Kronikë

Prezantohen 28 agjentët e BKH, Ambasadorja Yuri Kim në SPAK: Puna e tyre e vështirë, do t'i mbështesim në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar

1 Korrik 2021, 11:50| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 15:43

  • Share

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim isht e pranishme sot në SPAK, ku zhvilloi një takim me kreun Arben Kraja dhe drejtuesen e BKH, Aida Hajnajn. Vizita e Yuri Kim lidhet me prezantimin e 28 agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një njësi e ngritur posaçërisht me mbështetjen e amerikanëve, të cilët do të marrin edhe distinktivin.

28 kandidatët për hetues të BKH përfunduan me sukses muajin e parë të trajnimit bazë, ndërsa tashmë do të marrin zyrtarisht edhe detyrën.

Me një postim në Twitter, Yuri Kim shkruan se puna e hetuesve të BKH është e vështirë, por thekson me bindje se ata do të kenë sukses. Ambasadorja garanton mbështetjen e SHBA ndaj tyre në luftën lundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"U takova sot me Hetuesit e parë të BKH, të cilët janë duke përfunduar trajnimin. Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do të kenë sukses. Njerëzit e janë duke u mbështetur në to; familjet e tyre krenohen me to; do t'i mbështesë fuqimisht ata në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", shkruan Kim.

Rrugëtimi i 28 hetuesve të BKH filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë muajit Tetor 2020 dhe ka përfshirë teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figurës. Ndërsa më pas iu nënshtruan trajnimit për Armët, Sigurinë dhe Aftësitë e Mbijetesës”, trajnimin me Drejtorinë Italiane të Hetimit dhe Antimafias (DIA) si dhe trajnimin me Byronë Federale të Hetimit SHBA-ve (FBI).

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?