TIRANË- Pas më shumë se 4 vite e gjysmë, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka hapur dyert dhe për herë të parë në skenën e rikonstruktuar janë ngjitur dy yje të rangut botëror, si Ermonela Jaho dhe Placido Domingo,. të cilët kanë interpretuar dhe kanë marrë duatrokitje disa minutëshe nga të pranishmit. Mbrëmja gala nisi me një dokumentar për historikun e TKOB dhe çfarë ka ndodhur që nga dita kur nisi rikonstruksioni. Report Tv është i pranishëm me anë të gazetares Dhurata Hamzai, e cila tha se artistët kanë shprehur emocionet për Operan e re duke kujtuar sfidatat mbi 20-vjeçare në kushtet e mëparshme. Ermonela Jaho është shprehur se TKOB tashmë nuk ka asnjë ndryshim me operat botërore. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama me bashkëshorten e tij, Linda Rama, të cilët janë pritur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Në kuadër të masave kufizuese të pandemisë COVID-19, ata që të marrin pjesë në mbrëmjen gala kanë treguar certifikatën e vaksinimit ose një test negativ PCR të 48 orëve të fundit. Ndërkohë që mbajtja e maskës është e e detyrueshme.
Rikonstruktimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ka nisur në janar të 2017 për t'iu nënshtruar kushteve më bashkëkohore dhe moderne. Në një intervistë për ‘Report Tv’, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka thënë se skena e teatrit është rikonceptuar me dy ballkonata, ndërsa është siguruar akustika maksimale. Projekti fillestar i rikonstruksionit është 1.2 miliardë lekë, por për arritjen e standardeve bashkëkohore është përdorur edhe buxhet shtesë.
Në mbrëmjen Gala, të mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, politika sicc e ka zakon shpesh në evenimente të tilla është përpjekur edhe këtë herë të 'vjedhë' vëmendje. Të shumtë kanë qenë politikanët e pranishëm në Teatër të cilët 'u kanë marrë skenën' artistëve.
Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar t’i qëndroi “besnik” stilit të tij, duke veshur një kostum spotiv. Pranë tij, dorë për dore, Linda Rama e veshur me të zeza, ka kombinuar një xhaketë fine dhe një fund të gjatë me tyl.
Me të zeza ka zgjedhur të shfaqet edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka veshur një kostum të zi. Ish-Zvëndësministrja e Brendshme, Rovena Kuko, në këtë mbrëmje Gala, veshi një fustan të bardhë dhe krijoi një kontrast mjaft interesant duke lyer buzët e kuqe. Në look-un e saj një element i cili ra në sy ishte kordelja që kishte vendosur ajo në flokët e saj.