Ishte parashikuar që sot Saimir Tahiri të dilte para Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), në seancën e parë pasi çështja e tij u rikthye nga Gjykata e Lartë, por ndryshimi i trupës gjykuese ka bërë që seanca të shtyhet serish. Pas dorëheqjes se gjyqtares Daniela Shirka ajo u zëvendësua nga Florjan Kalaja, i cili sot ka kërkuar kohë për tu njohur me dosjen. Kujtojmë se vendimi më 28 shtator i Gjykatës së Lartë e rikthye për rigjykim çështjen me trupë të re drejtuese.
Dje Apeli i GJKKO njoftoi se gjyqtarja Daniela Shirka u tërhoq dhe u zëvendësua nga gjyqtari Florjan Kalaja, gjyqtar i komanduar në Gjykatën e Apelit Durrës, i cili ka kaluar vetingun në fund të vitit 2020.
Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar.
Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.
Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali. Po ashtu, thotë gjykata në arsyetimin e saj, pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t'i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri. Në bazë të këtyre fakteve gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove.
Denimi i ketij delinkuenti te mirefillte do te behet porta e hapur per te gjithe kupolen e mafies politike ne shqiperi. Do trondise edhe Sali Ram Berishen sepse do jete fakt qe ka filluar ndeshkimi i te paprekeshmve. Fakte dhe indicie per lidhjen me Habilajt ka plot duke filluar nga makins Audi A8, skafi i prishur ne selanik dhe marrja e tij nga Moisi Habilaj, i gjitge zinxhiri komandues i policise se vlores i inkriminuae, eskorta e perfshire ne trafuk kanabizi etj etj. Cfare duhet tjeter?
PërgjigjuDokumentat dhe deshmite nuk jane prova? Psh. Polici i portit te Vlores ka deshmuar se sebashke me Moisi Habilajn ka marre ne kofuz skafin e prishur te ministrit. A. Habilaj ne tims ka hyre me audi dhe po me tims Tahiri ka dale me te njejtin Audi. Keto nuk jane biseda por fakteee.Se ish ministri thote nuk i njoh Habilajt. Do te tjera???
Duhet qe indiciet te kthehen ne prova , pra te faktohen dhe jo te mbeten ne biseda mes trafikanteve.Pra thjesht duhen profesioniste dhe jo zgjebarake qe bejne sikur hetojne dhe mbushin dosjet me letra pa vlere sa per te thene qe hetuam .Tani filoi ping pong . Tahiri te marre ate qe i provohet dhe kush nuk faktoi te zere vendin e Tahirit.Se edhe keshtu nuk vete kjo pune , paguhen te vettinguarit te bejne punen , marrin rroga te majme qe mos korrutohen dhe ne fund u mbars mali dhe polli nje mi . Koston duhet ta mbajne ata qe kane marre persiper te hetojne e gjykojne