Mbërrin Viti i Ri 2022! Qielli ndriçohet nga spektakli i fishekzjarrëve në të gjithë vendin! Shqiptarja.com dhe Report Tv ju uron gëzuar (VIDEO)

31 Dhjetor 2021, 07:49| Përditesimi: 1 Janar 2022, 18:48

  • Share

Mbërrin Viti i Ri 2022! Një vit i ri me urime për më shumë mbarësi, begati e shëndet për të gjithë shqiptarët! Ky ndërrim viti, u prit me festime dhe fishekzjarrë në qytetet e vendit, ndryshe nga viti i kaluar, ku u festua nën karantinë dhe ore policore. Ndërkohë dy foshnjet e para që erdhën në jetë për Vitin e Ri 2022 janë djem, Akid dhe Aiden!

Qielli i Tiranës u ndriçua në ndryshimin e viteve nga spektakli i fishekzjarrëve në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa dhjetëra qytetarë u mblodhën të shikonin magjinë e dritave në ajër. Bashkia e Tiranës, nga ana tjetër kishte organizuar një koncert, ku këngëtarët e njohur Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj ndezën skenën.

Edhe në qytete të tjera të vendit, viti i ri u prit me spektakël fishekzjarrësh, me urimin dhe më dëshirën për një vit më të mbarë e të begatë. Megjithëse ende përballemi me pandeminë e koronavirusit dhe kërcënimit e përhapjes së variantit të ri Omicron, sonte restorantet hapën dyert edhe për qytetarët.

Shqiptarja.com i uron gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2022!”.

 

 

 

Festivali i fishekzjarreve nga bashkia e Tiranes

 

 

 

VIDEO-Kronika nderrimi i viteve ne rrethe

Ora 01:23
Viti i Ri 2022 në Elbasan, pritet me fishekzjarrë, qytetarët vërshojnë në shesh

Dhjetëra qytetarë në qytetin e Elbasanit kanë dalë që të shijojnë spektaklin e fishekzjarrëve për Vitin e Ri 2022!

Ora 01:18
Viti i Ri 2022, në Durrës qytetarët e presin me spektakël e fishekzjarrësh

Në Durrës viti 2022 ka mbërritur nën spektaklin e fishekzjarrëve! Qytetarët kanë dalë që të ndjekin koncertin e muzikës, i cili u shoqërua nga një spektakël mahnitës fishekzjarrësh, organizuar nga më të mirët e Dubait. Organizimi ka mbledhur qindra qytetare në shëtitore.

Ora 01:16
Në magjinë e fishekzjarrëve, troket Viti i Ri 2022 në Fier

Qytetarët e Fierit kanë pritur Vitin e Ri 2022 në magjinë e spektaklit të fishekzjarrëve.

Ora 01:10
Viti i Ri në Gjirokastër pritet me fishekzjarrë

Edhe në qytetin e Gjirokastrës, Viti i Ri 2022 është pritur me fishekzjarrë. Qytetarët, ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit dolën rrugëve të qytetit për të shijuar spektaklin e ndriçimit të dritave nga fishekzjarrët.

Ora 01:05
Viti i Ri 2022 troket me spektakël fishekzjarrësh në Korçë

Edhe në qytetin e Korçës, ndërrimi i viteve është pritur me një spektakël fishekzjarrësh. Sheshet e qytetit ishin të mbushura nga qytetarët.

Ora 01:00
Viti i Ri 2022 në Vlorë, qytetarët mbushin rrugët dhe shijojnë spektaklin e fishekzjarrëve

Me urimin për një vit më të mbarë dhe të begatë, e kanë pritur qytetarët e Vlorës Vitin e Ri 2022! Dhjetëra qytetarë kanë dalë për të shijuar spektaklin e fishekzjarrëve si dhe koncertin e organizuar nga bashkia.

Ora 00:54
Nata e ndërrimit të viteve, spektakël fishekzjarresh në Berat! Qindra qytetarë beratas tejmbushin sheshin dhe rrugët e qytetit

Nata e ndërrimit të viteve e ka gjetur sot Beratin të tejmbushur me njerëz,të grumbulluar në sheshin e qytetit.Pas një viti të vështirë për shkak të pandemisë Viti 2022 ka rikthyer gjallërinë në qytet. Qindra qytetarë beratas kanë dalë në shesh dhe në rrugët e qytetit,duke u argëtuar dhe duke shijuar spektaklin e fishekzjarreve që ndriçuan qiellin për rreth 15 minuta. Qytetarët beratas u grumbulluan rreth pemës së madhe të Vitit të Ri,të vendosur për herë të parë këtë vit mes dy lagjeve muzeale "Mangalem" e "Goricë",duke uruar njëri-tjetrin "Gëzuar,nga mot gëzuar".

Nata festive e ndërrimit të viteve do të vijojë më pas me festimet e qytetarëve në baret e lokalet e qytetit,të cilat janë prenotuar më herët nga familjarët.Ndonëse jemi në periudhë pandemije dhe frika e infektimit nga virusi Covid-19 ekziston ende,kjo nuk i ka penguar qytetarët beratas të grumbullohen në shesh e të përqafohen këtë vit me njëri-tjetrin.Në rrugët e qytetit shihet prezencë e shtuar e forcave të policisë,që janë në gadishmëri të plotë jo vetëm për të garantuar qarkullimin normal në rrugët e Beratit por edhe për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Ora 00:38
Viti i ri 2022 në Sarandë, qielli ndriçohet nga fishekzjarrët me rastin e ndërrimit të viteve 

Në qytetin e Sarandës Viti i Ri 2022 është pritur me fishekzjarrë. Pamjet nga qyteti bregdetar janë mahnitëse.

Ora 00:30
Nata e ndërrimit të viteve pritet me spektakël fishekzjarrësh edhe në Shkodër

Edhe në Shkodër, nata e ndërrimit të viteve është pritur me spektakël fishekzjarrësh. Qytetarët dolën në shesh dhe shijuan spektaklin e fishekzjarrëve të organizuara nga bashkia.

Ora 00:22
Në Lezhë Viti i Ri 2022 pritet me fishekzjarrë, qindra qytetarë mblidhen të shijojnë spektaklin

Qindra qytetarë në Lezhë e pritën Vitin e ri në sheshin 'Gjergj Kastrioti'. Ata u bënë pjesë e festimeve duke shijuar magjinë e fishekzjarrëve të hedhura dhe të organizuara nga bashkia.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/01/2022 05:00

    Gezuar dhe juve dhe te gjithe shqiptaret kudo qe jane!Shendet,suksese dhe gjithe te mirat!

    Përgjigju
  • F-35: 31/12/2021 08:16

    Stafit tuaj te mrekullueshem, lexuesve e komentuesve ju uroj nje Vit te Ri te mbere, plote shendet e te sukses'shem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?