TIRANË- Seanca e sotme parlamentare ka nisur me interpelancën e thirrur nga opozita e re me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me krimin në Shqipëri. Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri akuzoi se krimi ka pasur një rritje drastike, por një gjë e tillë është mohuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili tha se krimi ka pasur një ulje, dhe është nën mesataren e Bashkimit Europian.
Kjo interpelancë më pas, u përqendrua te atentati nga prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, (1 nëntor 2019) ku Valteri nxori një video, duke thënë se është e papublikuar më parë, ku tregohen qartë dy ekzekutorët e këtij atentati, por që policia nuk po i heton qëllimisht pasi është e lidhur ngushtë me bandat.
Për Lleshjan, nga ky veprim u kuptua qartë se Valteri nuk e ka hallin te krimi në përgjithësi, por në një rast konkret. Ndërkohë, edhe kryeministri Edi Rama i kthehu përgjigje Valterit, duke thënë se duhet ta çonte videon në Prokurori e jo në Kuvend duke theksuar se krimi gjatë qeverisjes së tij ka regjistruar ulje. "E kemi luftuar krimin, prandaj sulmohemi", tha mes të tjerave Rama. Pas publikimit të videos, SPAK i dërgoi kërkesë Valterit për të dorëzuar videon dhe të dëshmonte gjithçka dinte.
Në një prononcim për Report Tv, Halit Valteri ka deklaruar se videoja e nxjerrë sot në Kuvend, nuk është publikuar për media, por që policia e disponon.
"Videon e ka pasur policia prej kohës, nga aty e kam marrë, po nuk e nxjerr në media se prish hetimin, po do e nxjerrë në media pasi të jap deponimin tim", tha Valteri.
Pas publikimit të videos nga atentati i prokurorit ndaj Arjan Ndojës, SPAK i bën kërkesë deputetit të opozitës së re, Halit Valteri që të vijë të dëshmojë dhe të sjellë të gjithë provat që disponon.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me një përgjigje për deputetin e opozitës së re, Halit Valteri i cili nxori një video, sipas së cilit është e publikuar më parë, ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Rama tha se një gjë e tillë është e papranueshme, ku në vend që ajo video të shkonte në Prokurori, sillet në Kuvend, teksa thekson se krimi në Shqipëri është në nivelet minimale gjatë qeverisjes së PS-së.
"Duke u shprehur se një vrasësit, atentatorët, viktimat dhe ndërkohë ende nuk keni shkuar në prokurori që të viheni në dispozicion të hetimit, por ju nuk jeni as i vetmi dhe as i pari, jeni zgjatim i një falange që ka vite e vite që e ka marrë peng debatin publik, kulturën e parlamentarizmi dhe kriminalizuat dynjanë. Ka një fjalë zoti Valteri që thotë "politika me krimin është mbështetja më e madhe që i bëhet krimit". Të flasësh në këtë farë feje do të thotë që të ushqesh mitin e kriminelit, të dekurajosh forcat që luftojnë krimin dhe mbi të gjitha të fajësosh dhe të përbaltësh ata që meritojnë respekt dhe mbështetje. Mes Shqipërisë sot dhe "dje", 5-6 vite më parë në aspektin e luftës me krimin PS është sulmuar dhe përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji kriminalizuese sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afro 7 vite qeveri që e ka zhvilluar luftën me krimin si asnjëherë më parë dhe është fakt, jo opinion që kush lufton seriozisht krimin akuzohet për të kundërtën. Kush përbaltet me krimin merr baltë si bashkëpunëtor i krimit, kjo ka ndodhur kudo në cdo vend ku krimi është luftuar seriozisht", tha Rama.
Ministri Lleshaj tha se deputeti i opozitës së re, Halit Valteri nuk është i shqetësuar për krimin në Shqipëri, por vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, për të cilën shprehet se është në hetim e sipër dhe nuk është targeti i tij që të ndërhyjë.
"Kapter është një gradë e lartë në ushtri, do kishit lodhje të madhe dhe nuk besoj se e arrinit se ka shumë standarde për t’u plotësuar. S’kam qenë kurrë kapter, kam qenë gjeneral. Gradat në ushtri, nuk i jep qeveria, i kam marrë vetë, se janë arritje profesionale. Unë kam qenë në Akademinë e Botës, ku ju edhe po të tentonit, nuk hynit dot. E kuptova se ku ishte shqetësimi, e kuptova që ishte për një shqetësim konkret dhe jo të përgjithshëm, unë nuk merrem me raste konkrete, nuk bëj as hetime, as nuk kqyr kamera, as marr në pyetje. Unë drejtoj policinë e Shtetit, përgjegjës për hetimin është prokuroria, më bëj të them qoftë për rastin e Durrësit jam i angazhuar për perfomancën e policisë, por pa u futur në detaje, këtë e zgjedhin punën e hetuesit", tha Lleshaj.
Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka publikuar një video në Kuvend, sipas së cilit është e publikuar më parë, ku tregohen qartë dy ekzekutuesit e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ai thotë se policia nuk ka bërë veprimet e duhura për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje me qëllim, e ndërsa nuk i ka kursyer akuzat edhe për Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn, sipas së cilit janë subjekt i OFL-së.
"Unë si deputet kam shkuar në tre biznese dhe kam marrë kamerat e sigurisë, që ju si polici ia lini çështjen Tiranës ndërkohë që patrullat e Durrësit, inspektorët e krimit në Durrësit, të policisë, oficerët sekret nuk i kanë këto pamje. Këtu tregohet shumë qartë, vrasësi Redjan Rraja dhe ky tjetri pa kapele nuk u gjeta, nuk e gjen dot se e keni karamelen në fut, në këtë sallë, pengohet zbardhja e kësaj ngjarjeje. Nëse keni vullnet, bëjeni dhe jepuni qetësi këtyre prindërve. Nëse nuk doni se keni hall që pas tyre fshihen ata që ju komandojnë, do ishte e udhës të jepni dorëheqjen sa të mos turpëroheni më. Unë kuptova që je vetëm për tendera aty ose për emërime, ti je ministër teknik. Nuk ta ka shpjeguar kryeministri Rama që je personi përgjegjës për gjithçka ndodh. Na përmende Lazaratin, po në Mirditë ke dyfishin e drogës, çoja paraadhësit tënd OFL-në. Nuk na bën pallavra për këtë punë. I ke të 12 drejtorët e qarqeve për përfshirë në krim, 30% që merrte paraardhësi yt, ndoshta ti s'ke informacion, se ndoshta s'të kanë dhënë lekë, se për mua ti dukesh një burrë shumë i mirë. Ju ndoshta i shihni si shifra, por unë uroj që ajo harta shpresoj që të shkoj drejt zero, mos të kemi të vrarë, kështu si e keni katandisur ju policinë e shtetit, do vriten dhe do shkatërroheni", tha Valteri.
Ministri i Brendëshëm Sandër Lleshaj, në fjalën e tij në Kuvend, ka deklaruar se krimi në Shqipëri ka një ulje galopante nga viti në vit, duke theksuar se një gjë e tillë do të ndodh për aq kohë sa PS-ja do të drejtojë vendin. Në përgjigje të deputetit të opozitës së re, Halit Valteri i cili thirri interpelancën, Lleshaj tha se krimi në Shqipëri është poshtë nivelit mesatar Europian.
"Ka ulje galopante të krimit, bëni shqiptarin ose merrni shtetësi tjetër. Për këdo që di shkrim dhe këndim t'i referohet shifrave zyrtare të cilat thonë se kanë rënë vrasjet në Shqipëri nga 2012 deri sot. 126 në vitin 2012, kur drejtohej nga PD-ja. Ndërsa në vitin 2019, ky numër ka qenë 57 dhe sot ky numër është 21, pra një tendencë të dukshme të ulët me një vit më parë. konkluzioni i juaj për rritje galopante të krimit është shtrëmbërim i realitetit. Problemi i juaj është ku i keni referencat, ose flisni me gojën e shifrave të institucioneve shqiptare ose me mendjen dhe gojën e tjetër kujt, mesa shoh ju keni vendosur të flisni me gojën dhe mendjen e tjetër kujt. I bie që nëse kemi do ditë vrasje, do të kemi 365 vrasje pra shkojmë në kuotat e qeverisje suaj, por jemi në vitin 2020 poshtë mesatares europiane. Po ju ftoj që të zgjidhni me përgjegjësi të lartë referencat tuaja. Do ketë ulje të kriminalitet për aq kohë sa do e qeverisim ne. OFL ka marrë një përpjekje të gjerë, 43 vendime gjykatë për konfiskim dhe sekuetrim që inkurajon thellimin e punës që provojnë drejtësinë dhe angazhimin serioz. Kemi 72% më shumë hetime proaktive kundër kultivimit të kanabisit. Ftoj zyrtarët në vend për angazhim të pandërprerë dhe kujdes të shtuar se cedimi sado i vogël do të shoqërohet me pasoja të rënda penale jo vetëm për ato të përfshirë drejtpërdrejtë në krim, por edhe për zyrtarët që kanë detyrim kontrollin e territorit. Edhe këtë vit sasitë e kapura në vendet fqinje me origjinë nga Shqipëria janë në rënie krahasuar edhe më një vit më parë, në Puglia janë kapur 1769 kg lëndë narkotike nga Shqipëria. Mund të duket shumë, por ka pasur kohë kur kemi çuar tonelata të tëra, kur keni krijuar tonelata të tëra, kur jeni bërë markë e turpshme me Lazaratin e turpshëm. Kemi mbërritur në minimume historike", tha Lleshaj.
