Veteranët e UÇK-së dhe qytetarë u nisën drejt Holandës, ku sot do të protestojnë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Dhomat e Specializuar të Hagës.
Me këngë patriotike, rroba me motive ushtarake dhe me thirrje për drejtësi ata u mblodhën rreth 25 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, në Koroman.
“Mjaft me padrejtësi. Liri për heronjtë tanë”, shkruhej në bluzën e një qytetari.
Po ashtu edhe shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të Europës do të jenë të pranishëm në protestën masive që pritet të mbahet në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale. Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës rreth 5 mijë persona kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Protesta do të zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se 'Liria ka emër', teksa thekson se 'Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant'.
Në sallën e gjyqit nesër (15 shtator) në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaci pritet të paraqitet James Rubin, amerikani i cili gjatë luftës në Kosovë ka qenë ndihmës sekretar i Shtetit. Pas tij do të ketë edhe dëshmitarë të tjerë që janë figura nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.
Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, ZPS-ja i ngarkon me përgjegjësi për krime të pretenduara të luftës dhe ka thënë se ata ishin pjesë e “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”. Mbrojtja e katërshes së UÇK-së i mohon akuzat dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.
lajm ne perditesim...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e sotme në Hagë, ku qytetarë e veteranë të luftës do të mbajnë si simbol të mbështetjes të ish-krerëve të UÇK
“Liria ka emër! Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant! Liri për çlirimtarët”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Komente

BRAVO por pjesmarja duhet të jetë nga gjith shqiptaria ,sigurisht derrat e Kurtit nuk i duan luftëtarët e lirisë.
Përgjigju