Kryetari i Partisë Demokratike përfshiu sot edhe konsulentin e tij Chris LaCivita në projektin e shpallur të zhbërjes së reformës në drejtësi, me motivin që e cilësoi “depolitizimi i drejtësisë”.
“LaCivita është i vendosur për depolitizimin e drejtësisë. Shqiptarët 15 vite për një vendim. Mbi 200 mijë dosje që presin. Është shkelur e drejta elementare. Nuk është normale që prokurori të kontrollojë gjyqtarin. Këta nuk përmendin njëherë se qytetari shqiptar mbeti pa proces gjyqësor”, tha Berisha.
Berisha, i pandehur për korrupsion për aferën non grata, doli kundër kërkesës së kreut të SPAK, Altin Dumani për rikandidimin e prokurorvë të posaçëm. Berisha deklaroi se ata duhet të shkojnë me detyra atje ku caktohen dhe ishte kundër ndryshimeve kushtetuese që kërkoheshin për këtë rast. Por teksa nuk pranoi ndërhyrje në favor të SPAK, ai nënvizoi se do ndryshonte Kushtetutën për të mos lejuar prokurorët e SPAK të kontrollojnë dosjet e gjyqtarëve.
“A e dëgjuat sot, halli i mandatit. O zotëri, në qoftë se kryer detyrat në zbatim të ligjit, nuk mund të kesh frikë nga puna jote. Ja ku i ke kolegët e tu që kanë dhënë dënime me jetë, jo një, por disa, dhe i morët dhe i nxorët një nga një nga sistemi se dënuan kryebanditët e qeverisë dhe Partisë Socialiste.
Çfarë është kjo, të ndërrojmë Kushtetutën se ka frikë nga puna e tij? Jo mo, nuk ndërron Kushtetuta kurrë. Po, Kushtetuta do ndërrojë, do hiqet e drejta në mënyrë të prerë që prokurori të kontrollojë gjykatësin e dosjes. Kjo nuk ndodh në botë dhe ai ndryshim është urgjent. Po tjetër, për t’i zgjatur afatin, për t’i dhënë këtë apo atë, ta harrojë ai se ndryshon Kushtetuta për këtë.
Çfarë pësuan, na thuaj pak ku i ke dënimet tij? Prokuroria e krimeve të rënda ka dhjetëra dënime përjetë, kriminelë nga më të rrezikshmit, ku i ke ti? Nuk ke asnjë gjer sot se bën pazare. Ky është i fiksuar, në çdo takim kërkon, na ndryshoni Kushtetutën për karrigen time. Jo mor zotëri, nuk ndryshojmë Kushtetutën ne për karrigen tënde. Ti tregon se ke frikë nga puna që ke bërë. Pse ke frikë nga puna që ke bërë, ke qenë prokuror në Skap, do shkosh prokuror prapë diku tjetër, në qoftë se ke punuar, në qoftë se nuk ke punuar, do përgjigjesh. Një e dy, ndryshoni Kushtetutën thotë….”, tha Berisha.
Gjithashtu paralajmëroi se me ribërjen e reformës në drejtësi nga PD pas 11 majit, do rikthehen edhe ata që ishin larguar nga sistemi padrejtësisht pse sipas tij kishin ndëshkuar krimet e socialistëve apo kishin dhënë dënime përjetë për bandat kriminale. Në këtë mënyrë ai paralajmëroi sërish rikthimin e gjyqtarit “sheik” Gjin Gjoni, ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla apo ish-prokurorit Arben Ndoja.
Berisha vijoi sërish me gënjeshtrat duke thënë se procesi i negociatave për Shqipërinë është bllokuar, por dukshëm ky është një 'fake news', pasi Shqipëria po mban sot konferencën e radhës ndërqeveritare me BE-në në Luksemburg për hapjen e grupkapitujve të tjera dhe vijimit të procesit të integrimit.
