Sociale

Përfundon provimi i parë i Maturës Shtetërore, 37 mijë nxënës testojnë njohuritë në gjuhën e huaj

4 Qershor 2018, 09:12| Përditesimi: 4 Qershor 2018, 15:06

  • Share

Maturantët në mbarë vendin i janë nënshtruar sot provimit të parë të detyrueshëm. Janë rreth 37 mijë maturantë testuan njohuritë e tyre në gjuhët e huaja. Testimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në 12:30, duke zgjatur 2 orë e 30 minuta.

Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë dhe ka 25 pyetje, 13 pyetje plotësohen me alternativë dhe 12 me zhvillim.

Gjuha e huaj është provimi i parë i Maturës Shtetërore, ndërsa ditët në vijim maturantët do të testojnë njohuritë dhe në dy provimet më të rëndësishme, atë të gjuhës shqipe e letërsisë dhe të matematikës.


Maturantët gjatë provimit të sotëm

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?