Politikë

Hapen negociatat me BE për ‘Agjendën e Gjelbër’, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt! Rama: Ritëm rekord (VIDEO)

16 Shtator, 07:15| Përditesimi: 16 Shtator, 09:08

  • Share

Shqipëria bën sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt rrugës së anëtarësimit në BE. Sot, në orën 08:00, në Bruksel nisi Konferenca e 6-të ndërqeveritare me Unionin evropian për grupkapitullin Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, ku pritet të hapen 4 kapituj të tjerë: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike. Marta Kos tha se Shqipëria ka ecur me ritëm shumë të shpejtë. 

Takimi do të bashkëdrejtohet nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban aktualisht presidencën e BE-së, dhe kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi drejt Brukselit një ditë më parë. Më pas në orën 09:15, kryeministri do të mbajë një konferencë për shtyp me ministren daneze dhe me komisioneren e BE-së për zgjerim, Marta Kos.

Kryeministri Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm, para nisjes së takimit, disa foto me Komisioneren e BE për Zgjerim, Marta Kos, ndërsa shkruan se Shqipëria po shënon një ritëm rekord në negociata.

 “Mirëmëngjes dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë, shkroi Rama.

Këta katër kapituj i shtohen 24 të tjerëve të hapur brenda më pak se një viti, ritëm që kryeministri Rama e ka cilësuar si “rekord absolut” në historinë e negociatave. Deri tani, Shqipëria ka çelur 4 nga 6 grupkapituj kryesorë: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm dhe Konkurrueshmërinë me Rritjen Gjithëpërfshirëse.

Konferenca e ardhshme ndërqeveritare, e planifikuar më 2 tetor, do të përqendrohet tek grupkapitulli i fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. 

BE është shprehur optimist se Shqipëria mund të realizojë integrimin e plotë deri në vitin 2030, ndërsa kryeministri Rama e ka shpallur anëtarësimin në union prioritet të mandatit të tij të katërt qeverisës.

AGJENDA:
08.00 – Konferenca Ndërqeveritare 6. Hapja e Bisedimeve për anëtarësim në BE mbi Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”
 09.15 – Konferencë e përbashkët shtypi  Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë; Znj. Marie Bjerre, Ministre e Cështjeve Evropiane, Mbretëria e Danimarkës; Znj. Marta Kos, Komisionere Evropiane për Zgjerimin

Ora 09:07
Marta Kos i tregon Ramës murin e zgjerimit: Shqipëria po ecën shpejt! Kryeministri: Faleminderit që na rri ‘mbi kokë’

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos vlerësoi edhe njëherë hapat e shpejtë që po ndjek Shqipëria drejt rrugës evropiane. Ajo i tregoi kryeministrit Edi Rama murin e zgjerimit dhe së bashku hoqën ngjyrën e kuqe nga 4 kapitujt e Agjendës së Gjelbër duke e bërë me jeshile, që simbolizon hapjen e tyre.

Pjesë nga diskutimi: 

Marta Kos: I dashur Edi, ky është muri i zgjerimit. Sigurisht, tani jemi të përqendruar tek kjo pjesë, sepse ky është vërtet një përjashtim i mënyrës si e bënim këtë. Shqipëria ka ecur kaq shpejt. Kur erdha në dhjetor, thuajse gjithçka ishte me të kuqe. E kuqja tregon që nuk është hapur ende, e verdha që është hapur dhe e gjelbra që është mbyllur provizorisht. Mesa duket sapo kemi çelur një tjetër grupkapitull. I dashur Edi kemi nderin që ndërsa unë heq të kuqen, ju do të vendosni ngjyrën e re.

Edi Rama: 4, kanë mbetur edhe pesë dhe çelen të gjitha.

Marta Kos: Sigurisht brenda këtij viti sipas planit dhe e mbështes fort planin tuaj për të mbyllur negociatat që do të thotë se do të jenë të gjitha me ngjyrë të gjelbër deri në vitin 2027, dhe pastaj, sigurisht, do t’ju kemi në BE sa më shpejt të jetë e mundur.  Për mua është thellësisht mbresëlënës përkushtimi, juaji personalisht sepse kjo lidhet me drejtimin dhe ekipit që po ecën mirë. Urime, privilegj për mua të punoj me ju.

Edi Rama: Dua të falendderoj që na rri gjithmonë mbi kokë për t’u siguruar që të mos shpërqendrohemi dhe që të mos e mendojmë në përmasë më të madhe për veten nga çduhet.

Ora 07:41
Rama ndan foto me Kos: Padurim për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësimin në BE

Foto: Edi Rama dhe Marta Kos

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi ne rrjetet sociale teksa ka publikuar disa foto me komisioneren europiane Marta Kos, është shprehur se pret me padurim për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësimin në BE.

Kreu i qeverisë ndër të tjera thekson se ky është një ritëm rekord vetëm në 11 muaj.

 “Mirëmëngjes dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë, shkroi Rama në rrjetet sociale.

 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?