Kronikë

Sot në mbrëmje devijohet trafiku në Unazën e Re, shkak punimet në rrugë (HARTA)

19 Tetor 2021, 08:45| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 08:48

  • Share

Për shkak të punimeve që po kryhen në Unazën e Re, mbrëmjen e sotme do të ketë devijim të trafikut. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të devijojë qarkullimin tek Unaza e Re  për shkak të punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.

ARRSH-ja njofton se aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për distancon zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni).

Për këtë, thuhet në njoftim, është vendosur sinjalistika, megjithatë, pritet që kjo të sjellë kaos në ditët e para.

“Ditën e martë, datë 19.10.2021,  në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni). Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve”, thuhet në njoftim.

 

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?