Në 'Esencë' Historia e një aborti dhe gruaja shqiptare në diktaturë! A ishin gratë shqiptare vërtet të lumtura në komunizëm?

4 Tetor 2023, 08:35| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 17:21

  • Share

Sot në emisionin Esencë ora 23:00 në ekranin e Report Tv do të ndiqni një debat reflektues për gruan shqiptare gjatë viteve të sundimit të diktaturës në Shqipëri. Gruaja ishte thjeshtë propagandë apo zhvillim? Ishte njësi riprodhimi apo krahë pune? 

Biseda merr shkas nga një album fotografik i botuar në vitin 1972 me porosi nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipërisë me titullin “Poemë për gratë Shqiptare”. Ky botim me foto në anglisht i është dedikuar gruas shqiptare në të gjitha frontet e jetës në Shqipërinë e para viteve 90të, me pak fjalë kudo ku ajo ndodhej dhe jetonte. 

Socilogu dhe studiuesi Ergys Mërtiri do të hedhë dyshime mbi rolin e shtypur dhe në shërbim të propagandës së gruas shqiptare në shoqërinë moniste të kohës. 

Artisti dhe piktori Artan Shabani, Ish Drejtor i Galerisë Kombëtare do të na tregojë si shfaqet gruaja shqiptare në artin pamor të realizmit socialist shqiptar.  

Sevim Arbana, aktiviste e gruas dhe të drejtave të njeriut, tregon për herë të parë në media, abortin që ajo kreu në moshën 38-39 vjecare në Tiranë dhe hallet e grave në ato vite. Jetë për të cilën ajo nuk ka aspak nostalgji e që nuk do të donte kurrë të kthehej. 

Emisioni shoqerohet edhe nga dy inserte: 1 gruaja shqiptare dhe 2, fotot e albumit. Plus edhe materiale te tjera arkivore te gruas para dhe pas vitit 1944 per koment ne studio

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?