Gongu i përfundimit të fushatës elektorale bie mesnatën e kësaj të premteje.
‘Është dita e fundit e ballafaqimit me të gjithë palëve para gjykimit të popullit sovran me votën tuaj të dielën në 11 maj. Ky është edhe mesazhi i fundit që dua tu përcjell shqiptarëve në Greqi, në Itali, Gjermani e me radhë ku ka zarfa që janë ende në shtëpi dhe ku ende ka kohë për tu bërë pjesë e takimit historik të 11 majit, për të takuar historinë së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që në 11 maj do të përcaktojnë pa asnjë ekuivok rrugën e fatit europian të vendit",- tha Rama.
‘Kjo do të jetë konferenca e imja e fundit si kryetar opozite sepse pas 12 majit kjo opozitë do të bëhet mazhroancë e vendit. Kjo është ndjesia më reale, por në mënyrë më të frishme e ka ndjerë Edi Rama",- tha Berisha.
Para se të thonë fjalën e fundit në mitingjet përmbyllëse, krerët e dy partive të mëdha, Edi Rama dhe Sali Berisha adresuan një mesazh për emigrantët.
“Kush e ka zarfin në shtëpi do ta bëjë një mund të vogël për t’ju bashkuar dallgëve të mëdha kuq e zi që do ta përmbysin me shpresë, me energji Shqipërinë e 11 majit”,- tha Rama.
Sali Berisha pati një kërkesë specifike, jo për emigrantët e regjistruar për të votuar në distancë, por për ata që e kanë emrin në listën e zgjedhësve brenda vendit.
“Çdo qytetar shqiptar jashtë vendit që mund të vijë këto dy ditë dhe të votojë në qendrat e votimit, do ishte një shërbim i jashtëzakonshëm, një rast unik që u jepet për t’i shërbyer vendit",-tha Berisha.
Sali Berisha dhe Edi Rama përballen pasditen e kësaj të premteje në kryeqytet në takimet e fundit elektorale, para se të dielën qytetarët të zgjedhin se cili mes tyre do të qeverisë.
Të shtunën deri në përfundimin e procesit të votimit në orën 19:00 të 11 majit ata do të duhet të respektojnë heshtjen zgjedhore.
Komente
