Kronikë

Ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit, 67 pasagjerë vijnë nga Zvicra! Rama: Hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë

9 Korrik 2021, 07:22| Përditesimi: 10 Korrik 2021, 11:47

  • Share

67 pasagjerë nga Zyrihu janë ulur ditën e sotme me avionin e parë zyrtar në aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit'Zayed, Flatrat e Veriut'. Fluturimi i parë nga Zurihu për në Kukës u krye nga kompania ajrore zvicerane ‘Helvetic Airlines’. Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës për fluturimi e parë ka kushtuar 99 euro dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do të kushtojë 69 franga zviceriane. 

Aeroporti “Zayed, Flatrat e Veriut” dhe inaugurua me 18 prill të këtij viti pas uljes në pistë të emigrantëve nga Londra. Ndërkohë që më herët është njoftuar se fluturimet normale nga ky aeroport do të nisni në 15 korrik.

Me një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e vrojtimit, aeroporti i Kukësit është projektuar të mbajë 3 avionë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore mund të nisen 4 avionë. Terminali zë një sipërfaqe prej 3500 m2, me 2 portat hyrëse ndërsa bernda tij ndodhet një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi e cilësoi aeroportin një vepër të madhe që do t'u shërbejë gjithë trevave shqiptare.

“Aeroporti bëhet fiks aty ku ne kemi objektivat tona si qeveri, gjatë verës të shfrytëzojmë detin, turizmin e tij dhe gjatë dimrit të shfrytëzojmë bjeshkët e dy anëve të kufirit Shqipëri-Kosovë dhe të kemi mundësi që të shfrytëzojmë në 12 muajt e vit mrekullitë e natyrës shqiptare”, u shpreh Klosi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe kryebashkiaku i Prizrenit vlerësuan se aeroporti është një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në të dyja anët e kufirit.

“Falenderoj të gjitha ata që në një kohë rekord bënë të mundur hapjen e këtij aeroporti të dytë ndërkombëtar të Shqipërisë, që në fakt do të ndihmojë shumë në zhvillimin ekonomik jo vetëm të qarkut Kukësit, por të gjithë Shqipërisë. Natyrisht, emigrantët që kemi jo pak që janë nga Kukësi, Hasi edhe Tropoja këtë aeroport do ta vizitojnë shpesh e do të bëjë të mundur  që familjarët të shkojnë më shpesh të vizitojnë njerëzit e tyre kudo që janë”, tha Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës 

Njoftimi i TIA-a

 

Ora 12:36
Ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit, 67 pasagjerë vijnë nga Zyrihu

 

Ulet për herë të parë avioni nga Zyrihu në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit 'Zayed-Flatrat e Veriut'

Ky është udhëtmi i parë zyrtar që pas hapjes së aeroportit, ndërsa 67 pasagjerë kanë mbërritur në Kukës nga porta e dytë e qiellit, siç konsiderohet edhe nga kryeministri Edi Rama

Ora 11:44
Punonjësit janë gati, bëhen prova e fundit me pajisjet...çfarë po ndodh në aeroportin e Kukësit pak para se të mbërrijë avioni i parë nga Zvicra

 

Aeroporti i Kukësit është gati të presë avionin e parë. Punonjësit janë gati, po bëhet prova e fundit me pajiset. Report TV sjell pamjet e asaj se çfarë po ndodh në aeroportin e Kukësit, pak para se të mbërrijë avioni i parë tregtar nga Zvicra.  

1625823941_Kukes.jpg

Ora 08:19
Sot ulet avioni me udhëtarë nga Zvicra, Rama përshëndet me pamje nga aeroporti i Kukësit: Hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë

1625811622_214044860101588806848065235629282317229144779n.jpg

Këtë të premte nisin fluturimet e para nga aeroporti i Kukësit. Përmes një postimi në rrjete sociale kryeministri Edi Rama shkruan se këtë të premte hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale.

“Mirëmëngjes dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar "ZAYED-Flatrat e Veriut", ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë”, shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 09/07/2021 13:28

    ""Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit 'Zayed-Flatrat e Veriut' ka një përparim prej 2,2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa nuk është në gjendje të ndodhë, është në 3 metra aeroplani, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen . Terminali për një faqe prej 3500 m2, ka 2 porta hyrëse dhe brenda saj gjithashtu një zonë tjetër për mbrojtjen e luftës së Kosovës""Redaksiaaaa,dove cazzo siete? Ma come mincchia si scrive un articolo del genere?Bollinooo,shkarkoi ato rrotat e trapit qe tallin sumen me ne shqiptaret, te vjedhin leket kot.

    Përgjigju
    • Gzimi: 09/07/2021 19:46

      Pjeter hai perfettamente ragione. Ma come minchia si scrive un commento del genere?

  • Aviatori: 09/07/2021 11:02

    Urime dhe me kembe te mbare aeroportit te Kukesit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?