Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi u paraqit këtë të hënë në orën 09:30 në GJKKO ky do të shqyrtohet kërkesa e tij për revokim të masës së sigurisë, gjysmë ore para nisjes së seancës së parë gjyqësore për aferën “Partizani”.
Në një prononcim për mediat, Malltezi foli me të njëjtën gjuhë si të Berishës dhe sulmoi Prokurorinë e Posaçme, duke thënë se ka vepruar kundër tyre me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Procesin për aferën Partizani e cilësoi si një “gjueti shtrigash” dhe qesharak.
“Në thelb është një gjueti shtrigash, një çështje poolitike, qesharake tashëm sepsë gënjyen dhe dolën gënjestarë. Gënjyen se thanë toka ishte shpronësuar dhe doli që toka ishte e pronarëve. Dhe nuk ka asnjë copë letër se si u bë shteti pronar. Sot e kësaj dite prokuroria nuk ka se si është shteti pronar ndërkohë që është dokument që prej 100 vitesh është tokë e këtyre 5 familjeve. Sa i përket tokës, vlerave dhe antivlerave. Vlerat janë te pronarët privatë. Antivlerat janë te strategjikët e Edi Ramës, ai që vjedh tokat publike dhe priovate dhe ia jep miqve të vet. Nga zhvillimi i pronës kemi paguar taksa, kurse Rama për miqtë dhe hajdutët e vet jep pa taksa.
Nga zhvillimi i pronës kemi sistemuar mbi 42 familje, ndërsa Edi Rama i përzë me dhunë dhe me polici si në Astir apo te bregu i Lanës, nga zhvillimi i pronës kemi bërë kopsht dhe çerdhe për banorët dhe kemi lënë për shkollën dhe gjimnazit. Asnjë nga këta nuk bën Rama, i fal tokën mëe zero lekë ose një euro miqve, i lë pa taksa për vitë dhe vjedh tokat publike dhe private. Të shikoni te materiali që menjëherë pas urdhërit të Edi Ramës në kongresin e PS në prill 2022, prokurorët politikë të nënshtruar kanë bërë 16 kërkesa brenda muajit. Edi Rama i dha komandën SKAP-it dhe menjëherë vepruan.
Do të përballemi me këtë çështje, por në thelb është çështje pa fakt penal se u nis me kallëzimin e rremë të Taulant Ballës sikur toka ishte e shpronësuar ndërkohë që toka del me familje pronari, vijoi me pretendimin e rremë të prokurorëve sikur kishte ndonjë lidh apo VKM normative, por në fakt nuk kishte asnjë. Asnjë nuk është nominative, krejt ndryshe nga ligjet dhe VKM që bën Rama.
SPAK nuk guxon ta thërrasë as për dëshmitar Edi Ramën, e kemi kërkuar gjatë fazës së hetimeve dhe gjatë seancës paraprake. SPAK ka shkuar deri në mashtrim dhe e ka bërë mashtrimin pjesë të dokumentacionin zyrtar Rama ka 8 firma në këtë procedurë, ndërsa Berisha nuk ka asnjë.“, tha Malltezi.
Lajmi kryesor:
Shtyhet seanca e parë në GJKKO për aferën Partizani! Berisha nuk shkon, manovra me fletëthirrjen! Malltezi: Nuk e njoftova! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen
Xh.D/ReportTv.al
