Politikë

Sot mblidhet Këshilli Bashkiak për Veliajn, Rada për Report TV: PS duhet të kishte ndjekur rrugë të tjera para kërkesës për shkarkim! PD, e vonuar me kandidatin (VIDEO)

23 Shtator, 09:30| Përditesimi: 23 Shtator, 15:48

  • Share

Gazetari Ardit Rada komentoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që pritet të mbahet pasditen e së martës për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një intervistë për emisionin “Shtypi i ditës dhe ju”, Rada tha se socialistët do të duhej që të kishin ndërmarrë hapa të tjerë përpara se të arrinin në këtë vendim. Ai tha se nuk dihet nëse Veliajt t’i jetë kërkuar që të japë dorëheqjen para këtij vendimi. Sipas Radës, Veliaj është treguar tolerant deri më tani.

“Vendimi vjen si rrjedhojë e mungesës së gjatë të kryebashkiakut në detyrë por duhet thënë edhe si pasojë e dështimit të mekanizmave që qeveria gjeti për të plotësuar këtë boshllëk. Njëherë u emërua një kryetare, më pas erdhën 4 administratorë nga radhës e zv.ministave për rolin e kryebashkiakut dhe pasi u pa si duket se Tirana duhet të shkonte në zgjedhje të parakohshme bashkë me 5 bashki të tjera, u vlerësua të zgjidhej në këtë mënyrë. Rama në Asamble nuk është se fajësoi punën e Veliajt apo pati kritika për të, sesa pati për afatet e stërzgjatura të sistemit gjyqësor. Me të njëjtat standarte është dhe gjyqi i Metës por për shkak se Veliaj mban një pozicion publik tepër të lartë është më i ndjeshëm dhe evidente kjo vonesë e gjatë në hetime dhe gjykime ndaj personit në fjalë. Mendoj se PS, para se të shkonte drejt këtij vendimi, duhet të kishte konsumuar rrugë të tjera sepse ne nuk dimë që lidershipi i PS t’i ketë kërkuar publikisht apo privatisht dorëheqjen Veliajt. Si rrugë nuk është konsumuar. Nuk dimë që t’i jetë kërkuar dorëheqja dhe të ketë refuzuar. Kemi një sjellje tolerante Veliajt ndaj PS që i gjendur në këto rrethana që është ka shmangur përplasjet e mundshme. Që te emërimi i zonjës Ristani, Veliaj paralel emëroi zonjën Goxhaj. Ishte po Veliaj që u tërhoq nga emërimi me pretendimin se nuk ishte në dijeni të vendimit të kryeministrit. Gjithashtu kemi rastet kur Veliaj ka ankimuar këtë vendim të maxhorancës as në Kushtetuese apo gjykatë administrative. Do ta bëjë në vijim se mund t’i vijë në ndihmë kauzës së tij me drejtësinë por mund ta kishte bërë edhe më para se dy javë. Rama ka kërkuar shkarkimin dhe mund ta kishte bërë me shpresën se gjykata të pengonin këtë mbledhje të këshillit”, u shpreh Rada.

Rada thotë se opozita nuk duhet të marrë pjesë në mbledhje, duke qenë se ajo shpeshherë ka artikuluar se betejën me kryebashkiakun e ka fituar, përderisa ai ndodhet pas hekurave.

“Unë personalisht kam bërë thirrje që opozita të mos marrë pjesë në këshill sepse e ka fituar betejën me Veliajn, ai pas hekurave. Nga ana tjetër, Tirana po shkon në zgjedhje të parakohsnme ashtu siç ka kërkuar. Dhe s’ka arsye që të bëhet vegël e vullnetit të kryeministrit nëse nuk do të kishte moral politik në këtë histori. Mund ta linin socialistët ta finalizonin vetë. Në të kundërt, edhe opozita t’i bindet vullnetit të Ramës dhe t’i japë një dorë vendimit politik të Ramës e PS. Sot këshilli do të propozojë me siguri shkarkimin e Veliajt, që i shkon më pas këshllit të ministrave. Procedura nuk është e lehtë se është precedent ligjor. Në radhë të parë këshilli duhet të verifikojë se Veliaj ka 7 muaj që nuk është në krye të bashkisë. Pjesa më interesante e mbledhjes së këshillit është mënyra e votimit, a do votojnë fshehtë apo hapur. Besoj se është menaxhuar tepër mirë. “, shtoi ai.

Ai tha se kandidatura e Ogerta Manastirliut nga socialistët nuk është surprizuese për faktin se ka qenë një ndër emrat më të diskutuar që kur Rama drejtonte bashkinë. Ai e vlerësoi pozitivisht si kandidate, duke përmendur edhe kohën e vështirë gjatë Covidit kur ajo drejtonte ministrinë e Shëndetësisë. Më tej, Rada se PD është e vonuar në publikimin e emrit me të cilin do të kandidojë për bashkinë, ndërsa kundërshtari ka tashmë dy javë që e ka bërë këtë gjë.

“Mendoj se PD është shumë e vonuar, ka dy javë që kundërshtari ka shpallur kandidaten. Ndërkohë që ne nuk dimë datën se kur do i shpallë presidenti zgjedhjet e prakohshme, mund ta kapë opozitën në befasi dhe t’i japë vetëm hapësirën 30 ditore për fushatën dhe opozita ndërkohë nuk ka kandidatin. Nuk është problemi se nuk kanë kandidatin e Tiranës por s’kanë edhe në bashki të tjera. Nga ana tjetër s’dimë formën se si do ta nxjerrë kandidatin. Kemi parë primaret që zhvillonte PD, në gjykimin tim kanë qenë të dështuara duke marrë parasysh akuzat dhe kundërakuzat. Kështu  që Berisha të paktën do na tregonte formën se si do ta zgjedhin, në bazë kriteresh, në këshillim me aleatët. “, shtoi gazetari.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?