30 mijë maturantë testohen në matematikë! Nxënësit e 'Qemal Stafës' shkarkojnë stresin duke kërcyer! Tezat publikohen 20 minuta pas nisjes së procesit

13 Qershor 2023, 08:56| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 18:35

  • Share

Matematika ishte testi i radhës i Maturës Shtetërore. Emocionet e streset e një provimi të cilësuar si më i vështiri ndër vite, maturantët e Gjimnazit ‘Qemal Stafa’ i hoqën si fillim me pak muzikë e kërcim.

Pas çlirimit nga ngarkesa emocionale nisi provimi. As matematika nuk i shpëtoi dorës misterioze që publikon tezat e provimeve. Si fillim në 20 minutat e para doli varianti parë i tezës e më pas ushtrimet e zgjidhura ‘pushtuan’ rrjetin.

Një tjetër hetim që shton Ministria e Arsimit përballë këtij fakti, por ende nuk ka asnjë autor të vënë para përgjegjësisë edhe për precdentët e mëparshëm.

Por në Gjimnazin ‘Qemal Stafa’ maturantët thonë se administrimi ishte i rreptë.

“Çdo gjë shkoi mirë dhe administratorët ishin në rregull. Çdo gjë ishte e pajisur me kamera.”

“Nuk na lanë as për kopje. Plus presioni i kamerave.”

“Çdo administrator ishte përmbi kokë dhe nuk kishim mundësi.”

Sipas nxënësve provimi ishte i nivelit mesatar me pyetje brenda programit mësimor, megjithatë ankthi për rezultatet e provimit do vijojë deri në daljen e përgjigjeve.

“Po, i bëmë, përveç disa pyetjeve që kishim shumë frikë. Në përgjithësi i bëmë të gjitha ushtrimet.”

“Kanë qenë nivel mesatar dhe hartimi ka qenë mjaft i mirë dhe pyetjet kanë qenë të kuptueshme. Mendoj se do marr 9.5 se e di që kam lënë disa gjëra të vogla.”

“Shumë i thjeshtë. I bëra të gjitha për 1 orë e 30 min.”

“Ishte provim për çdo nivel të mundshëm”.

Maturantëve u ka mbetur tashmë provimi i fundit i Maturës Shtetërore, ai i lëndës me zgjedhje, më 19 Qershor. Ndërsa veçojmë se në provimin e lëndës gjuhë e huaj kalueshmëria ishte 96.17% ndërsa nota mesatare 7.6 me ngelës në këtë provim të 1043 maturantë nga 30 mijë që futën në testim. Nota 10 u mor nga 384 maturantë.

Ora 10:22
Matura shtetërore 2023, teza e Matematikës publikohet në rrjet 20 minuta pas fillimit të provimit

 

Rreth 20 minuta pas nisjes së provimit të Maturës Shtetërore për lëndën e matematikës, është publikuar sërish njëri prej varienteve të tezës.

E njëjta gjë ndodhi edhe në provimin e anglishtes dhe atij të letërsisë.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keisi: 13/06/2023 13:46

    Turpi i radhez per arsimin shqiptar.Mjere femijet tane qe jetojne ketu dhe arsimohen ketu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?