Këtë të enjte Europa League dhe Conference League do mësojë dy skuadrat finaliste, teksa me fillim nga ora 21:00 do zhvillohen katër gjysmëfinalet e kthimit. Në bazë të rezultateve të ndeshjeve të para, në Europa League me gjasë mund të kemi një finale angleze. Ndërkohë që Chelsea është me "një këmbë" në finalen e Conference League.
Situata në Europa League
Në Europa League Tottenham dhe Manchester United i kanë fituar ndeshjet e para. Spurs mposhtën 3-1 Bodo/Glimt, por duket se ndeshja e kthimit për anglezët nuk do jetë shumë e lehtë në të ftohtin norvegjez. Bodo ka treguar se di të bëjë surprizën, andaj Tottenham duhet të ruaj avantazhin e dyfishtë që ka nga përballja e parë.
Nga ana tjetër Manchester United ka avantazh me tre gola kundër Athletic Bilbaos. "Djajtë e Kuq" bënë rotacion në fundjavë dhe u mposhtën në kampionat nga Brentford, por kërkojnë që më 21 maj të jenë në finalen e Bilbaos.
Gjysmëfinalet e kthimit - 8 maj 2025 ora 21:00
Bodo/Glimt - Tottenham (1-3)
Manchester United - Ath Bilbao (3-0)
*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
Situata në Conference League
Conference League është me sytë nga Firenze, aty ku Fiorentina dhe Betis luajnë ndeshjen e kthimit, me spanjollët që janë në epërsi falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë në shtëpi. Skuadra e Fiores kërkon finalen e madhe dhe do tentojë përmbysjen.
Në Londër, Chelsea duket se luan sa për procedurë kundër suedezëve të Djurgarden pasi e ka fituar 4-1 ndeshjen e parë në udhëtim. Finalja e Conference League zhvillohet më 28 maj në Wroclaw, Poloni.
Gjysmëfinalet e kthimit - 8 maj 2025 ora 21:00
Chelsea - Djurgarden (4-1)
Fiorentina - Betis (1-2)
*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
Komente
