Sport

Sot rikthehet magjia e Champions me tifozë! Në fushë Juventus e Barça, spikasin Lazio-Dortmund dhe PSG-Man.United

20 Tetor 2020, 13:14| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 14:40

  • Share

Pas gati dy muajsh sot rikthehet magjia e Champions League. Faza e grupeve të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube merr jetë sot me 8 ndeshje spektakolare në grupet E,F,G dhe H. Megjithëse ende në periudhë pandemie ky Champions nis me më shumë emocione se kurrë pasi në stadiumet mund të mbushen në 30% të kapacitetit.

Andrea Pirlo me Juventusin e tij debuton në Kiev ndaj Dinamos përpara 21 mijë tifozëve me ndeshjen që nis në 18:55.  Dybala pritet ta nisë nga stoli dhe dyshja e sulmit do përbëhet nga Morata-Kulusevski.

Ndërsa në mbrëmje në orën 21:00 po për grupin G Barcelona pret në “Camp Nou” hungarezët e Ferencvaros. Një ndeshje ku katalanasit nuk pritet të kenë probleme dhe do të kërkojnë të ringrihen pas humbjes në kampionat. Covid-i i “mallkuar” i heq mundësinë Myrto Uzunit që të përballet me Leo Messin një nga idhujt e tij.

Grupi H është një nga grupet më të forta dhe nis menjëherë me një superpërballje PSG-Manchester United. Mbappe dhe Neymar pritet të udhëheqin kampionët e Francës ndërsa tek anglezët mungon kapiteni Maguire dhe Rashford-Martial do udhëheqin sulmin. Ndeshja tjetër e grupit është Lajpcig- Istanbul Basaksehir.

Në grupin F Lazio debuton ndaj Dortmundit në një sfidë që tekniku Inzaghi e ka cilësuar si të fortë. Immobile-Correa do kërkojnë t’u shënojnë gjermanëve ndërsa Zenit pret belgët e Brugge.

Ndërkaq sfidë tepër interesante është ajo e grupit E mes Chelseat dhe Sevilla-s fitueses së Europa League. Francezët e Rennes presin rusët e Krasnodar./Përgatiti Andi Kapxhiu

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?