Takimi i Komunitetit Politik Evropian, Rama publikon fotogalerinë me të gjithë liderët evropianë: Projekt që na bën bashkë

6 Tetor 2022, 07:26| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 13:21

  • Share

PRAGË- Ditën e sotme është mbajtur në Pragë takimi i Komunitetit Politik, ku u diskutua për ekonominë, sigurinë dhe situatën energjetike. Mes 5 folësve do të jetë kryeministri Edi Rama, presidenti Zelenksy, kryeministrja britanike Truss, kryeministri Store dhe kryeministri Fiala. Rama mbajti fjalën nga ora 13.30-13.40. Gjatë ditës së sotme pati takime bilaterale mes krerëve të vendeve të caktuara, sipas vullnetit të palëve.

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij në Komunitetin Politik Evropian u shpreh se ky është një moment kritik i cili e ka thelbin nga lufta në Ukrainë. Kreu i qeverisë vlerësoi komunitetin e politik evropian në aspektin e integrimit në BE.

“Ideja është që jemi në një moment kritik, prej luftës në Rusi. Dhe ky është një moment mundësie gjithashtu. Për të pyetur veten nëse jemi gati për të bërë gjënë e duhur, jo prej frikës, por sepse është gjëja e duhur. Edhe pse ideja e Komunitetit Politik Evropian është e tre shekujve më parë, fakti që kjo ide është rikthyer sot në këtë tavolinë është e rëndësishme, pasi ne duhet të jemi të aftë për të qenë të gjithë bashkë, pavarësisht nëse jemi ose jo aktualisht pjesë e BE.-  u shpreh Rama. 

Kryeministri u shpreh se nga agresioni rus mund të marrin mesazhin se Ballkani nuk mund të lihet vetëm njëlloj si në periudhën e pandemisë. Një tjetër problematikë që kreu i qeverisë ngriti në fjalën e tij ishte dhe largimi i të rinjve nga vendi i tyre nga bashkëpunimi i pakët me universitetet evropiane.

Edhe pse kam publikuar dje një editorial me Mark Rutte, ku sigurisht unë shpreha mbështetjen për këtë nismë, unë njëkohësisht dua të ndaj edhe frikën. Ballkani mund të lihet sërish vetëm, në çështjet e energjisë ku çmimet kanë prekur qiellin. Njëlloj siç u lamë vetëm në fushatën e vaksinimit gjatë pandemisë. Kam frike se të rinjtë tanë më të mirë, mund të largohen drejt universiteteve europiane për sa kohë universitetet tona në Ballkan nuk do jenë pjesë e bashkëpunimit dhe rrjetit evropian.- tha Rama. 

Më herët, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se komunitetit do t’i parashtrohet një propozim konkret lidhur me situatën në Ukrainë, krizën e klimës dhe situatën energjetike. Në një intervistë për Politico, Rama dhe kryeministri i Holandës Mark Rutte thanë se do të bëjnë çdo gjë për të ndihmuar Ukrainën dhe theksoi se nevoja për një kundërpërgjigje europiane të fortë, të vazhdueshme e të bashkuar është sot më e nevojshme se kurrë. 

Rama u shpreh ndër të tjerase të gjithë kanë nevojë për një platformë ku mund të takohen e të diskutojnë, janë apo jo anëtarë të BE-së. Një tjetër pikë që do të diskutojnë është si të punojnë për një sistem energjetik europian me efekte zero në klimë.

Nuk do të mbetet jashtë vëmendjes siguria kibernetike për t’u mbrojtur nga sulmet apo kërcënimet si dhe investimi për të rinjtë duke thënë se duhet nxitur bashkëpunimi midis universiteteve europiane.

 Agjenda e komunitetit politk europian

 

 

Ora 18:59
Rama publikon foton duke ngrënë nga Praga: Kur mbarojnë takimet edhe bufeja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të veçantë nga Praga, ku po mbahet takimi i Komunitetit Politik Evropian. Kreu i qeverisë në foto duket teksa po ha diçka, ndërsa thekson se bufeja tashmë është drejt përfundimit.