Gjatë seancës së kuvendit ditën e sotme po mbahet përsëri Interpelanca e ministrit Sandër Lleshaj, ku deputeti i Opozitës Halit Valteri është shprehur se Shqipëria po lulëzon me po lulëzon nga banditët e kriminelët, të cilët janë të lidhur me qeverinë. Ai thotë se pa bashkëpunimin e policisë asnjë nga këta kriminelë që janë vërdallë nuk do të shikoheshin në rrugë.
"Njerëzit kanë një mungesë shprese dhe të gjithë sot pyesin se ku ka humbur Shqipëria. Qeveria jo vetëm ka dështuar por s'ka qenë në gjendje as të identifikojë rrëshqitjen e Shqipërisë. Pa bashkëpunimin e policisë asnjë nga këta kriminelë që shikohen në rrugë nuk do të shikoheshin në rrugë. Çfarë të bëjë polici me barkun bosh? Shqipëria po lulëzon me banditë e kriminelë, çdo ditë është dikush që kanoset e kërcënohet gati ,marrë t'i pronën. Askush nuk duhet të bëjë të paditurin për forcën e krimit në vendin tonë. Çfarë ndodh në Shqipëri është e lidhur me Rilindjen. Lezha u votua prej të të fortëve të saj, tani kemi çuar edhe ministrin e brendshëm që t'i fuqizojë më mirë. Mund të ketë ndodhur edhe në vende të tjera të boitës që qeveria të jetë e lidhur me krimin. Në datën 1/11/2019 në Durrës në drejtim të mjetit ku udhëtonte, A ka informacion policia për kriminelët?", është shprehur Valteri.
Te lumte ore djale! Nga te vetmet here qe degjoj te flitet si trim, po kujt i flet! Keta i kane bere njerezit si dele dhe tallin trapin.ja u tregon me video dhe te bejne per gomer jo thote cojeni ne prokurori. Po ti ca ben o palominister?ca ben? Plehre ti dhe ai qe te ka vene ty...ptu fara te ndyra qe na keni marre ne qafe..ptu ndyresira
Përgjigju@debil i lindur e paske ngrene mire sufllaqen o cari lales, te replikosh me ju qorrat eshte humbje kohe.
dmth ne demokracin e leshit tuaj denimi behet ne parlament?/dmth o leshko nuk duhet te cohet ne prokurori??apo ti bejm gjyqin ne shesh si dikur???sa per video o debil jemi mesuar me video leshi...kushe eshte ky valteri/??nga kush parti na erdhi??apo gjeti dere dhe u fute aty??sa idiota qe jeni more te mjere ..me gjeni nje vedn ne bote qe u fitua korruspioni qe u fitua krimi ose cfare te doni ju idiotat me ide fashiste..luftohet o kafsheri e gjalle jo fitohet..si ngeli ky vend me kaq shume analfabeta more aman,
Ca bandash po lufton o mashtrus po i perkrah sikur ku jetojm ne
PërgjigjuI doli emri atij te durrsit ne parlament prite tashi kur ti vejn hekrat ta rrasin mrena ta degjenerojn. Jo 1mil dollar po ene 100 mil te hudhi ai miku Kilit nga plazhi ksaj rralle nuk e ka te gjat se ishte fry icik si shum ne durres. Kto garipat e vjeter te 90 duhet ta kuptojn se i ka ardh funi ose me plum ose me burg ka mar fun kjo gje. Do jet mcef si miu se e ka zanot me u struk neper vryma ai prej frike.
PërgjigjuKa mar fund ky vend
PërgjigjuO cua ke ber mir ska mariuan thot odioti 2020 po kur korret o mjeshter tani mbillet nga maji se ka qen koha shira e ftoht o doktor leshi
PërgjigjuO i madh deputeti i papar o shyqyr qe foli njeri i degjenerove keta plera hajde njehr ne vlore o minister shikoje ca nehet
PërgjigjuLleshaj e Veliu jane skandaloz.Hiqini se lane nam.
PërgjigjuI Vetmi qe flet sagllam e pa doreza,,;ta thote cope ate qe di...
PërgjigjuZoti Lleshi ne fillim u duke se do bej pune te mire por e nxore koken qe je vetem per leke. Nje shembull eshte MARJAN LACA Drejtori i Kontrabandes ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave qe asht duke folur ne emerin tuaj qe kam ministrin dhe ju jep garanci te gjitheve tregtareve te cigares, te kafes, te celulareve etje tj.
PërgjigjuO njeri cfar thua smatet krimi si vritishin para 10 vjetve per nje gardh njerzit evolojn o idiot dhe mbas 10 vjetve sdo Kesh ne vrasje ordinere smatet krimi me sa jan ber mateT zbulushmeria sa vrasje ke zbardh atentate flasim ne 100 ma ha mendja jo me shum se 3 ik njeher vlore lushnje durres dhe shiko ca behet shteti oervec sben oun po eshte dhe pal e din gjith qytetet ca behet hipokrita mashtrusa
Përgjigju