Foto ilustruese

Politikë
Top 24

Sot nis Kuvendi, PD e PS mbledhin grupet parlamentare në orën 9

3 Shtator 2018, 07:38| Përditesimi: 3 Shtator 2018, 08:21

  • Share

TIRANË-Ditën e sotme nis sesioni i ri parlamentar edhe për këtë vjeshtë. Projektligje të reja, por edhe ato që u kthyen mbrapsht nga presidenti Meta, pritet të jenë hapja e këtij sesioni të ri.

Dita e sotme do të jetë e ngjeshur për të dyja kampet politike. Në orën 09:00, kryeministri Edi Rama, pritet të mbledhë grupin parlamentar të PS, ndërsa edhe Basha do të mbledhë grupin parlamentar dhe aleatët në orën 10:00.

Socialistët pritet të formalizojnë edhe datën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, që pritet të zhvillohet gjatë kësaj jave. PD, pas finalizimit të bashkëpunimit zgjedhor me LSI-në, ka saktësuar se këto dy parti do të hyjnë së bashku në zgjedhje. Seanca plenare pritet të nisë në orën 17:00, pasi të zhvillohet edhe konferenca e kryetarëve e thirrur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Parlamenti do të planifikojë sot programin dhe kalendarin 6-javor të punimeve, ndërsa me kuriozitet pritet edhe vendimi për ligjin e Teatrit Kombëtar, që mbeti pezull nga Meta në fund të muajit korrik.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?