‘Kur mbarojnë takimet dhe ka mbaruar edhe bufeja’- shkruan kreu qeverisë.

Ora 13:28
Takimi i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shpresoj të mos ketë një krizë tjetër për të pasur një tjetër mbledhje

 

Nga Praga, kryeministri Edi Rama ka folur për Takimin e Komunitetit Politik Europian.

“Nuk është një ide e re, është ide e vjetër. Takimi do të vazhdojë dhe shpresoj të ndërtojmë diçka për njerëzit tanë. Kjo ide rilindi pasi pati një krizë, shpresoj të mos ketë një krizë tjetër për të pasur një tjetër takim” tha Rama.

Ora 12:30
Borrell: Në Pragë po krijojmë një rend të ri, pa Rusinë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimi Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell tha para gazetarëve në Pragë se 44  liderët e vendeve evropiane do t’i dërgojnë një mesazh Rusisë, se do të krijohet një rendi ri, po pa të duke e cilësuar si një ‘Rusi e Putinit’.

 “Në takim do të bëhen përpjekje për të krijuar një rend të ri pa Rusinë. Kjo nuk do të thotë se ne duam ta përjashtojmë Rusinë përgjithmonë, por kjo Rusi, Rusia e Putinit, nuk ka vend”, u tha Borell gazetarëve në Pragë. Ky është sinjali që duam të dërgojmë, se fatkeqësisht nuk mund të ndërtojmë një rend sigurie me Rusinë. Rusia është e izoluar... Nuk keni vend, të gjithë të tjerët janë këtu”,  u shpreh Borell.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 07/10/2022 09:15

    Mos ia lësho Vucicit, mbaja o Edvin shkjau shqipfolës, mbaja

    Përgjigju
  • Viza: 06/10/2022 19:11

    Hiqni vizat e punes per Ballkanin Perëndimor

    Përgjigju
  • Anxhi: 06/10/2022 14:25

    Shpresoj te behet dicka per krizen energjitike ne menyre qe ta perballojm sic duhet dimirin

    Përgjigju
  • Leda: 06/10/2022 14:25

    Kjo mbledhje esht teper e nevojshme tani qe kriza energjitike po behet problem per vendet tona. Vetem fal keto samiti do mund te gjejm nje zgjidhje

    Përgjigju
  • Ardit: 06/10/2022 14:25

    Ne takime te tilla nuk kane vend ato qe nxisin luften dhe dhunen

    Përgjigju
  • Beni: 06/10/2022 14:23

    Nga ky samit besoj do te gjendet zgjidhje e problemeve qe po hasin vendet tona kohet e fundit

    Përgjigju
  • Odi: 06/10/2022 14:22

    Ndodhemi ne nje situat te vsshtir per momentin sic eshte ajo e krizes energjitike dhe shpresoj qe pas kesaj mbledhje te gjendet nje zgjidhje

    Përgjigju
  • Andi: 06/10/2022 14:22

    I prisnim keto mbledhje pasi do diskutohen ceshtjet me delikate te momentit

    Përgjigju
  • Altin: 06/10/2022 14:19

    Kenaqesi tju shohim neper mbledhje me vendet e Europes,ishalla kemi nje zgjidhje sa me te shpejte te problemeve qe kemi

    Përgjigju
  • marian: 06/10/2022 14:19

    presim lajme sa me te mira per vendin tone dhe per ukrainen shpresoj qe lufta atje te mbaroj sa me shpejte dhe te merren masa per rusine

    Përgjigju
  • xeni: 06/10/2022 14:18

    krenar kur shikojme qe po perfaqesohemi nga nje lider si juve e dim qe keto kriza qe po kalojme do ja dalim mjaft mir

