Mbi 34 mijë biznese nisin sot zyrtarisht zbatimin e fiskalizimit. Kjo është faza e dytë e fiskalizimit, e cila konsiston në fiskalizimin e të gjitha faturave biznes-biznes. Pra prej sot nisin transaksionet pa para në dorë ndërmjet bizneseve, të cilët duhet të lëshojnë fatura elektronike.
Tanimë nuk do të ketë pagesë me paran në dorë për blerjet-shitjet mes biznese, por nëpërmjet llogarive bankare. Ndërkohë faza e parë ka nisur në 1 janar për marrëdhëniet biznes-shtet, ndërsa faza e fundit është parashikuar të filloj në 1 shtator biznes-konsumator.
Me implementimin e këtij sistemi çdo transaksion do të regjistrohet në kohë reale duke i dhënë mundësinë administratës që të identifikojë më shpejt rastet e abuzimeve.