Sport

Sot priten ‘xixa’ në Elbasan, Vllaznia barazon me Teutën! Trajneri i durrsakëve: Meritonim 3 pikët

31 Mars, 12:44| Përditesimi: 31 Mars, 13:09

  • Share

Elbasani-Tirana, sot në orën 18:00, është sfida e fundit e javës së 32 të Superligës, por njëkohësisht edhe ndeshja më delikate. Kjo sepse verdheblutë luftojnë të kapin ‘final-four’, por nga ana tjetër është jetë a vdekje për bardheblutë, të cilët aktualisht ndodhen të fundit në renditje dhe pikët janë çështje mbijetese. Akoma më të zjarrtë e bën përplasje historike që kan dy tifozëritë, ndaj sot në Elbasan priten forca të shumta policie.

Ndërkohë të dielën sfida Skënderbeu-Dinamo la shije shumë të hidhur, pasi tolerimi i ‘nëndetëses’ u pa qartë. Korçarët të cilët luftojnë për mbijetesë fituan 4-1 me përmbysje ndaj një kundërshtari, i cili pavarësisht se synon titullin, zbriti në fushë me 19-vjeçarë. Dyshimet e errëta i shton fakti që në kupë ishte Skënderbeu që toleroi Dinamon, me nëndetësen që u kualifikua, me demek duke bërë mrekullinë në minutat e fundit. Detaje që shtojnë dyshimet janë konferenca e munguar e Ilir Dajës para ndeshjes, si asnjëherë më parë, por edhe mbyllja e komeneteve në rrjetet sociale nga Dinamo.

Vllaznia e vendit të tretë ndërkohë nuk përfitoi nga humbja e Dinamos. Shkodranët barazuan 0-0 me Dinamon.

“Objektivi ynë në këtë ndeshje ishte të fitonim 3 pikët. Fatkeqësisht nuk ia dolëm. Ishte nje ndeshje shumë e luftuar, me hapesira të ngushta. Kjo pritej sepse Teuta nuk kishte ardhur për të humbur. Me pak më shumë eksperiencë mund te kishim fituar,”-tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

“Ashtu si ndoshën ngjarjet mund të dilnim edhe me 3 pikë. Bëmë një pjesë të parë të ekuilibruar, ndërsa në fillimin e së dytës Vllazni ana vendosi në vështirësi. Them se në 20 minutat e fundit edhe mund ta kishim fituar ndeshjen,”-deklaroi Bledar Hodo, trajner i Teutës.

Te Partizani Skënder Gega debutoi me fitore. Me trajnerin e ri në pankinë, të kuqtë që po kalonin një moment të vështirë në kampionat, fituan 1-0 kundër Laçit me golin e Elekes.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?