Sot nisin aplikimet për skemën kombëtare, Çuçi publikon hapat që duhet të ndjekin fermerët: Kush aplikon i pari, përfiton i pari!

29 Maj 2020, 07:54| Përditesimi: 29 Maj 2020, 08:20

  • Share

Ashtu siç edhe u paralajmërua nga kryeministri Ed Rama, sot nisin aplikimet për skemën kombëtare në bujqësi. Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi publikoi hapat që duhen ndjekur, ndërsa i bëri thirrje fermerëve se "kush aplikon i pari, përfiton i pari".

Në Facebook, Çuçi bëri të ditur se aplikimi bëhet online, nëpërmjet portalit e-Albania dhe do të zgjasin deri ne 19 qershor.

4 hapa të thjeshtë për të aplikuar online për fondet e skemës kombëtare

1-Regjistrohu në e-Albania, si qytetar, me të dhënat e kartës tuaj të identitetit.

2- Zgjidh shërbimin “Aplikim për Skemën Kombëtare të mbështetjes për fermerët’’

3- Zgjidh llojin e fermerit, vendndodhjen e fermës, masën si dhe sasinë për të cilën do të aplikoni.

4-Kliko dërgo.

"Kush aplikon i pari, përfiton i pari", shkruan Çuçi në Facebook.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?