Conte-Salvini falenderojnë Ramën për mjekët: S'do ta harrojmë! Italianët: Sot ndihemi të paguar për shërbimin që kemi bërë në Shqipëri

29 Mars 2020, 15:12| Përditesimi: 29 Mars 2020, 22:25

  • Share

Kryeministri i Italisë, vendit më të prekur nga koronavirusi në botë, Guiseppe Conte, falenderoi sot kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për dërgimin në ndihmë të 30 mjekëve dhe infermierëve që arritën dje përtej Adriatikut dhe do të shërbejnë në Breshia. Në postimin e bërë në facebook Conte i drejtohej Ramës me 'faleminderit'. Ndërkohë që edhe kreu i LEGA-s, ish-ministër i Brendshëm, Matteo Salvini ka telefonuar kryeministrin shqiptar duke e falenderuar. "Keni demonstruar një ndjeshmëri dhe një bujari që nuk do ta harrojmë" tha Salvini, ndër të tjera, që ka premtuar se kur të mbarojë emergjenca do të bëjë një vizitë në Shqipëri.

Të shumta kanë komentet edhe të qytetarëve italianë. Disa prej tyre shkruajnë: “Do e mbajmë mend këtë gjest të madh të Shqipërisë! Faleminderit! Ashtu siç nuk do të harrojmë dredhitë e mëdha të vendeve të tjera. Faleminderit juve që u zbuluat kush ishit.” Rosella Colombo, një tjetër qytetare është shprehur se “është e mrekullueshme të dëgjosh këto fjalë. Leksione të mëdha për disa vende”.

“Kryeministri Conte të dalim nga kjo europë, që në momentin e nevojës rezultoi edhe njëherë e panevojshme. U soll më mirë Shqipëria se sa vende të tjera të pasura,”- ka thënë Fabio Amico, një tjetër qytetar italian. Giovanni Navarra është shprehur se “kam shërbyer në 1991 (në operacionin Pelikan) në Shqipëri. Mision paqeje si vullnetar. Sot me këtë gjest të Shqipërisë ndihem shumë i paguar për atë që kam bërë. Do ta bëja edhe mijëra herë të tjera”. “Të vjetërit i japin leksione të mëdhenjve. Faleminderit Shqipëri”,,-ka thënë Luigina Saracino, një tjetër qytetare italiane.

“Edhe unë kam lindur nga prindër të huaj dhe e dashuroj thellësisht këtë vend, por duke njohur shumë shqiptare mund të konfirmoj se nuk ekzistojnë të huaj të tjerë që e adhurojnë Italinë më shumë sesa e adhurojnë ata,”- shprehet një tjetër qytetare.

Ora 23:06
Gazetari i njohur italian Bruno Vespa falenderon kryeministrin Rama për ndihmën: Një mik i shkëlqyer i Italisë

1585516435_brunovespa.jpg

Edhe gazetari i famshëm italian ka reaguar për ndihmën e Shqipërisë në kohën e luftës ndaj COVID-19.

Ai ka falenderuar edhe kryeministrin Rama si një mik të shkëlqyer të Italisë.

“Faleminderit Edi Ramës, një mik i shkëlqyer i Italisë që më nderon me miqësinë e tij”, ka shkruar Vespa.

 

 

Ora 23:02
Politikani Vittorio Sgarbi reagon për ndihmën e mjekëve ndaj Italisë: Kjo është Evropa që duam!

1532342524_rama.jpg

Politikani Vittorio Sgarbi ka reaguar për ndihmën që po i ofron Shqipëria vendit të tij Italisë.

Kjo është Evropa që duam. Nderim për Edi Ramën dhe njerëzit e tij”, ka shkruar Vittorio Sgarbi.

Kujtojmë që ai ka qenë i martuar me një artiste shqiptre të muzikës lirike dhe kanë një vajzë bashkë, e cila jeton mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjithashtu ka vizituar vendin tonë dhe është një fans i pasurive të saj natyrore.

Ora 22:45
Partia Demokratike italiane reagon për gjestin fisnik shqiptar: Mesazhi i kryeministrit Edi Rama është një himn për njerëzimin

1585514475_boccia.PNG

Për gjestin fisnik të shtetit shqiptar ka reaguar edhe Partia Demokratike italiane duke shpërndarë postimin e ministrit Boccia.

Ata kanë publikuar edhe videon e pritjes së mjekëve shqiptarë drejt rrugës për në Brescia.

Një shenjë e madhe vëllazërore nga Shqipëria.

Mesazhi i kryeministrit shqiptar Edi Rama është një himn për njerëzimin. Faleminderit shume është një mësim për të gjithë.

 Sot shoqëruam 30 punonjës shëndetësorë shqiptarë në Brescia. Emocion i shkëlqyer për të gjithë dhe për ata që, si unë ishin në Bari në 8 gusht 1991”, ka shkruar Boccia në profilin e tij krahas videos së pritjes.

