qarkun e Kukësit, Alban Zeneli, i cili sot dorëzoi formularin e vetëdeklarimit. Së bashku me Lefter Kokën nga LSI, Mylsim Murrizin dhe Rudina Hajdarin nga PD, opozita e re në Kuvend, pas djegies së mandateve në bllok nga PD-LSI dhe aleatët e djathtë, tashmë jo parlamentarë, shkon deri më tani në 14 deputetë. 

Pas djegies së mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së në Kuvend po formohet një opozitë e re, pasi një pjesë e emrave nga listat e këtyre partive kanë dalë kundër vendimeve të grupeve duke pranuar mandatin. 

Kandidatët që morën sot mandatin;

Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja
Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja
Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Lulzim Bashes nga PD-ja
Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja
Elda Hoti-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja
Ediola Braho-qarku Gjirtokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja

 

KQZ thekson se 16 kandidatë nga listat vijuese nga PD dhe LSI-ja nuk kanë pranuar që të marrin mandatin duke bërë që procedura të vijojë për emrat e tjerë deri në fund të listës.

U digjet mandati pasi nuk e pranuan;
Taulant Zeneli-PD
Sindi Daiu-PD
Nada Krypa-PD
Erisa Xhixho-LSI
Elizabeta Kurti-PD
Denisa Vata-PD
Dritan Hylli-LSI
Mirela Dragoni Tabaku-PD
Gerti Bogdani-PD
Barbara Doda-PD
Ina Haxhija-PD
Sokol Dervishaj-LSI
Arben Ristani-PD
Matilda Qurku-PD
Flamur Noka-PD
Klevis Balliu-PD

Ndërkohë që në mbledhjen e sotme, janë regjistruar edhe katër parti të reja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.  Mes partive që kanë dorëzuar dokumentacionin për t'u regjistruar në zgjedhje është edhe Partia Kombëtare Konservatore Albania e drejtuar nga Kujtim Gjuzi, i cili gjithashtu ka deklaruar se do të pranojë mandatin e deputetit nga listat e PD-së. Partitë e tjera që janë regjistruar janë; Partia Uniteti Kombetar, Partia Socialiste e Moderuar,  Partia Emigracioni Shqiptar.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • cuni nga Blloku: 11/03/2019 20:51

    Keni Lorenc Dana nga Vlora, i LSI-pd, i cili nuk e ka mor t'mesmen. osht goti me mor mandatin. po e ble Rama pasi e ka dit qa nuk e ko shkolln e mesme. ia ka shti n'menje Ulsi Manja

    Përgjigju
  • Raul: 11/03/2019 17:10

    Shyqyr qe qenka zevendesuar gjithollog'ja Nora by****rrja se na e kishte neveritur ekranin me ate surratin e salduar me 2 gisht krem

    Përgjigju
  • Honglateri: 11/03/2019 15:33

    Po i thahet fare Monokes po rrudhet dhe fishlet pa Lköudj bib**ushi nga shal ngjitur po behet shal***erdhyer

    Përgjigju
  • Hysa: 11/03/2019 09:59

    zevendesimi i mandateve Drejtohet nga kryetari bi KQZ i cili eshte perfaqesues i PD se )Bashes)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?