    Përgjigju
  • Teo: 06/10/2022 14:17

    Nder per ne te perfaqesohemi nga ju Edo,ishalla kemi zgjidhje sa me te shpejte per kete situate te veshtirr qe po kalojme

    Përgjigju
  • Henri: 06/10/2022 14:17

    Ishalla kemi lajme pozitive nga kjo mbledhje

    Përgjigju
  • silvana: 06/10/2022 14:00

    te tilla samite i bejn mire vendit per tu zhvilluar shume me shume

    Përgjigju
  • Klevi: 06/10/2022 13:57

    Situata energjitike eshte ajo me shqetesuesja per momentin dhe takime te tilla jan ato qe mund ti japin zgjidhje ne grup

    Përgjigju
  • ines: 06/10/2022 13:54

    dhe ne shpresojme qe nga kjo mbledhje te degjojme vetem gjera te mira

    Përgjigju
  • sokoli: 06/10/2022 13:51

    je danoc ti o kampion te ftojne ty se je me i miri ne ballkan

    Përgjigju
  • ylli: 06/10/2022 13:49

    me mire do te jete dhe ishalla i jepet nje zgjidhje problet te energjis elektrike pasi eshte nje problem i madh sidomosnper vendet e europes

    Përgjigju
  • Gerta: 06/10/2022 13:49

    E ku ka me mire se ta shohesh shqiperine ne samite te rendesishme krah per krah lidereve te europes.

    Përgjigju
  • klea: 06/10/2022 13:49

    uroj qe ky takim te shkoje sa me mire dhe te degjojme fjale pozitive

    Përgjigju
  • Altea: 06/10/2022 13:48

    Ishalla shkon mir cdo gje dhe sic duhet sot

    Përgjigju
  • Luan: 06/10/2022 13:47

    Pse behet kjo dhe pse eshte shqiperia ketu? Eshte sepse imazhi i shqiperise ka ndryshuar dhe kur ajo permendet nuk krahasot me kallashnikove dhe tritole por me bregdete dhe zona turistike fantastike.

    Përgjigju
  • Dori: 06/10/2022 13:47

    Sa mir qe merrni pjes ne mbledhje me kaq rendesi per ne suksese sot

    Përgjigju
  • titi: 06/10/2022 13:47

    ky takim eshte menduar te behet para pandemis por eshte shtyhet dhe prej saj por me mire qe po behet tani se me duket me nire nese perjashtojn rusin

    Përgjigju
  • Klei: 06/10/2022 13:46

    Shpresoj qe cdo gje te shkoj me sukses ne mbledhjen e sotshme suksese

    Përgjigju
  • Alban: 06/10/2022 13:46

    Respekte per Kryeministerin qe e perfaqeson denjesisht shqiperine ne te gjithe samitet qe mbahen ne Europe dhe jo vetem.

    Përgjigju
  • tosi: 06/10/2022 13:46

    besoj se me miredo te jet pa rusin pasi krijon shume konflikte te kota

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 06/10/2022 10:09

    Edi Rama je legjend. Une e kam fotografine e Edit te filxhani i kafes (te zyra ne ministri) ne menyre qe te me sjelli buzeqeshje qysh ne mengjes. Edhe cfare se jam mashkull… nuk kam turp te them se ti me ben te ndihem mire. (Me fort me komente servile ju supaxhinjt e tjere se per ndryshe do u’a nderpresi supen Athina. Me shume, qe turkoshqiptaret te mendojn se qeveria Rama zbaton fushate me komente ne portale lajmesh. Poashtu, kujdes me arrogancen ne forume se jeni demaskuar rende kur debatoni mbi historine e Camerise. Nuk mjafton te shtireni si shqiptare… duhet te jeni me bindes.) Efharisto

    Përgjigju
    • Kryesupaxhiu i Athines me IP ndryshe: 06/10/2022 13:07

      E mire sufllaqja e qeverise? (Mos harroni komente te tilla ju supaxhinjt e mi.)

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?