Janë 29 mijë nxënës që i nënshtrohen provimit kombëtar të arsimit bazë në të gjithë Shqipërinë.
Sot ata kanë provimin e Gjuhës Shqipe dhe janë 350 qendra, në të cilat ata do të zhvillojnë provimin.
Pas këtij provimi, më 21 qershor, nxënësit e pakicave kombëtare do të zhvillojnë provimin e gjuhës Amëtare.
Më 25 qershor do jetë provimi i Matematikës dhe me 28 qershor do ti nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj të parë.
Datat e provimeve të lirimit për klasat e 9-ta:
-20 Qershor -Gjuha Shqipe
-21 Qershor- Gjuha Amëtare ( për nxënësit e pakicave kombëtare)
-25 Qershor- Provimi i Matematikës
-28 Qershor- Gjuhë e huaj e parë
Komento