Politikë

Takimi i radhës i 'Open Balkan'/ Rama mbërrin në Beograd! Darkë miqësore me Vuçiç dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut! Merr pjesë edhe Krivokapiç i Malit të Zi

3 Nëntor 2021, 07:49| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 22:46

  • Share

Kryeministri Edi Rama, Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov janë takuar në Beograd mbrëmjen e sotme, ku do të zhvillohet ditën e nesërme takimi i radhës mes të tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e 'Open Ballkan'. Si mikpritësi i kësaj radhe, Vuçiç nuk ka kursyer detaje nga vizita e kreut të qeverisë Shqiptare dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, të cilëve i shtroi edhe një darkë mikpritje. Kësaj darke iu bashkua edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, që po përfundon vizitën zyrtare në Serbi, e ndonëse kjo nuk konfirmon se vendi po i bashkohet nismës 'Open Balkan', mund të shihet si një hap drejt përfshirjes.

Vuçiç publikoi foto nga darka në Instagram, teksa shkroi se miqësi e tyre është miqësi për të ardhmen e të gjithë rajonit.

Ndërkohë, para darkës, liderët kanë bërë një xhiro në kryeqytet, ku Vuçiç i ka njohur me kullën e Beogradit.

“Me Edi Ramën dhe Zdravko Krivokpiqin, sonte po vizitoj Kullën e Beogradit. Më pas do të ketë një darkë pune ku do të diskutojmë për projektet e infrastrukturës. Mirë se vini në Beograd të dashur miq!", shkruan Vuçiç teksa ka postuar një video.

Ditën e nesërme liderët do të takohen sërish, ku do të diskutohet mbi nismën e 'Open Ballkan'.

Për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaev, në vend të tij i pranishëm në Beograd është zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov. Pak ditë më parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, partia e të cilit pësoi një humbje turpëruese, u dorëhoq. Ai mori përgjegjësinë për këtë humbje, por tha se LSDM do të vazhdojë të qeverisë vendin, duke nënkuptuar se angazhimi e premtimet e bëra edhe në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do të mbeten.

Në kuadër të projektit ambicioz për të gjithë rajonin, që Ballkani më në fund të lërë prapa krahëve shekujt ndasi, 'Open Balkan', Kryeministri  Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, më 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrahën edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.

ZBARDHET AXHENDA

PROGRAMI

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve

09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik

10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve

Ora 22:08
Vuçiç publikon foto nga darka me Ramën, kryeministrin e Malit të Zi dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit

Foto e publikuar nga Vuçiç

Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç ka publikuar foto nga darka në Beograd që ka shtruar për kryeministrin Edi Rama, kryeministrine Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç dhe zv.jkryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov. Teksa i konsideron miq liderët e të tre vendeve, Vuçiç thotë se kjo është një miqësi për të ardhmen e të gjithë rajonit.

"Mbrëmje e mrekullueshme me miq nga rajoni Edi Rama, Zdravko Krivokapiç dhe Nikolla Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t'i krahasonim me verëra shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit", shkruan Vuçiç.

Ora 18:15
Takimi i ‘Open Balkan’ në Serbi, Rama mbërrin në Beograd (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Beograd, ku do të zhvillohet takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën 'Open Balkan'. Kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.
 

Ora 14:58
Mali i Zi hapa drejt përfshirjes në Open Balkan, Krivokapiç merr sot pjesë në darkën e Beogradit

1635948044_Screenshot1.jpg

Teksa pritet që nesër në Beograd të mbahet takimi i radhës i 'Open Balkan', mësohet se Mali i Zi po hedh hapa drejt përfshirjes në këtë nismë.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, u pyet sot nëse ka diskutuar me homologun malazez lidhur me iniciativën “Open Balkan”, ajo tha se të dy kanë diskutuar.

“Krivokapiç më ka dëgjuar me zemër të hapur dhe ka pranuar ftesën për darkë në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, që do të vijnë sot në Beograd. Çfarë do të ndodhë më pas është vendim sovran i Malit të Zi”, tha Brnabiç.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 04/11/2021 07:35

    Nga kjo nisëm edhe sikur mos të bëhet bisnes fare, përfitojmë mirkuptim dhe mos urrejtje, që nuk na ëdhtë ndarë me shekuj. Z. Rama një vizjonar. Ju faleminderit kryeministër.

    Përgjigju
  • Gazi: 04/11/2021 00:50

    Burrat ulen ne tavolin dhe nuk rrin ner shpella

    Përgjigju
  • E.R.P.S: 03/11/2021 23:58

    Vështirë se mund të mblidhen kaq shumë ATI SHQIPTAR në 1 foto me në kry Vëllezërit Vuçiç-Rama. Asnji në atë tryezë por dhe nji pjesë e atyne që kan refuzu me qenë pjesë e Open Ballkan nuk ja do tmirën SHQIPTARVE. Aa dhe diçka tjetër- thuajini Ramës që termin BALLKAN Serbi e ka nrru Gadishullit ILIRIK. Tfala Qeveritarve

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 03/11/2021 23:55

    I ka lon Esat Pash Toptani e Ahmet Zogu e Enver Hoxha kopilin e vet - ska dyshim Edvin Kristaq Rama o ka e din cka o ka bon edhe si duket ka me la me koke.

    Përgjigju
  • Lleshi: 03/11/2021 23:46

    NEVE NE SHQIPERI NUK DO MBAJME INATE PERJETE ME FQINJET..per hater te kosoves..se ndryshe asgje nuk fitojme....

    Përgjigju
    • Arben: 04/11/2021 16:27

      E ke shum gabim zoti Llesh, per kosoven duhet edhe Te luftohet nëse eshtë e nevojshme se jan njerzit e tu e të mit bashke

    • Elion: 04/11/2021 05:41

      A tqift kina grun

  • Qytetari h: 03/11/2021 10:26

    Nisma nuk e ka perkrahjen as te shba-se as te be-se as te gjermanise. Shkrimi juaj shtremberon informatat. Fakt eshte se askush nga keto vende, qofte zyrtar i vogel apo i madh nuk e ka thene qe open balkan e ka perkrahjen e ketye vendeve

    Përgjigju
    • Arion: 03/11/2021 21:34

      Ka mbeshtetjen e SHBA 100% dhe per kete ambasadorja ka shkruar edhe hapur ne FB dhe Twitter dhe madje ka bere thirrje edhe shteteve qe hezitojne te mos kene ndrojtje, por te perfshihen.

    • aaaa: 03/11/2021 15:19

      O fshatunar.....nisma perkrahet nga SHBA dhe kundershtohet nga Gjermania,Franca. A se harrova ....kundershtohet dhe nga PeDe-ja e Shqiperise dhe Kurti Kosoves.

  • Arbër: 03/11/2021 08:59

    Bravo Edvin e hape serbin e madhe på luft iu ngule shkjaut kar, kush je ti o koktul qetniku që paraqitesh me gënjeshtrat e tua. Kush është dakord me ty perveq krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme me drogë. Ti e shite Shqipërin për kokain dhe kanabis o pis i psykopat...

    Përgjigju
    • Arbëri: 03/11/2021 20:11

      Një porosi për kafshët, dinjiteti ynë kombëtar janë tokat Arbërore dhe kombi shqiptar... E sa për kafshët vlejnë vetëm kullosat

    • kafsha: 03/11/2021 19:20

      eshte si te lexosh por halet e zenit.po jo fjale per fjale o arber leshi.njerez pa dinjitet pa mendim vetjak por thjesht papagall

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?