Sociale

Viti i ri shkollor, Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar: Nuk ka shkolla të mbyllura! 150 mësues ndihmës më shumë vjet

8 Shtator, 14:41| Përditesimi: 8 Shtator, 17:37

  • Share

Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Mirela Cami, ishte e ftuar në Report Tv në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, që nisi sot për 345 mijë nxënës në gjithë vendin, përfshirë 26.500 që ulen për herë të parë në banka.

Cami theksoi se viti i ri shkollor 2025-2026 fillon me të njëjtin numër shkollash të vitit të parardhës, ndërkohë që disa prej tyre janë rikonstruktuar, rindërtuar apo ndërtuar të reja.

“Jo,  nuk ka asnjë shkollë të mbyllur gjatë këtij viti. Ka vetëm riorganizime sepse vetëm në këtë vit shkollor, në gjerdanin e shkollave të rikonstruktuara dhe 30 shkolla të reja, të cilat krijojnë hapësira të mjaftueshme për akomodimin e nxënësve dhe nëse ka pasur një klasë kolektive, tashmë ata nxënës për t’u siguruar që mësimi unike për të gjithë njësoj i janë drejtuar shkollave që janë rikonstruktuar dhe ka hëpësira të mjaftueshme që këta nxënës të bëjnë mësim në klasa të veçanta“,- tha Cami.

Më tej ajo thotë se për rritjen e sigurisë në shkolla dhe luftimin e fenomeve si bullizmi, ministria e Arsimit ka hartuar në fillim të këtij viti një plan veprimi.

“Përsa i përket oficerëve të sigurisë dhe psikologëve, dua t’ju bëj me dije se ministria e Arsimit dhe Sportit në fillim të vitit 2025, ka hartuar planin e veprimit për fuqizimin e mekanizmave kundër dhunës dhe bullizmit dhe garantimin e sigurisë në shkolla. Plani i cili ka katër drejtime strategjike dhe çdo drejtim strategjik është i shoqëruar me masa dhe ndërhyrje që do të çojnë në reduktimin dhe parandalimin e këtyre fenomeneve. Sa i përket psikologëve, numri këtë vit është 330, 80 më shumë se vitin e kaluar“,- deklaroi Cami.

Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit nënvizon punën e bërë për të ndihmuar në rrugëtimin e dijes edhe nxënësit me aftësi ndryshe.

“Një element tjetër që lidhet me arsimin është gjithpërfshirja. Kemi parashikuar që në vitin 2025-2026 të kemi 2250 mësues ndihmës, 150 më shumë se viti i kaluar, që nxënësit me aftësi ndryshe të jenë në kujdesin dhe vëzhgimin e mësuesit për të garantuar të gjithë zhvillimin potencial të tyre“,- u shpreh Cami.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?