Vijnë 38400 dozat e AstraZeneca, Rama: Nesër nis vaksinimi i mësuesve! Mjekët e Kosovës do të vaksinohen në Kukës, nisim bisedimet me autoritetet atje

12 Mars 2021, 09:15| Përditesimi: 12 Mars 2021, 21:05

  • Share

TIRANË- Mbrëmjen e sotme në vendin tonë mbërritën 38400 dozat e AstraZeneca që do të shërbejnë për nisjen e procesit të vaksinimit për mësuesit dhe pedagogët nga dita e nesërme. Të pranishëm në aeroportin e Rinasit kanë qenë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Rama tha se disa shkolla në të gjithë vendin do të kthehen në qendra vaksinimi që do të bëjnë dhe vaksinimi e mësuesve me dozat e vaksinës AstraZeneca. Kryeministri Rama bëri gjithashtu të ditur se gjatë muajit prill do të vijnë edhe 60 mijë doza të tjera nga AstraZeneca dhe 30 nga Pfizer.

"Nesër do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve dhe do ta shtrimë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit, një pjesë të shkollave do i kthejmë në pika vaksinimi. Së shpejti do të vij një tjetër sasi e konsiderueshme dhe nga AstraZeneca kemi edhe 60 mijë doza për të marrë në prill dhe 30 mijë nga Pfizer po në prill. Kjo për të thyer sa më shumë zinxhirin e infektive dhe lehtësuar sezonin turistik", tha Rama.

Rama bëri të ditur se nga nesër do të lidhen kontaktet me autoritete në Kosovës që bluzat e bardha në spitalet COVID atje të vijnë të vaksinohen në Kukës.

"Nga nesër  jemi gati që së bashku me autoritetet e Kosovës të nisim procedurat për të vaksinuar bluzat e bardha të spitaleve COVID në Kosovë. Ata do të vijnë ta bëjnë vaksinën në Kukës", tha Rama 

Përtej debatit në disa shtete, në Shqipëri vaksinat e AstraZeneca-s do të përdoren në çdo grupmoshe. Nisur nga vendimet e disa shteteve në veri të Europës që kanë ndaluar vaksinimin me dozat e AstraZenecas, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dalë në një deklaratë zyrtare që ka sqaruar se ajo është e sigurt dhe e efektshme. Nga ana tjetër, edhe vetë kompania është shprehur se kjo vaksinë nuk mpiks gjakun, siç është raportuar dhe kjo është e bazuar në studime konkrete.

Më herët shefja e ISHP-së, Silva Bino tha se kjo vaksinë është e sigurt dhe e efektshme te të gjitha moshat, jo vetëm mbi 65-vjeç. Studimet e kanë vërtetuar një gjë të tillë, shtoi Bino, për këtë arsye Italia dhe Gjermania janë tërhequr nga vendimi për të vaksinuar me AstraZenica vetëm mbi 65-vjeç dhe e kanë shtrirë atë në të gjithë popullsinë.

Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 22,693 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

Ora 20:03
Rama: Brenda prillit mbërrijnë 60 mijë doza nga AstraZeneca dhe 30 mijë nga Pfizer

Kryeministri Edi Rama i cili priti vaksinat në aeroportin e Rinasit, tha se nga nesër do të nisë vaksinimi i mësuesve dhe se disa shkollat do të kthehen në qendra të vaksinimit në të gjithë vendin. Ai gjithashtu bëri të ditur se nga nesër do të lidhen kontaktet me autoritete në Kosovës që bluzat e bardha në spitalet COVID atje të vijnë të vaksinohen në Kukës.

"Nesër do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve dhe do ta shtrimë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit, një pjesë të shkollave do i kthejmë në pika vaksinimi., së shpejti do të vij një tjetër sasi e konsiderueshme dhe nga AstraZeneca kemi edhe 60 mijë doza për të marrë në prill dhe 30 mijë nga Pfizer po në prill. Kjo për të thyer sa më shumë zinxhirin e infektive dhe lehtësuar sezonin turistik. Nga nesër  jemi gati që së bashku me autoritetet e Kosovës të nisim procedurat për të vaksinuar bluzat e bardha të spitaleve COVID në Kosovë. Ata do të vijnë ta bëjnë vaksinën në Kukës", tha Rama 

Ora 12:34
Sot mbërrijnë 38.400 mijë doza të AstraZeneca, Manastirliu: Do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, tha se me 38.400 mijë doza të AstraZeneca të cilat do të mbërrijnë sot në vend, do të nis menjëherë vaksinimi i mësuesve.

Ajo shkruan se dozat janë siguruar nga qeveria përmes kontratës me mekanizmin COVAX.

Postimi i plotë i Ogerta Manastirliut në Twitter: 

“38400 vaksina të AstraZeneca, të siguruara nga qeveria përmes parapagimit nëpërmjet mekanizmit #COVAX, mbërrijnë sot në Shqipëri dhe do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve ✅ #ShqipëriaBuzëqesh”

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ora news: 13/03/2021 01:44

    Jepini kosove astrazeneken qe te shkojne te gjithe per lesh..

    Përgjigju
  • Torros: 12/03/2021 21:41

    Lere Kosova mbaro pune me Shqiperine pastaj Kosova Se ne neverite!Kosova ka Kryeminister Te saj boll me Filma!!!

    Përgjigju
  • vili: 12/03/2021 20:47

    Mos u merr me Kosovaret se per ata mendon lopa Vkosa Osmani dhe kok patatja Albin Kurti por meru me popullin se po vdesin cdo dite nga 20 njerez. Ti me buke ata me gure, akoma do ti mbushesh mendjen Ramusheve me shoke ti....

    Përgjigju
    • @vili: 12/03/2021 21:39

      Jam dakord po secili ben te veten.

  • Gerti: 12/03/2021 19:52

    Po ku jan? Akoma nuk erdhen

    Përgjigju
  • Turi: 12/03/2021 16:54

    Kete vaksine e kane ndaluar shume vende Europiane keshtu qe nuk duhet perdorur pa qene 100 / te sigurt me mire merni vaksinen Ruse dhe Kineze jo keto mbeturina

    Përgjigju
    • Vaksina: 12/03/2021 20:02

      Po jane lufte politike midis europes dhe uk. Ne Angli perdoret gjithandej kjo si vaksine dhe nk ka problem. E verteta e kesaj 100% nk dihet por besoj se eshte ok

  • Titi: 12/03/2021 10:13

    Bravo,vazhdoni keshtu,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?