 

Ora 22:35
Ministri Boccia pret mjekët shqiptarë në Itali: Një shenjë e madhe vëllazërore nga Shqipëria

1585514474_boccia.PNG

Ministri italian Francesco Boccia priti 10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë drejt rrugës për në spitalet e Barcias në ndihmë të të prekurve nga COVID-19.

Ai e ka quajtur një shenjë të madhë vëllazërore gjestin që bëri Shqipëria.

Ministri ka thënë se e di se si është lidhja mes dy vendeve sepse ka qënë në Bari në vitin 1991, kohën e trazirave të ndodhura në Shqipëri dhe emigrimin e shumtë të njerëzve drejt Italisë.

"Doja të them një falënderim të dyfishtë nga qeveria, sepse vlerësuam gjestin e Presidentit Rama. 

Dje u takuam me Ministrin Di Maio për ardhjen tuaj këtu. Unë kam qenë një nga ata që kam qenë në Bari në 8 gusht 1991, sepse unë kam lindur dhe rritur atje dhe e di se çfarë përfaqëson lidhja me Italinë për vendin tuaj. 

Kështu që kur mësova se mirënjohja po vinte edhe emocioni ishte dyfish. Faleminderit për këtë gjest vëllazërimi, ju jeni një vend që e ka Italinë në lëkurën e saj. Ne Apulianët themi se ju jeni rajoni i 21-të italian, shpresoj se do të kënaqeni duke respektuar Republikën Shqiptare e cila është shumë e dashur për ne. Faleminderit përsëri dhe sa herë që do të duhemi, Italia do të jetë atje.

Falemnderit. Dhe faleminderit gjithashtu Presidentit Fontana dhe rajonit të Lombardisë që gjenden këtu”, ka thënë Ministri për Cështjet Rajonale dhe Autonomitë, Francesco Boccia, duke falënderuar 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që sapo kanë mbërritur në Verona dhe janë drejtuar për në spitalet e Brescia, të mirëpritur nga presidenti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, nga zv / ministri i brendshëm, Vito Crimi, z. dhe nga deputeti i PD, Alfredo Bazoli.

Gjithashu ai e ka quajtur një shenjë të madhe vëllazërore veprimin e bërë nga Shqipëria.

"Mesazhi i kryeministrit shqiptar Edi Rama është një himn për njerëzimin. Faleminderit shume është një mësim për të gjithë.

 Sot shoqëruam 30 punonjës shëndetësorë shqiptarë në Brescia. Emocion i shkëlqyer për të gjithë dhe për ata që, si unë ishin në Bari në 8 gusht 1991”, ka shkruar Boccia në profilin e tij krahas videos së pritjes.

Ora 21:40
Ndihma e mjekëve shqiptarë në Itali/ Di Maio mesazh BE-së: Një mësim mbi solidaritetin nga Shqipëria

1585510878_luigidimaio.jpg

Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio ka dhënë një mesazh për BE-në në lidhje me ndihmën e stafit mjekësor shqiptar ndaj luftës që po bën Italia kundër COVID-19.

Ai gjithashtu ka përmendur se këto janë vlerat themelore që Evropa duhet t'u kalojë atyre që janë në vështirësi.

“Egoizmi nuk na përket neve. Nga Shqipëria një mësim për solidaritetin. Faleminderit Edi Ramës. Këto janë vlerat themelore që Evropa duhet t'u kalojë atyre që janë në vështirësi”, ka shkruajtur Di Maio.

Ora 20:53
Ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi falenderon Shqipërinë për dërgimin e mjekëve: Italia është shtëpia jonë

1540465826_debiasi.jpg

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka reaguar në lidhje me gjestin solidar të dërgimit të stafit mjekësor në Itali.

“Italia është shtëpia jonë, sot jemi të gjithë italianë”, ka shkruar de Biasi në profilin e tij.

Ai gjithashtu ka publikuar edhe foton e kryeministrit Rama gjatë përcjelljes së mjekve dhe infermierëve për në Itali në ndihmë të të prekurve nga COVID-19.

Kujtojmë që ditën e djeshme kanë mbërritur 20 infermierë dhe 10 mjekë shqiptarë në Itali në ndihmë të të prekurve nga koronavirusi.

Ora 19:44
Zjarrfikësi italian që rrezikoi jetën gjatë tërmetit të 26 nëntorit mirënjohës për mjekët shqiptarë në Itali: Nuk na braktisët!

Pino Di Gioia, një prej zjarrfikësve italianë që dha kontributin e tij gjatë tërmetit të 26 nëntorit ka falenderuar gjestin fisnik të shqiptarëve me ardhjen e stafit mjekësor në ndihmë të të prekurve me COVID-19.

