Foto ilustruese

Priten reshje shiu, parashikimi i motit për sot

2 Korrik, 07:52| Përditesimi: 2 Korrik, 07:54

  • Share

Dita e sotme vendi do të përfshihet nga reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet pritet të bëhen prezente në orët e para të ditës fillimisht në pjesën veriperëndimore të territorit.

Nga orët e mesditës reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, në veri e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e hera herës breshër.

Përsa u përket ditëve të tjera me shtimin e vranësirave nga orët e mesditës në relievet malore të territorit priten reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga veriperëndim - juglindje në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 8-9 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetari dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-14 m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?