Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Sot nisin punimet në dy akse rrugore, Shkodër-Muriqan dhe Lezhë-Shëngjin, ARRSH: Ja si devijohet trafiku

10 Shtator 2018, 07:27| Përditesimi: 10 Shtator 2018, 07:31

  • Share

Duke nisur nga dita e sotme në kuadër të projektit të mirëmbajtjes kanë filluar punimet për rehabilitimin e dy segmenteve tjera rrugore, përkatësisht atë Shkodër-Murriqan dhe Lezhë-Shëngjin.

1. Ndërhyrja rehabilituese në aksin Shkodër (Ura e Bunës) – Murriqan
Ndërhyrja parashikon prishjen e shtresave ekzistuese asfaltike, zëvendësimin e nënshtresave në çakëll dhe stabilizant, realizimin e të gjithë shtresave të reja asfaltike në gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore e masave të sigurisë rrugore.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

2. Ndërhyrja për stabilizimin e skarpatës në Lezhë-Shëngjin (Knallë)
Ndërhyrja parashikon instalimin e barrierave mbrojtëse ndaj rënies së gurëve. Gjatë ditës së sotme do të bllokohet dhe devijohet trafiku në rrugën nacionale Lezhë – Shëngjinë ne të dy sensent e lëvizjes në vendin e quajtur Knalle ku edhe do te kryhet ndërhyrja. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor u kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

Lëvizja e te gjitha mjeteve në drejtim me destinacion Shëngjinin të devijohet majtas në Knallë në askin rrugor Kënallë - Kunë. Gjithashtu drejtuesit e mjeteve ne drejtimin nga Shëngjini në Lezhë duhet të devijohen djathtas në aksin rrugor Kënallë – Kunë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?