Ai theksoi mikëpritej që i bëri vendi ynë gjatë asaj fatkeqësie.

Gjithashtu shtoi se jemi mes vendeve të solidarizuara, ndryshe nga vendet që e braktisën Italinë gjatë kësaj lufte të ashpër kundër koronavirusit.

Postimi i tij i plotë:

Kjo është vetëm për t'ju kujtuar, pasi u mirëpritëm kur mbërritëm në Shqipëri nga autoritetet në rastin e tërmetit të fundit, iu dha njohja secilit prej nesh që ndërhyri dhe mikpritja e madhe që morëm. Midis vendeve të solidarizuara, vëllazërimi është paralajmëruar që në fillim, ndryshe nga ato vende të pjesës tjetër të Evropës që fjalë për fjalë ‘na braktisën’.

Ora 19:01
Studiuesi i njohur italian letër falenderimi Ramës: Personeli mjekësor, lajmëtarë të paqes dhe solidaritetit të dy vendeve

1585501400_gigiperrone.jpg

Drejtuesi i Qendrës së Studimeve për Migracionin në Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë, i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama lidhur me kontributin e dhënë për rehabilitimin e situatës në Itali për shkak të koronavirusit.

Shkrimi i Gigi Perrone

I nderuar zoti Kryeministër Edi Rama,

Si studiues i emigrimit të shqiptarëve në Itali dhe themelues i Qendrës së Studimeve për Migracionin, si një profesor që e dashuroj Shqipërinë, shpreh vlerësimin tim më të lartë për masat që keni marrë ju dhe Qeveria Juaj për mbrojtjen e jetës së qyetarëve shqiptarë dhe me gjestin e fundit të dërgimit të mjekëve dhe infermierëve për jetën e qytetarëve italianë.

Personeli mjekësor shqiptar që dje mbrriti në spitalet italiane janë lajmëtarë të paqes dhe solidaritetit midis të dy vendeve tona, një gjest me një vlerë të fuqishme simbolike dhe një sinjal për vazhdimësinë e miqësisë së fortë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Me respekt,

Gigi Perrone

Universiteti i Salentos

Qendra e Studimeve për Migracionin

Lecce

 
Ora 16:19
Mjekët shqiptarë në Itali kundër COVID-19, Salvini telefonon Ramën: S'do ta harrojmë ndjeshmërinë dhe bujarinë tuaj

Kreu i LEGA-s, ish-ministër i Brendshëm italian Matteo Salvini  ka telefonuar kryeministrin Edi Rama duke e falenderuar për ndihmën me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër koronavirusit në vendin fqinj. Salvini është shprehur se me këtë vendim Shqipëria ka demonstruar një ndjeshmëri dhe bujari, që Italia do ta harrojmë.

"Një falenderim për popullin shqiptar dhe qeverinë e tij, që duke dërguar mjekët dhe infermierët kanë demonstruar një ndjeshmëri dhe një bujari që nuk do ta harrojmë" tha Salvini. Ai i ka premtuar kryeministrit Edi Rama që kur të mbarojë emergjenca do të bëjë një vizitë në Shqipëri.

Salvini deri pak muaj më parë ishte pjesë e qeverisë italiane, por më pas kaloi në opozitë. Salvini, kryetar i një partie anti-emigracion si Lega është një politikan kontravers, ku më parë nuk kanë munguar shprehet e urrejtjes ndaj komunitetit shqiptar në vendin fqinj.

Ora 16:16
Ambasada italiane: Faleminderit Shqipëri! Një vend që nuk i braktis miqtë

Një vend që nuk i braktis miqtë. Kështu shkruan ambasada italiane në një postim në faqen zyrtare për sensibilizimin e shqiptarëve me popullin fqinj. "Faleminderit Shqipëri. Një vend që nuk i braktis miqtë". Ambasada ka postuar edhe një video me pamjet nga cdo qytet në Shqipëri që u solidarizua me dhimbjen e Italisë duke veshur disa institucione me flamurin e fqinjit përtej Adriatikut në shenjë mbështetje. Ndërkohë që dje Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë në luftën kundër koronavirusit.

Ora 13:29
Conte falenderon Shqipërinë për ndihmat me mjekë në përballimin e COVID-19

Kryeministri italian Giuseppe Conte falenderoi homologun e tij shqiptar, Edi Rama për ndihmën e veçantë ndaj Italisë në momentet e vështira që po kalon me pandeminë e COVID-19. 

Faleminderit Shqipërisë, shkruan Conte në profilin e tij zyrtar në Facebook, teksa ka shpërndarë videon e kryeministrit Edi Rama që përcolli në aeroportin e Rinasit 10 mjekë dhe 20 infermierë që për një muaj do të ndihmojnë Italinë në përballimin e situatës së koronavirusit, me shpërblimet e tyre nga buxheti i shtetit shqiptar. 

