Kronikë

Provimi i fundit për maturantët, rreth 34 mijë nxënës u testuan në Lëndët me Zgjedhje

15 Qershor 2021, 09:03| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 16:01

  • Share

Rreth 34 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të fundit të Maturës Shtetërore, ku u testuan për Lëndët me Zgjedhje.

Provimi i lëndës me zgjedhje u zhvillua nga ora 10:00 dhe përfundoi në orën 12:30. Edhe këtë vit maturantët zbatuan rregullat anti-COVID, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi. Në një klase kishte 10-15 maturantë. Testi në total kishte 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).

Në kuadër të masave anti-COVID, nëse një prej maturantëve rezultonte pozitiv me COVID-19, nuk mund ta bënte provimin ditën e sotme, por i jepej mundësia  ta zhvillonte në sezonin e vjeshtës.

Në mënyrë kategorike ishte i ndaluar përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimit dhe nëse identifikohej e kundërta maturanti duhet të mbante përgjegjësinë e veprimeve të veta.

Pavarësisht kontrollit të rreptë të kryer nga stafi administrues i Maturës Shtetërore, tezat e provimit të Gjuhë-Letërsisë dhe teza e Matematikës doli në rrjetet sociale, pak pas fillimit të orarit zyrtar të provimit.

Ndërkohë që pas provimit të Matematikës, disa maturantë protestuan pasi hasën vështirësi në zgjidhjen e testit, ndërkohë që ministria uli pikët për çdo notë.

Maturantët kanë kryer më herët, pra me 3 qershor provimin e Gjuhës së Huaj, për të vazhduar më datë 7 qershor me Gjuhën shqipe, me Matematikën më 11 qershor dhe ditën e sotme me provimin e lëndës me zgjedhje. Maturantët mbyllin sot ciklin e provimeve për të vijuar me aplikimet në universitet.

Në përditësim...

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?