Sot pritej fundi i bojkotit, Duka: Pata takim me Ramën, të gjithë presin fillimin e futbollit (VIDEO)

23 Tetor 2020, 14:57| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 20:40

  • Share

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, gjatë një inspektimi në një nga investimet private për fushat e futbollit në Tiranë, foli edhe për bojkotin që Liga Profesioniste ka shpallur që prej 5 gushtit.

Pavarësisht se sot ishte lajmëruar një përgjigjje e Ministrisë së Financave për ligjin e sponsorizimit, e vetmja çështje e pazgjidhur, Duka ka lënë të kuptohet se kjo do të ndodhë në ditët në vijim.

Më tej ai ka zbuluar edhe një takim që ka patur me Ramën.

“Tym i bardhë për nisjen e futbollit? Shiko, futbolli duhet të luhet dhe është i dëmshëm ndërpreja e tij. Por, është shumë i dëmshëm edhe për futbollistët. Një orë e më parë duhet të luajtur. Nuk duhej të ndërpritej, duke arritur marrëveshjen gjatë lojës. Në një tavolinë të fundit që ka pasur Liga me qeverinë, i është premtuar që do të miratohet një nga dy propozimet. Unë kam pasur një takim me kryeministrin sot dhe më ka thënë që do ta marrë në konsideratë.

Futbolli? Varet nëse Liga do të bindet me kaq apo do të ketë një zhvillim tjetër për të fituar futbolli.

Afat nga kryeministri? Unë s’e di nëse bëra mirë apo keq që e tregova këtë, por mendoj se ai vetë do të japë ndonjë prononcim vetë. Kush s’është i lumtur kur fillon futbolli, gjithë jemi të lumtur,”- tha ai.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 23/10/2020 19:19

    Futbolli i vertete ne Shqiperi do te nise kur te pirdhet duka i krimit nga FSHF-ja.

    Përgjigju
  • Rama eshte plere: 23/10/2020 18:57

    Kto i takon naftetaret jo. plere plere plere rama dhe te tere qe e votojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?