Kosova & Rajoni

Dështon për të gjashtën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës! Krasniqi: Për tekat e një deputeteje, VV-ja po e mban peng shtetin

25 Prill, 07:45| Përditesimi: 25 Prill, 15:35

  • Share

Kosovë- Ka dështuar për të gjashtën herë konstitutimi i Kuvendit të Kosovës. Për të katërtën herë kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur që të sigurojë më shumë se 57 vota. Kundër kanë votuar PDK-ja e LDK-ja, ndërkohë që kanë abstenuar tre deputetët e Nismës Socialdemokrate.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka akuzuar se Lëvizja Vetëvendosje qëllimisht nuk dëshiron ta zhbllokojë konstituimin e Kuvendit të Kosovës pasi propozoimi i tyre për emrin e kryetarit të Kuvendit është i njëjtë edhe pse nuk është miratuar në seancat e kaluara.

“Një gjë është e qartë, Albulena Haxhiu nuk kalon. Sikur të donin zgjidhje, kanë pasur mundësi edhe sot, edhe pardje, edhe para katër ditësh. të njëjtën mundësi e kanë edhe pasnesër: Ta ndërrojnë deputetin”, tha Krasniqi.

Më tej Krasniqi shtoi se kjo gjë po bëhet pasi LVV-ja nuk i ka votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë e re.

“Kjo vërtetë tashmë është komplet e pakuptimtë, e turpshme, që për tekat e një personi, një kandidati, të mbahet peng shteti”, tha Krasniqi teksa theksoi se nëse Kuvendi nuk konstituohet, zgjidhja do të ishte të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme në maj të këtij viti.

Ndërkohë kreu i Nismës Socialdemokrate para, Fatmir Limaj, para se të futej në Kuvend përsëriti edhe një herë se partia e tij nuk kishte ndryshuar qëndrim në lidhje me Albulena Haxhiun.

“Qëndrimi dhe votimi është ashtu siç ka qenë edhe herën e kaluar”, tha Limaj.

Kujtijmë dhe në seancën e pestë (23 prill) kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, dështoi të zgjidhet, duke marrë të njëjtin numër votash si në dy përpjekjet e kaluara, 57 pro nga 61 të domosdoshme.

Seanca konstituive, sipas rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?