Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

Sot një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë

29 Nëntor, 12:41| Përditesimi: 29 Nëntor, 13:03

  • Share

29-nëntori shënon një vit nga vrasja e Liridona Ademajt në Kosovë. Një vrasje që tronditi mbarë opinionin në Kosovë, Shqipëri dhe jo vetëm.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit të kaluar në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht ngjarja u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, vrasësi ishte pikërisht bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor 2023 kur edhe Liridona  u përcoll në banesën e fundit, u bë arrestimi i Naim Murselit dhe Granit Plavës. Ky i fundit dyshohet se ekzekutoi Ademajn me porosi të Naim Murselit, i cili sipas tij i kishte premtuar 30 mijë euro nëse kryente vrasjen, një pjesë prej të cilave ia kishte dhënë.

Ndërsa arrestimi i tretë u konfirmua vetëm pak orë më vonë, pasi iu vunë prangat Kushtrim Kokallës, pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ndërsa po ashtu u arrestua edhe personi i katërt  Tomë Dodaj i cili dyshohet se siguroi armën për kryerjen e vrasjes.

Tre të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Ky përvjetori i parë i vrasjes shënohet pa aktakuzë për këtë ngjarje ndërsa hetimet nuk kanë përfunduar akoma.

Prokuroria ka thënë se hetimet po vazhdojnë, duke mos pranuar të japin detaje të tjera.

Të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?