Në Romë u pritën nga ministri i Jashtëm Luigi di Maio i cili tha ndër të tjera se Shqipëria tregoi vlera europiane.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi77: 03/04/2020 07:42

    Bravo Edi Rama bravo qeveris shqipetare,e gjithe diaspora ndjehet krenare

    Përgjigju
  • redi: 30/03/2020 08:59

    Nuk gje me madheshtore dhe me humanitare ti gjindesh mikut ne dite te veshtira sic veproi qeveria Rama duke derguar 30 punonjes te shendetit ne ndihme per te prekurit nga mortaja virusi korona 19 .Bravo heronjve ,mjeke dhe infermiere Italia hapi dyert per shqiptaret dhe do kete falenderime pergjitjmone sebashku me Greqine

    Përgjigju
  • USA: 30/03/2020 00:33

    Nuk kan pse falenderojn Ramen,por te falenderojn mjeket dhe ifermiert qe kan vajt atje,se ato po rrezikojn jeten e tyre. Rama do me marr gjith vemendjen,del flet per mjeket e Manasterliut del flet per policin e Sander Lleshajt,del flet per ushtrin e Olta xhackes.

    Përgjigju
    • labi: 31/03/2020 00:03

      edhe ne usa malok ngel! po te ishte ai shpellari nje mut do ju conte!

  • Italia ti amo: 30/03/2020 00:32

    Italia është shumë më tepër se vend fqinj për Shqipëtarët, lidhjet tona me Italinë janë mijëra vjeçare. E dua me shpirt atë vend, gjithmone na janë gjendur,Mussolini kërkoi me forcë bashkimin e trojeve etnike Shqipëtare.

    Përgjigju
  • Bepi: 29/03/2020 23:30

    Na i kena borxh Italis Lene ca menojm na Italia

    Përgjigju
  • Miu mutit: 29/03/2020 23:18

    Je i vogël o mi muti vetëm vrima e mutit të nxë o idjot i ler komplet pler.

    Përgjigju
  • EDI RAMA MADHËSHTOR: 29/03/2020 23:17

    Edi Rama burr i rrall i Shqipris burr i vërtet. Njeri me vlera të larta njeri që e do Shqiprin me gjith Shpirt. Jo si qeni malok fundërrin jashqitja kombit bastardi salhe maloku.

    Përgjigju
  • sokol: 29/03/2020 19:45

    natyrisht esht nje xhest i mire humanitar dhe Politik,por mu kujtuan vitet 90 ku politikanet e atehershem cirreshin MBYTINI SHQIPTARET dhe ashtu bene.por tani u mbushen me shume rraca,i trembeshin nje pakice te vogel evropiane shqiptare

    Përgjigju
  • F-35: 29/03/2020 18:54

    Zerat kunder kesaj ndihme modeste ketu tek ne, nuk kane azgje me Italine, por u vjene plasja per gjetjen mjeshterore te Rames, te cilin e vendos ne qender te vemendjes ne shume qarqe politike, mediatike, humanitare nderkombetare. C'te besh, eshte usta ne shfrytezimin e situatave edhe kur jane te zymta. Ne kete rast i ka bere shume mire imazhit te vendit dhe shqiptareve ne Itali. Por jam i bindur, Rama nuk do ndalet me kaq, do te na befasoj edhe me gjetje te tjera.

    Përgjigju
    • Delinquenti: 30/03/2020 08:30

      Koment i drejt por do ti shtoja vetem nje gje te vogel gjithmone pro komentit dhe per te gjith ato qe i shikojne gjerat bardh e zi,DIKUSH VRAU 26 VETA, NJEREZ PRINDER FAMILJARE TE NDERUAR QE JETONIN DHE PUNONIN PER BUKEN E GOJES JO PER TU BERE TE PASUR DHE U MUNDUA TE BENTE SHOU NE FAVOR TE VET DHE TE BENTE SIKUR JU DHIMSIN ATO NJEREZ POR JO VETEM AI POR E GJITHE RRACA E ATIJ QE KISHTE MBRAPA.Me kete qe Edi Rama ka bere dhe po ben dhe besoj do te beje,BRAVO kryeminister ne fund detyren po ben POR EDHE NJE BRAVO NUK I DUHET MOHUAR NE KETO MOMENTE SE E MERITON.

    • Trnakop Kacija: 29/03/2020 20:19

      Sa here qe i ben Nder Shqiperise dhe Shqipetareve O LE TA SHFRYTEZOJ secili prej tyre - a eshte mire per Shqiperine le te perfiton edhe Rama etj

    • CaBone: 29/03/2020 19:22

      Super Koment

  • Qytetari: 29/03/2020 16:38

    Shqipetaret e duan italine dhe kete fakt nuk mund ta ndryshoje askush.. Ndjehemi te prekur njesoj si italianet per viktimat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?