Strasburg, Ndërtesa e Parlamentit Evropian

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, sot Parlamenti Evropian nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen

19 Prill 2023, 09:07| Përditesimi: 19 Prill 2023, 10:23

  • Share

Ditën e sotme në orën 14:45 pritet që në selinë e Parlamentit Evropian të mbahet ceremonia e nënshkrimit të vendimit për librelizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është nisur të mërkurën drejt Strasburgut për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit. Dje u bë me dije se miratimi i vendimit është bërë pa vendim pasi nuk ka pasur asnjë votë kundër. Dje u dakordësua marrëveshja për liberalizimin e vizave ndërsa ditën e sotme bëhet nënshkrimi.

Pas këtij vendimi të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të lëvizin pa viza në vendet e hapësirës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024. Kushti është që udhëtimet pa viza të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme dhe nuk nënkuptohet leja e punës apo e përfitimeve të tjera në këto vende.

Aktualisht Kosova, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Që prej vitit 2018, BE e ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave por kanë qenë disa vende anëtare që kanë shprehur rezerva.

Këshilli i Ministrave të BE-së muajin e kaluar, e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën. Zbatimi i vendimit pritet të hyjë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2024. Kjo çështje ka qenë e lidhur me sistemin ETIAS të udhëtimit në Evropë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi. Meqë afati për funksionalizimin e ETIAS-it është shtyrë për në vitin 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës pritet të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?