“Gjithë ky aktivitet antidemokratik i Edi Ramës, i Aleksandër Vuçiçit, jo vetëm i atyre, por edhe i të tjerëve, ka bërë që qeveria e re gjermane të dalë me një deklaratë me të cilën kthehet procesi i integrimit, mbetet në standby, në kuptimin që nuk mund të ketë zgjerim tjetër për reformimin e BE. Dhe këtë e kanë në sintoni me qeverinë franceze. Dhe kur këta dy faktorë bëhen bashkë, të garantoj se ai mur është i pakalueshëm. Ai kalohet vetëm duke plotësuar çdo kriter, çdo standard. Dhe të garantoj se atëherë bëhet plotësisht i kalueshëm. Nuk shkohet në BE me Taulant Ballën ministër, deputet. Ky i ka vënë të gjithë deputetët me dosje në mënyrë që të luftojnë për jetë ose vdekje për grabitje votash përndryshe shkojnë të gjithë në burg
Berisha akuzoi Ramën se po përdor bandat kriminale në fushatë elektorale në çdo qark për të mbledhur vota për kandidatë të caktuar për deputetë, duke përmendur edhe shembuj. Berisha hedh akuza se Suel Çela në Elbasan dhe Altin Hajri në Durrës, të dy nga arratia, por edhe Safet Bajri nga qelia, pas transferimit në Burgun e Reçit në Shkodër, po kryejnë krime elektorale për vota në favor të PS-së dhe i kërcënoi me ndryshime ligjore dhe dënim deri në 20 vite burg për krimin elektoral, që sipas tij “do i shtohen dënimeve të tjera’.
“Suel Çela po punon ditë e natë për të zgjedhur deputete të Ramës një Sara, Sara Mile. I thotë Rama atij se kontributi jot do matet me zgjedhjen e Sarës deputete në Elbasan. Po në Durrës, Gysi me nipin e Xhevdet Troplinit, nuk është Poja, por nipi i tij, bashkë me Gjushin, urithi i krimit dhe korrupsionit, rri në takime me malavitën, për të nxjerrë kandidat e deputet këtë apo atë deputet. I them këtij Troplinit, nipit të tij, bashkë me Altin Hajri, vazhdoni, por ta dini se krimi elektoral do cilësohet krim i rëndë me 20 vite burg, bashkë me të tjerat ta llogarisin vetë se sa bëhen. Ta dinë. Bashkë me Suel Çelën dhe të tjerët, që zbatojnë urdhrat e Edi Ramës, vend mbi tokë nuk keni. Emrat e tyre po shkojnë kudo. Po Ulziu çoi Bajrin në Reç për fushatë elektorale, që nga Reçi i ka çuar edhe dy-tre telefona për të drejtuar e dhënë urdhra për vota në Shkodër. I kemi çuar në Parlamentin Europian, në Strasburg, e ai tani na i thotë atij dua vota për Sarën, është e vërtetë, e kam në mesazh, në telefon. Mos luaj me zgjedhjet. Këta janë edhe në kërkim, Suel Çela dhe Altin hajri, kurse ky nipi i Troplinit nuk e di, do marrim informacion, ai kontrolloka aty në Durrës tani, qenka më i fuqishmi dhe komandoka, bashkë me Gjushin. I them Suel Çelës, apo Safet, sido që i kanë emrat, u them se vota juaj për Edi Ramën dhe deputetët e tij do ndëshkohet”, u shpreh kreu i PD-së.
Ajo që ra në sy në konferencën e sotme të kreut të selisë blu, ishte momenti kur teksa akuzonte qeverinë për krime elektorale dhe inskenime si rasti i Lushnjës për blerjen e votës me 500 euro, duke implikuar drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni dhe ish-kryepolicin Ardi Veliu si autorë të manipulimit, shfaqi edhe shenja harrese, pasi nuk po kujtonte dot datën e zgjedhjeve, 11 majin.
Komente

Ik mor plehre..antishqiptar
PërgjigjuKy ka rrjedhur.
PërgjigjuJo mor jo, ky ka qene dhe eshte i qarte ne cdo gje qe ben. Jemi ne qe kemi rrjedhur qe e mbajme gjalle me votat qe i japim
Ky ka pjerdhur fareeee !