Armando Broja me fanellën blu të Everton

Sport

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

26 Dhjetor 2024, 12:47| Përditesimi: 26 Dhjetor 2024, 12:49

  • Share

Këtë të enjte në orën 13:30 nis raundi i 18-të i Premier League në Angli. Në "Etihad" luhet Manchester City - Everton dhe Armando Broja e nis ndeshjen nga stoli. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për trajneri Sean Dyche te Everton.

Edhe pse ka marrë minuta në ndeshjet e fundit, 23-vjeçari duket se do futet në fushë vetëm në pjesën e dytë. Sulmi i Everton do përbëhet nga Harrison dhe Ndiaye në mbështetje të Calvert-Lewin.

Kujtojmë se Manchester City është në krizë dhe në 12 ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, duke mbajtur vendin e shtatë me 27 pikë. Nga ana tjetër Everton ka dy ndeshje pa fitore dhe me 16 pikë pozicionohet në vendin e 15-të.

Formacionet zyrtare:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?