Sot njëra prej tyre zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, kush janë 3 kandidatet (Jetëshkrimi)

15 Shkurt 2023, 12:21| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 12:31

  • Share

1674507036_Gjykatakushtetuese.jpg

Marjana Semini, Holta Zaçaj dhe Fiona Papajorgji janë 3 kandidatet që po prezantojnë platformat për të drejtuar Gjykatën Kushtetuese. Ato janë juriste me eksperiencë ndërkohë që Semini dhe Zaçaj janë zgjedhur anëtare të Kushtetueses 2 muajt e fundit. Më poshtë jetëshkrimi i tyre në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese. 

Marjana Semini
Lindur më 13.04.1966 në qytetin e Beratit. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1988. Gjatë viteve 1988 – 1997 ka qenë pedagoge e brendshme në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës për lëndën "E Drejta e Detyrimeve dhe Kontratave”.Në vitin 1993 ka marrë Gradën Shkencore “Kandidat i Shkencave në Drejtësi”. Në vitin 1994 ka marrë Gradën Shkencore “Doktor në Drejtësi” dhe, më pas në vitin 1999 ka fituar Titullin Shkencor “Profesor i Asociuar” dhe në vitin 2009 Titullin Shkencor “Profesor”. Është specializuar nën Programin Fullbright (1993, Virginia School of Laë, SHBA) dhe Programin TEMPUS (1993 – 1994, Fakulteti i Drejtësisë, Trento, Itali) etj.Në periudhën nga viti 1997 deri në vitin 2022 ka qenë pedagoge e brendshme në Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë. Në vitet 2009-2013 ka ushtruar detyrën si Drejtore e Shkollës së Magjistraturës. Ka ushtruar detyrën si përgjegjëse e Trajnimit Fillestar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shkollën e Magjistraturës deri në vitin 2022. Ka qenë anëtare e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës për një periudhë gati 20 vjeçare.Ka qenë dhe është pedagoge e jashtme në fakultete në ndryshme të drejtësisë në Shqipëri, si dhe udhëheqëse shkencore në programe dhe shkolla doktorale në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Gjithashtu. Në periudhën 2014-2020 ka qenë pedagoge e jashtme në Shkollën Kombëtare të Avokatisë.Gjatë viteve 1999-2022 ka qënë e angazhuar në programe kombëtare dhe ndërkombëtare të organizatave të Kombeve të Bashkuara (UN) të tilla si: PNUD, UNICEF, ILO, IFC, ËIPO, Banka Botërore, si dhe të USAID-it, OSBE-së, Këshillit të Europës, etj. Eshtë aktivizuar si eksperte e pavarur që ka asistuar në Gjykatën e Arbitrazhit të Dhomës së Londrës, Zyrihut, Parisit, Vienës, etj për çështje që lidhen me zbatimin e kontratave në fushën tregtare.Në vitin 2021-2022 ka qenë anëtare e Bordit Disiplinor të Noterisë (quasi gjykatë) pranë DHKN, si përfaqësuese e Shkollës së Magjistraturës.Gjithashtu, është autore dhe bashkëautore në 37 tekste universitare, monografi, komentarë, dhe mjaft artikujsh shkencor dhe publikime të natyrës juridike. Në muajin dhjetor të vitit 2022 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Holta Zaçaj
Lindur më 12 janar 1976 në Tiranë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1998. Në periudhën 2007-2008 ka kryer masterin shkencor për “Titujt dhe rregullimet financiare”, në Universitetin e Georgetoën në SHBA, në kuadër të programit Fullbright. Rrugëtimin profesional e ka nisur si juriste dhe aktiviste për të drejat e njeriut, duke u angazhuar në vitet 1999- 2001, në Qendrën “Paqe nëpërmjet Drejtësisë”, projekti për krimet e luftës në Kosovë. Më pas, është angazhuar si avokate në Qendrën e Praktikave dhe Shërbimeve Ligjore të Integruara (QSHPLI), në projektet e ndihmës ligjore falas, si: Klinika Ligjore për të Miturit, Zyra e Avokatit të Qytetit pranë Bashkisë Tiranë, Klinka Ligjore për Refugjatët. Nga viti 2008, krahas angazhimit në shoqërinë civile si avokate dhe eksperte e të drejtave të njeriut, ka punuar si avokate në zyrën e avokatisë “Delegibus Consulting” sh.p.k. dhe nga viti 2018 ka ushtruar profesionin e avokatit edhe në shtetin e Massachusetts, SHBA, në zyrën ligjore ”Ligris and Associates” dhe “Zaçaj Laë”. Gjithashtu, në periudhen 2009-2013, zonja Zaçaj është angazhuar si lektore në Shkollën e Magjistraturës në trajnimin fillestar, në të drejtën familjare dhe në trajnimin vazhdues në fushën e së drejtës familjare dhe të të drejtave të fëmijëve, si dhe lektore e së drejtës bankare dhe financiare në disa universitete private në Shqipëri, në periudhën 2009-2014. Zonja Zaçaj është angazhuar dhe ka kontribuar si eksperte ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare në një sërë iniciativash të UNICEF-it në Shqipëri, UNICEF-it në Kosovë, UNICEF-it në Gjeorgji, Këshillit të Evropës, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombetar etj. Gjatë periudhës 2013 – 2018 ka qenë Drejtore e Departamentit Ligjor të Alpha Bank Sh.A. Ajo është autore dhe bashkëautore e rreth 30 studimeve dhe botimeve në fushën e të drejtave të njeriut, të të drejtave të fëmijëve, të së drejtës familjare, të së drejtës bankare dhe të titujve. Ajo është bashkëautore e Kodit të Familjes, ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri, paketës ligjore për trajtimin penitenciar të të miturve në Kosovë. Në muajin janar të vitit 2023 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Fiona Papajorgji
Lindur më 12.03.1976 në Vlorë. Diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit, Itali. Në vitin 2012 ka marrë gradën shkencore "Doktore e shkencave juridike" në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit. Në vitet 2000-2008 ka ushtruar profesionin e asistent avokatit dhe me pas të avokatit pranë firmave ligjore në Bari. Gjatë periudhës 2009-2011 ka punuar si juriste pranë Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 2011-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Prej vitit 2007 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Publike në disa universitete, si dhe ka qenë eksperte në disa projekte pranë Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, në procesin e përafrimit të legjislacionit etj. Ka qenë autore e disa artikujve shkencorë në fushën e së drejtës kushtetuese. Në vitin 2019 është angazhuar nga Shkolla e Magjistraturës si pedagoge në dispozicion për vitin e parë të Programit të Formimit Fillestar. Gjatë vitit 2020 ka ushtruar funksionin e anëtares së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në muajin nëntor të vitit 2019 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.


Lajmi kryesor:

Zgjedhja e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese, dështon raundi i parë! Më 17 shkurt përcaktohet përfundimisht fituesi mes Papajorgjit, Seminit dhe Zaçajt


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?