Policia e Shtetit ka përgatitur një plan masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes të futbollit Shqipëri - Andorra, ndeshje e cila do të zhvillohet sot në kuadër të kualifikueseve të botërorit 2026, në 'Arenën Kombëtare', Tiranë.
Në planin e masave të publikuara një ditë më parë blutë bëjnë me dije se prej orës 15:00 rrugët pranë stadiumit Arena Kombëtare do të bllokohen.
Njëkohësisht është dhënë paralajmërimi për tifozët se në rast shkeljesh, apo hedhje të sendeve të forta në fushë, rrezikojnë nga gjobë e deri burg. Futja e tyre në stadium do të nisë prej orës 18:00.
Shqipëri-Andora do të gjykohet nga 5-she arbitrash nga Austria me kryesor Sebastian Gishamer.
Komente

Fiton shqipria
Përgjigju