Maturantët i janë rikthyer sërish sot bankave të shkollës ku ka dhënë provimin e dytë të maturës shtetërore atë të Gjuhë-Letërsisë. Provimi ka zgjatur dy orë dhe testi ka qenë me alternativa. Pas përfundimit maturantët u shprehën se testi ka qenë pak i vështirë sidomos, ai i letërsisë.
Ashtu si në provimin e parë të gjuhës së huaj, provimi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Maturantët do të duhet të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Në gjithë vendin janë 32 126 maturantë që iu nënshtruan testit, që do të zhvillohet në 486 qendra provimi.
Ndërkohë në datën 15 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe në 18 ai i lëndës me zgjedhje.
Në gjimnazin "Ismail Qemali" kanë qenë rreth 500 maturantë që dhanë provimin. Ajo që vihet re është se maturantët kanë zbatuar rregullat e distancimi dhe maskave në ambientet brenda shkollës, por iki harrojnë ato menjëherë sapo dalin jashtë dyerve të saj.
Foto sot te gjimnazi Ismail Qemali
Komente

Dorezat perdoren vetem ne laboratore, kryesorja eshte me i lare DUART me uje e sapun. nuk duhen dorezat asgje.
Përgjigju