Sonte në Bazel të Zvicrës mbahet nata e parë e "Eurovision Song Contest 2025".
Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi "Shkodra Elektronike" me këngën "Zjerm".
Sipas renditjes së shpallur më 27 mars, Shqipëria do të performojë e 12-ta në gjysmëfinalen e parë.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama i ka uruar suksese ‘Shkodrës Elektronike’.
“dhe duke i uruar suksese Shqipërisë sonte në Eurovision, me Beatriçen dhe Kolën nga Shkodra Elektronike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.
Komento
Komente
